PANAIRI KOMBETAR I LIBRIT “FIERI 2016”

0
348

5 – 8 MAJ 2016

– Çelet në Fier në datat 5 – 8 Maj, në ambientet përpara ish-Turizmit, Panairi Kombëtar i Librit.
– Të ftuar do të jenë personalitetet më të njohura të letrave, shkrimtarë, poetë, akademikë, përfaqësues të medias e politikës, të cilët vijnë nga Shqipëria, Kosova e
– Ceremonia e hapjes mbahet më datën 6 Maj, ora 11.30, ku do të marrin pjesë intelektualë, drejtues vendorë, përfaqësues e drejtues të Ministrive të Kulturës së Kosovës e Shqipërisë, deputetë të Kuvendit, etj.
– Për vizitorët, panairi do të jetë i hapur nga ora 09. 00 – 21.00.

Panairi Kombëtar i Librit në Fier

Në qytetin e Fierit do të zhvillohet Panairi i Librit “Fieri 2016”, i cili organizohet nga Fondacioni “Harpa” dhe mbështetet nga Bashkia Fier, Ministria e Kulturës dhe Drejtoria Arsimore Rajonale, Fier. Ashtu sikurse vitet e mëparshme, në këtë ngjarje mbarëkombëtare do të marrin pjesë rreth 100 Shtëpi Botuese, të cilat do të paraqesin botime të larmishme nga letërsia artistike shqipe dhe e huaj, historia, enciklopedia, letërsia për fëmijë, fjalorë, albume, Të ftuarit e veçantë Alfred Uçi, Ali Aliu, Klara Kodra, Shaban Sinani, Resula Shabani, Luan Starova, Zejnullah Rrahmani, Moikom Zeqo, Nasho Jorgaqi, Rexhep Qose, Kujtim Shala e shumë personalitete.

Në këtë Panair zhvillohen disa Konferenca të rëndësishme Shkencore, si:

– “400 vjet pa Shekspirin dhe Servantesin”, ku do të referojnë Alfred Uçi, Klara Kodra, Sadik Bejko, Behar Gjoka.
– “Ata që i dhanë jetë letërsisë kombëtare”, tryeza dhe aktivitetet në respekt të personaliteteve të njohura të letërsisë, që kanë këtë vit përvjetore lindjesh dhe vdekjesh.

Përmendim disa prej tyre: Pjetër Budi (1566 – 1622), Naim Frashëri (1846 – 1900), Ndre Mjeda (1866 – 1937), Çajupi (1866 – 1930), Ali Asllani (1882 – 1966), Migjeni (1911 – 1938), Esad Mekuli (1916 – 1993), Kasëm Trebeshina (1926), Dritëro Agolli (1931), Ismail Kadare (1936), Rexhep Qose (1936), për të cilin do të flasin Ymer Çiraku, Ali Aliu, Bashkim Kuçuku, Ilinden Spasse, Bardhosh Gaçe, Behar Gjoka, Dorian Koçi etj.

– “Ali Aliu, mes tri shteteve letrare shqiptare”, do të jetë një tjetër tryezë në nder të profesorit të njohur studimeve letrare, i cili ka bashkuar në një letërsi kombëtare të gjithë autorët, pa dallim kufijsh gjeografikë. Kjo tryezë bëhet edhe me rastin e daljes së botimit më të fundit të autorit, librit studimor “Një lexim i mundshëm i poezisë”, botim i mbështetur nga Fondacioni “Harpa”.

Do të bëhen promovime të shumë autorëve, si: Ilirjan Zhupa, Shaip Beqiri, Luan Starova, Kim Mehmeti, Nehas Sopaj, Salajdin Salihu, Rexhep Zllatku, Lindita Ahmeti, Shkëlzen Halimi, Halil Zendeli, Xhabir Ahmeti, Resul Shabani, Avni Halimi, Lulëzim Haziri, Mihal Në mbyllje të Panairit do të jepen tri çmime të rëndësishme për prurjet më të mira të vitit në disa gjini letrare. Juria është e përbërë nga personalitete të fushës së letrave.

Media e shkruar dhe elektronike është e ftuar të ndjekë çeljen e Panairit të Librit “Fieri 2016”, si dhe veprimtaritë me librin, me shkrimtarët dhe studiuesit e ftuar.

Botuesit që kanë konfirmuar deri tani pjesëmarrjen (sipas kohës së prenotimit):

Toena – Tiranë, Ombra GVG – Tiranë, Bota shqiptare – Tiranë, Buzuku – Prishtinë, Botart – Tiranë, Pema – Prishtinë, Fan Noli – Tiranë, Bota Shqiptare – Tiranë, Faik Konica – Prishtinë, UET Press – Tiranë, Logos-A – Shkup, Albas – Tiranë, Edfa dhe Infbotues – Tiranë, Fondacioni “Harpa”, Filara – Tiranë, Ada – Tiranë, Instituti Albanologjik – Prishtinë, Akademia e Shkencave – Tiranë, Akademia e Shkencave – Prishtinë,  Akademia e Shkencave Maqedoni, Dy Lindje dhe dy Perëndime, Çamëria – Tiranë, Konica – Tiranë, Max – Tiranë, Lebejk – Tetovë, Morava – Tiranë, Shoqata e Botuesve të Kosovës, e cila sjellë në Fier këto Shtëpi Botuese: ALB-MED, BSS, Dija, Drita, Instituti i Historisë, Koha, Libraria elektronike, Mendimi pozitiv, Rugova Art, Titanik, Ebu Hanife – Shkup, Vatra – Shkup, Thesari – Gostivar, Ymeraj – Fier, 2 M printing – Durrës, Biblioteka Publike, Fier, Helga’s Secret – Tiranë, Jozef – Durrës, Logosa – Tiranë, Kisha Orthodhokse shqiptare, Kisha Atventiste, Instituti Kërkimor Ndërkombëtar Rumi, Fondacioni i Kuranit, PA – Prishtinë, Planet – Fier, Franceskanet Shkodër, Genizah, Stendë për Shkrimtarët Fierakë, Galeri Frashëri, Fondacioni Kulturor “Sadi Shirazi”, Botimet Papirus, Botimet Progres, Shkrimtarët progradecarë, British Council Albania, Instituti Italian i Kultures, Education Centre, Ejal Albania, Qendra Explo, Shqip.

P.S. Ju mund të njiheni me resurset e Fierit…

Guida turistike për të gjithë të interesuarit, çdo ditë, në Apoloni, Ardenicë, Bylis.

JU FALEMINDERIT!
ZYRA E SHTYPIT PRANE PANAIRIT

SHKRUAJ NJË KOMENT