Pabesia është e rëndë

0
596

Dionis Xhafa

Pabesia është e rëndë,
Është të të shkatërrojnë të gjallë,
E humb mendjen krejt
Gjithçka papritur humb.

Pabesinë e provojnë të gjithë
Është si thikë mbrapa në shpinë,
Është sikur të të godasin me grusht
E të të vrasin me një plumb.

Pabesia të përhumb,
Në mendime, në ide,
Zhdukesh krejt se kush ke qenë
Je ashtu i turbulluar.

E ndjen peshën e pabesisë
E ndjen peshën e tradhtisë
Nëpër vena e nëpër gjak
Ujë i zi ka për të të gurgulluar.

Është sikur të të godasin me çekan
Të të hapin gropë e të të varrosin
E në fund thonë ata:
“Ne s’kemi faj për çfarë të ndodhi”.

E ti gjallë por si i vdekur
Koha ecën por nuk shijon
Të përmbyset bota, të përmbyset globi
Dielli ikën, rrokulliset moti.

Pabesinë edhe tradhtinë
Të gjithë në jetë e provojmë
Ajo na zhyt shtatë pashë nën tokë
E na vret si me bajonetë.

Po lum ai kush ngrihet
Kokën pas mos kthejë në tradhti,
Për t’u gjallëruar e për të shijuar
Për të bërë përpara në jetë.

D.Xh

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here