Orët e liga të Kosovës

0
569

Nga Skënder MULLIQI

Shumë gjëra serioze na ndodhen në Kosovë qw nga pas lufta. Por ajo që tash po ndodhë, është diqka tepër e rëndë, e pa parashikuar dhe shumë shqetësuese. Ata që janë në krye të shtetit, po dëshirojne të krijojnë një shoqëri krejt më vlera relativizuese, duke i dezorjentuar kështu qytetarët nga ajo qensorja, siç është mirëqenja dhe procesët zhvillimore. Kjo shoqëri ka mbetur e pa stabilizuar siq janë shtetet e civilizuara Perëndimore. Kosova është bërë vend ku siguria ka rënë shumë ulët, ku jeta e njeriut të thjeshtë po planifikohet nga pushtetarët.

Jo stabiliteti politik permanent është duke na degraduar si shtet dhe po na dobëson si komb në Ballkanin ende të trazuar. Ky shekull më të drejt edhe u quajte shekulli i shqiptarëve, por gjithë ai pozitivitet i krijuar me mund dhe sakrifica të mëdha po rrënohet nga kjo kastë politike. Po rrënohet nga ata që nuk i kan dy lidhje se çka don të thotë shteti dhe qka don të thonë vlerat kombëtare.

Nuk ke si ta klasifikosh ndryshe këtë kastë politike e cila nuk është mirë më mendet e kresë, mos te thëm qe ka nevoje komplet të dergohen në psikiatri.Themelët e shtetit të Kosovës po luhaten seriozisht këtyre ditëve per karriga pushtetare. Nuk ekziston kot termi miopë politik. Kjo tezë e mbrapsht politike po vjen në shprehje pikërisht për shkak të mbrapshtive të pafundme të elitës në pushtet. Kjo është strategjia më e keqe që po ndërtohet. Ate që po shohim tash e shumë kohë, kjo mund të ndodhë vetëm në ndonjë shtet të prapambetur afrikan, kur fiset dhe grupet e bandave luftojnë më njeri-tjetrin. Po japin fotografinë më të keqe para botës demokratike. Kjo logjikë e kokë fortësisë po e dërgon shtetin e ri të Kosovës në greminë.

Largone nga kokat e juaja të nxehta logjikën e dominimit dhe triumfiratit mbi masën. Rrallë tjeter mund të ndodhë ndonjë mrekulli siq ndodhi në luftën, e fundit kur e tërë diplomacia Perëndimore dhe Amerikane u vu në shërbim të shqiptarëve të Kosovës, duke na hequr një armik aq të urryer e aq mizor siq është Serbia. Në luftë për pushtet po doni të rrënoni mundin dhe sakrificen sublime të shumë atdhetarëve të cilët në etapa historike nuk e kursyen as jetën që ta fitojmë lirinë. Avash, avash ju atje lartë që nuk po zbritni në tokë, duke menduar së jeni bërë do Zotëra. Kosova për shkak të ambicieve të sëmuara që i keni po përjeton orët veta më të liga…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here