NJË VIZITË E FRYTSHME TE DR.FERDI MUJA, IMAZHERIST-RADIOLOG…

0
639

Skicë:

Nga: Prof. Murat Gecaj

1.
Pothuajse, çdo njeriu i takon që, gjatë jetës, të bëjë vizita të ndryshme mjekësore, si te mjeku i familjes në ambulancën e lagjes, në poliklinikën e specialiteteve ose dhe në spital. Nuk do të përshkruaj këtu rastet e mëparshme, por po ndalem shkurt te më i fundit…

Shumë vite më parë, mjeku i njohur specialist, prof.Petrit Selenica, më kishte diagmnostikluar një urçer duaodenale në stomak. Sigurisht, në vitet pasardhëse, këtë gjë e mbajta “vëth në vesh”. Pra, u kujdesa për regjimin dhe mënyrën e të ushqyerit. Por ajo, që mendoj se më ndikoi mjaft pozitivisht, ishte se e bëra pesë vjet lejën e zakonshme, pra nga dy javë, në ujërat termale të Leskovikut. (Tashmë, për fat të keq, për arsyet që nuk i di, ajo qendër e rëndësishme kurimi nuk funksionon më?!)

Uji atje shërbente për banjë e masazh, por dhe pihej. Kjo gjë mua më ndikoi pozitivisht gjatë tërë jetës, që ulçera të mos acarohej më tej, pra ta ruante gjendjen e saj. Nuk do të jap këtu “këshilla mjeksëore”, por edhe përdorimi, dy herë në ditë, i qumshtit me pak yndyrë, i kosit dhe i djathiut të bardhë me pak kripë etj., kanë qenë stabilizuese për ulçerën time.

2.
Tani, po kthehem te gjendja ime e këtij viti. Ndoshta edhe nga të nxehtit jo të zakonshëm të kësaj vere, pata mjaft shetësime nga stomaku. Bëra vizita në lagje, te mjekja e familjes Zoje Kurti dhe në Poliklinikën Qendrore të kryeqytetit, te specialistja gastrologe, dr.Valdete Malaj. Kjo e fundit, më dha e më ndërroi disa ilaçe, ndër ta, më të efektshmin, “glaveralin”. Megjithatë, më hante meraku që të bëja edhe një vizitë te mjekët specialistë, në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”.

Kështu, me kartën shëndetësore dhe rekomandimin përkatës në xhep, sot në mëngjes shkova e u paraqita atje. Nuk do t’i përshkruaj këtu ecejaket nëpër pavione e zyra të kësaj qendre të madhe shëndetësore të Tiranës, ku shërbejnë qindra mjekë e infermierë dhe personel tjetër mjekësor ose jo. Por, po tregoj se, pasi u paraqita në katin e parë të Spitalit 6-katësh e nuk më dhanë rrugëzgjidhje, te mjekja gastrologe Irgen Tafaj dhe te zyra e pritjes, në drejtorinë e QU “Nënë Tereza”, më në fund, mbërrita në Qendrën Radiologjike. Kur po hyja në portën kryesore të saj, solla ndërmend dr.Petrit Selenicën, emrin e të cilit ajo mban me nder dhe që, pikërisht aty, shumë vite më parë, ai ma kishte diagnostikuar sëmundjen time.

Pasi ia paraqita dokumentet e duhura dhe i pa ato me kujdes, mjeku i ri imazherist-radiolog, dr. Ferdinand Muja më tha të qendroja shtrirë në aparatuurën përkatëse. Gjatë vizitës, ai më “komandonte” me mikrofon, se kur duhej ta pija ilaçin ose ta ndërprisja, kur duhej ta ndaloja frymëmarrjen etj. Me telekomandë, ai me bëri edhe disa rrotullime, për ta parë sa më mirë gjendjen e stomakut dhe të ulçerës sime duodenale. Të them të vërtetën, pata pak shqetësime e si marrje mendësh. Por nuk ishin asgjë ato,kur kujtova një udhëtim timin me avion, nga Londra për në Nju Jork, kur na përfshiu një rrymë e fortë ajrore dhe ai gjigand i fuqishëm ajror ishte, pothuajse, jashtë komandës së drejtimit, deri sa rreziku kaloi.

Që moas ta lodhi lexuesin me “historinë” e vizitës sime të sotme, u tregoj se, kur mbaroi ajo procedurë, dr. Ferdi më kërkoi që të ulesha pranë një tavoline dhe ai ma shpjegoi, me qartësi, përfundimin e vizitës së tij. Me buzëqeshje, më qetësoi se gjendjen e ulçerës e kisha të stabilizuar, më këshilloi të vazhdoja të bëja kujdes me ushqimet dhe të kurohesha me ilaçin e deritanishëm, pra me “glaveral”. Këto mendime të tij, përmbledhurazi, ai i shkroi edhe në një fletë recete, për ta paraqitur te mjekët, që më kishin dërguar në spital, për t’u konsultuar. Gjithashtu, bashkë me kolegun e punës, pasi m’i treguan e shpjeguan, m’i dhanë me vete dy radografi, që kishin bërë, me këtë rast.

…E falënderova përzemërsisht dr. Ferdi Mujën, si për vizitën e kujdesëshme dhe këshillat, që më dha. Para se të ndaheshim, me aparatin tim, ne bëmë një fotografi së bashku, në shenjë respekti për kujdesin e treguar. Me këtë rasat, e përshëndes atë dhe i uroj gjitha te mirat, si në shërbim korrekt e me profesionalizëm ndaj të sëmurëve, por dhe në jetën e tij, vetjake e familjare!

Tiranë, 26 gusht 2016

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here