NJË SERBE E SERTË – nga Ismet TAHIRAJ

0
535

Ismet TAHIRAJ

NJË SERBE E SERTË

Një serbe e sertë
Siç janë vet serbet e sertë
Hidhi gurë mbi te veten çati
E çakërdisur me gjak ne sy

Shau pështymë
Lum jargësh ne lendinë.

E theu xhamin për mbrenda
As mendja s’ta pret
Nata tha ishte e qetë
Vazhdoi vajtimin sikur derdheshin retë.

Nata ishte futë
Dora ishte sekret.

Tha këtu s’ka kulturë
S’rrohet në miniaturë.

Serbja siç ishte vet
E sertë Përrallisë e gogësinë
As kush s’ merr më vesh.

Siç vyshket gjethi
I kësaj vjeshte
Baltërave vajtim i saj
Shket

Ujërat i gjirizeve
E veshin me te vetin petk….

JU SHTRIHENI MES TE SHKRIRËVE

ju shtriheni mes te shtrirëve
ju shkrini mes te shkrirëve
ylberi ju pikon ne qaf
hunda sumbullat e arta i nuhat.

stafin e vendit ku rrini
e puthni me puthje e grini

e rrufeja bie pa prit
mbas kur ne fytyrë
dokrrën iu përplasë.

harroni gjuhë as te lumit
gurgullimën retë e acaruara
ua përplasin dimër

çorapa çaradeshet para shiut,
loti me lutje kullon nën mëshirë

hap i marrë hap pa kujtesë,
kosar qe na grinë secilin brez.

mes shkrirëve shtriheni
ju botën e mykur duhet durua…

MIZAVE T’UA HEQËSH

Mizave t’ua heqësh
Veshet me pinceta
Ne ditë diell.
Atëherë ka më
Të dash princesha.

Në arenë bajlozësh
S’ka strese.
Veç force fizike
Dhe epsh e afsh putane.
Mizave t’ua heqësh
Vetullat,
Në kundërtën
Gëzohen spektatoret.
Mbëtesh dordolec
I dordolecve…

VETE NËPËR KONTEJNER

Ti që vete nëpër kontejner
Skamjes
Rropullitë ia nxjerr
Ditë e natë unët
o Njeri përçudnim

Ti vete nëpër kontejnerë
Rropullitë ia nxjerr
Nuk bënë nder Veç sherr

Një hise ti
Një hise qentë

Ylber i nakatosur
Nën qiellin e gemtë.

Kush një lek s’ta fal te përzanë
Te shajnë dhe kur s’je gjallë…

S’KISHTE ARI TË NËMUR

Buldozerët qindra gjarpërinj
I nxorën nga guvat nga guvat e tmerrit,
As s’kishte ari të nëmur
Sa lira të kuqe,
Ishin mashtrime me huqe.

Po gurët e bluar
Shtruan udhëve,
Mbi gur te bluar
Asfaltin e zi.
Tash dritë e rrugës
Na shpie në lumturi…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here