“Një popull” tjetër, nën maskën e përkatësisë religjioze!

0
293

Nga Gjergj Kabashi, 6 dhjetor 2016RevistaDrini.com

Athua patët mundësi ta përcillnit me vëmendje videon e Berat Buzhalës me Islamistin e njohur Milazim Krasniqi, në “Komiteti” , prodhim i Gazetës “Express”? Sigurisht që keni mundur ta vëreni se si në një moment, duke folur për “Islamin tradicional” të nënkuptuar si “tolerencë fetare” në “mes të shqiptarëve”, Krasniqi, me mënyrën e tij të të menduarit stereotip të thuash të zbrazët nga mendimi, përafërsisht kështu iu drejtua Berat Buzhalës:

”Islam Tradicional” është kur une si Musliman praktikant, rri në në tavolinë me ty si Katolik, dhe ti e pin pijen tënde, e une timen!”

Papapaaa! Si ka përparuar mendja e MK në shekullit 21 ?
Pra, u shpreh mu kështu !?
“Islami tradicional” ç’është e vërteta s’ka ekzistuar kurrë; ai ka qenë vetëm “Islam” i shqiptarizuar nga forca e kulturës shqiptare, asgjë tjetër!

Dhe Berati, si një gazetar me prani të madhe publike dhe ndikim në krijimin e opinionit publik në Kosovë dhe jo vetëm, në vend që ta ndërpriste emisionin dhe ta urdhëronte “profesorin” për ta lëshuar studion e të dilte Përjashta!, përkundrazi, e vazdoj emisionin me këtë profesor kaq të pakulturuar e të paemancipuar njëherit, i cili, pothuaj qe 17 vite rresht, qëkur e la gotën e rakisë dhe ia filloi një jete tjetër si Musliman i devotshëm, e vazhdon betejë e tij “muslimane”!

Dhe në vend që ta praktikoj besimin e tij në heshtje e për vete, na lodhë ne të tjerëve, madje gjithë Kosovën dhe Shqiptarinë, që u dashka të “mendoj” për përkatësinë e tij religjioze…

Sikurse edhe në emisionin “Komiteti”, të Berat Buzhalës !
Po ta ndërpriste Berati emisionin dhe ta urdhëronte Milazim Krasniqin që të dilte përjashta , ai në atë mënyrë do ti dërgonte një mesazh të fortë opinionit publik të Kosovës shqiptare, duke i thënë publikisht Milazim Krasniqit e të tjerëve si ai, se Une, Berat Buzhala, jam vetëm gazetar dhe Shqiptar parasëgjithash dhe që, nëse u dashka të vecohem si katolik për ty e qefin tënd, të them që jam i tillë vetëm për vete, e jo për “pazarishtet” e shestimet tuaja për të më trajtuar si një “pjesëtar të një pakice religjioze”, që në thelb, sipas MK, është pjesëtar i një pakice periferike, të pa domethënje, zëpaket e të papeshë, brenda “90 për qind Muslimanësh” të Kosovo!

Loja e nxituar dhe menduar antishqiptare deri në imtësi prej të huajve jodashamirës ndaj kombit unik shqiptar,- që nuk ka pasur e nuk mund të ketë asnjëhere identitet fetar, përpos identitetit kombëtar, në trojet shqiptare është duke u vazhduar me të madhe…
Dhe, e papenguar si në “bahqe të babës”!

Janë bashkësitë muslimane të “Arnautllukut” me hoxhallarët e tyre, – këtë kolonë të pestë armiqësore brenda nesh, që e kan sajuar “fjalorin” dhe përpiluar “kërkesat” dhe përcaktuar “interesat e veta” për pjesëtarët e miletit/umetit Musliman!
Sikurse dhe qëllimet dhe synimet e tyre, të bazuara në “trimërinë Muslimane!”
I kan edhe “intelektualët” e tyre !?

Në Shqipëri e kishin Abdi Baletën, e tash shqipfolësin, Olsi Jazexhi!
E në Kosovë, Milazim Krasniqin !

Milazimit, që së fundmi përfundimisht iu demaskue politika e tij “panislamike”, në një mënyrë amnistohet nga Berat Buzhala, nën mbulesën e një intervistimi kritik!

Por, “nëse është ngrënë pitja, tepsia ka mbetur!”
Gjurmët janë aty, madje gjurmë të këqija me mundësi që edhe më tej ta infektojnë ndërgjegjën kombëtare shqiptare, ta shfytyrojnë duke shkuar deri në përmasën e një trushpërlarje dhe identifikimi me një milet/umet tjetër…

Me popullin e “profetit” Mohammad !
Një mik më tregonte këtyre ditëve se si në Zhur të Prizrenit, vendlindjes së Ramadan Mujës që është kryetari aktual i kësaj komune të madhe në Kosovë, një hoxhë i posakthyer nga studimet trushpërlarëse në një vend arab, paskësh arritur të formonte një të ashtuquajtur organizatë me emrin: “Rinia Muslimane e Zhurit!”, në të cilën qenkan kycur pothuaj njëqind anëtar të këtij fshati të madh shqiptar, të njohur në të kaluarën për kontribute të vazhdueshme në favor të Atdheut.

Se cka don me thanë lejimi antikushtetues dhe me parë se antikushtetues, LEJIMI ANTISHQIPTAR I KËTIJ BASHKIMI TË RINJSH NË BAZA RELIGJIOZE ; një bashkim i rrezikshëm, i panatyrshëm, dinak, antishqiptar dhe fyrës ndaj një populli të lashtë të Gadishullit Ilirik, nuk është zor të kuptohet! Në këtë mënyrë Shqiptarët fyhen e nëncmohen deri në atë përmasë, sa ti identifikojnë me përkatësi të shpifura religjioze. Se sa e rrezikshme e me pasoja antishqiptare është e gjithë kjo, tregon rasti i freskët i të ashtuquajturit “Forumi i Rinisë Muslimane të Kosovës”, që ishte mjaft aktiv dhe agresiv deri para një kohe, e që tash kan heshtur disi në mënyrë enigmatike.

Ata mburreshin gjithë kohën duke bërtitur të madhe, fyer e kërcënuar në “emër të All’ahut” dhe, çështë më e keqja “kumtesat” e “deklaratat” e tyre botoheshin edhe në shtypin më “serioz” të Kosovës, Koha Ditore, pavarësisht që shumica e tyre që mburreshin me “islam e muslimanizëm” duke e mohuar përkatësinë e dikurshme shqiptare. Të gjithë ata që më së shumëti u trimëruan prej tyre prej vitesh, ndërkohë ia mësyn të ashtuquajturës “Toka e Shamit”, fillimisht për “arsye humanitare”, siç pati kërkuar udhëheqësia e BIK-ut të Naim Tërnavës…

Pra, siç doli, FRMK që i mblidhte “muslimanët e rinj” të Kosovës, një pjese të madhe të tyre i mobilizoj për luftërat ndërislamike në Lindjen e Mesme. Këtë qëllim e kan të gjithë ata fanatikë e shovenistë religjioz islamik për shqiptarët e rinj, qofshin ata në Medvegjë, Prishtinë, Gjilan, Kacanik, Zhur, Shkup apo në Zvicër, ku, madje, në vend që të integrohen në vendin që u ka ofruar mikpritjen hoxhallarët antishqiptare angazhojnë edhe “lojëra” sportive të “rinisë muslimane”, duke i udhëzuar direkt e indirekt që të jetojnë në geto apo të “integrohen” me “vëllezërit” e tyre Musliman, emigrant të ardhur nga e gjithë bota ?!

E tash, çka jeni tuj dashtë me shqiptarët e rinj të Zhurit ?
Pse nuk u ofroni së paku një jetë modeste kulturore shqiptare në fshat, por i lejoni të mbyten në përralla beduine islamike, shkatërrimtare për jetën e tyre dhe jashtëzakonisht të rrezikshme për Kosovën dhe Shqiptarinë.

Duhet të besojmë që Policia e Kosovës tashmë i ka të formuara njësitë e specializuara që i analizojnë e përcjellin agjendat antishqiptare për shkatërrimin e popullit shqiptar dhe të Kosovës, përmes islamizimit të rinisë së saj. Nëse e gjithë kjo veprimtari antishqiptare e antishtetërore ndaj Kosovës, nuk është në fokusin e tyre, atëhere edhe kjo hyn në kuadër të një tragjedia të paralajmëruar kombëtare.

Se kur ne nuk e mbrojmë vetën, kush mund të na mbrojë neve ?
Kush na mbron nga cënimi i hapur që i bëhet ndërgjegjës kombëtare shqiptare nga ana e Islamit “Shqiptar”, i cili synon qartë ndërgjegjësimin Musliman të Shqiptarëve dhe shndërrimin e tyre në Shqipfolës?

A mos duam të lejojmë atë që e thoshte greku Titoni Venizelos, kur në të kaluarën donin t’ia shkëpusnin edhe Korçën Shqipërisë, se: “Korçarët janë shqiptarë, por kanë ndërgjegje greke!”
Që, Prizreni e Zhuri (larg qoftë edhe Kosova!), janë shqiptare, por kan ndërgjegje turke-arabe-Muslimane!”
Ç’ka po duam ne kur Hoxhallarët nuk ndalen, pa i ndalur !?

Shembulli i ndërhyrjes së tyre për ringritjen e xhamisë në Kalanë e Prizrenit, duke e shfrytëzuar një njeri të korruptuar si Ramadan Muja, tregon që populli shqiptar duhet të jetë i vëmendshëm se cka mendojnë ti bëjnë antishqiptarët.

Kur shpalljet në dyer të xhamive të Prizrenit, përmes të cilave kërkohej ndihmë nga “xhemati” dhe solidaritet për xhaminë e Kalasë nuk i dhanë rezultate e pritura, panislamiket mësyen “derë më derë” nëpër Prizren dhe kur, as këtu nuk u dhezi, menduan që “u dhezi” pasi e morën premtimin e historianit shqipfolës Ramadan Muja, kryetarit aktual të Prizrenit, thuajse Ramadani është ai që guxon të jep leje të ndërhyhet në autenticitetin e lashtë të një kalaje ilire-shqiptare, duke premtuar rindërtimin e një xhamie-burg, në të cilën na i munduan dhe vranë atdhetarët më të mëdhenj të këtij kombi, që për dallim nga Ramadan Muja, kerkonin të liroheshin nga pushtimi turk-osman.

Në këtë kontekst të kësaj që u tha e që ndërlidhet me synimin për ngritjen e një xhamie në Kalanë e Prizrenit, Qazim Namani nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Prishtinë, që është doktor i shkencave të trashëgimisë kulturore, e thotë prerë e qartë: ”Sipas konventave ndërkombetare dhe kritereve per konservim dhe restaurim të monumenteve të kulturës, nuk lejohet asnjë rindërtim brenda zonës së mbrojtur kulturore. Do të ishte mirë që në raste të tilla të mos jepin deklarata profesorët dhe politikanët që nuk janë kompetent dhe nuk kanë njohuri nga fusha e trashëgimisë kulturore”.

Shkrimi u inspirua nga kjo bisedë në studio e Milazim Krasniqit:

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here