NJË LULE ZAMBAKU MBOLLA PËR TY

0
726

Nikoll N. Ulndreaj

NJË LULE ZAMBAKU MBOLLA PËR TY

(Dedikuar motrës time braziliane Cleonidia Nogueira Anselmo)

Edhe pse nuk ke lindur në timin truall e votër
Edhe pse nuk ke lindur në Krahinën e Nikaj Mëriturit
Në shpirt e ndjej se të kam përjetë motër
O gojëfili i bjeshkës, o trëndafili i fushës e gurit
Në vendin tim të shtrenjtë, në një grusht dhe’
Një lule zambaku mbolla për ty në një shëtitore
Aty ku ka lindur i madhi i shqiptarëve Skënderbe
Aty ku shekujt ngritën lapidar e përmendore
Erdha në jetë tek një shkëmb i bardhë guri
Mes yjesh që sytë i kanë përplot prush e zjarr
Ku gjaku e miku është i shenjtë si flamuri
Që kurë lind dhe gjersa të shkosh në varr
Këtu lulet bëhen zogj e zogjtë lule qershie
Lumenjtë bëhen shqipe, krojet yje për t’u patur zili
Kreshtat e malit të lartë bëhen urë miqësie
Hëna të bëhet mike e dielli në qiell të bëhet mirësi
Edhe pse në mes kemi male, dete e oqeane
Me frymën e zotit jemi ushqyer motër prore
Këtu, në Shqipëri era ma sjell këngën tane
Ku mijëra dashuri rriten si pishat shekullore…

Albani, me dt. 04. 01. 2017

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here