NJË LIBËR I RËNDËSISHËM PËR IBRAHIM RUGOVËN

0
1110

Nga Isak Ahmeti

Këto ditë u publikua një libër-ese, në gjuhën gjermane, me titull: IBRAHIM RUGOVA – NJË JETË PËR PAQEN DHE LIRINË E KOSOVËS, i aurorit Zef Ahmeti. Autori në fjalë, si në frymën e protagonistit, që sa ishte gjallë thoshte se ne nuk duhet vetëm ‘të konsumojmë’ vlerat evropiane, por edhe t’i japim asaj ato vlera që i kemi, vlerat shqiptare. Ky libër plotëson këtë ‘amanet’ (porosi) duke u bërë personalisht, me veprën e tij, një ‘produkt’, përkatësisht vlerë për botën perëndimore.

Vlen të theksohet se ky libër vjen si një homazh-falënderim, që i bëhet ish presidentit Ibrahim Rugova, si e vetmja figurë politike shqiptare në shek. që e lamë pas, që në perëndim e quajtën burrështetas (autori); tani me rastin e përvjetorit të vdekjes së tij (21.01.2006).

Libri është një ese politike që kapë historinë biografike të Ibrahim Rugovës, mirëpo aty shtjellohen edhe disa nga teoritë e tija në procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë komuniste, sfidat etj. Interesant është fakti se autori analizon figurën e Ibrahim Rugovës në disa dimensione duke u munduar të kuptojë, mbase jo vetëm në aspektin letrar, por edhe në aspektin historik-psikoligjik; socio-historik dhe të veprës së tij.

Autori krejt në frymën e protagonistit flet për disa atribute ku jep shpjegime racionale duke e ‘ruajtur’ veprën e tij autentike duke e quajtur si person ndryshe nga gjithë persobalitetet e tjera me të cilët ai u krahasua sa ishte gjallë.

Me pedantëri të rrallë, autori e ka trajtuar duskursin e veprimit të I. Rugovës në disa dimensione. Ndërsa e kapë me plot të drejtë duke vështruar politikën e tij edhe nga këndvështrimi i vetë Rugovës, si bie fjala, historia shqiptare nuk duhet mësuar vetëm si përshkrim datash e ngjarjesh por edhe si histori. Në këtë kontekst autori e lidhë edhe rezistencën paqësore të shqiptarëve të Kosovës, duke argumentuar se Rugova e dinte se me ‘beteja rebelimesh’ lokale pa një përkrahje ndërkombëtare do përfundonte edhe rezistemca e tij politike pa ndonjë sukses siç kishte ndodhur edhe në raste të shumta gjatë historisë.

Si një fitore të madhe të Rugovës, autori, në mënyrë indirekte, e sheh suksesin e Rugovës në simpatinë e fituar në arenën ndëtkombëtare në një petiudhë kur ‘të vërtetat’ për ngjarjet në rajon vinin vetëm nga burimet serbe. Nga kjo trashëgimi e çmuar ushqehet edhe sot politika e Kosovës, fatkeqësisht jo përherë në frymën e obligimeve që kanë marrë para vetes.

Krejt në fund le të theksojmë efhe njëherë se ky libër-ese, i autorit në fjalë, që pas vetes ka edhe shumë botime të tjera të rëndësishme dhe me vlerë, vjen si homazh-falënderim për ish presidentin historik të Kisovës, Ibrahim Rugova.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here