Nikola Tesla

0
394

Figura 01 | Nje prej shumë fotove të gazetës Magazine, nga fotografi Dickenson Alley. Në këtë foto tregohet Tesla i ulur në laboratorin e tij në Colorado Springs. Pranë tij ndodhet një gjenerator gjigand, i cili transmeton miliona volt – në përpjekje për të prodhuar vetëtimën.

WeSpeakScience.com, 16 janar 2017

Kur Ajnshtajnin e pyeten sesi ishte ndjesia e të qenurit personi më inteligjent në Tokë, ai u përgjigj: “Unë nuk e di këtë. Ju duhet të pyesni Nikola Teslën.” Pa asnjë dyshim, Tesla përfaqëson një nga shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai lindi në 10 korrik të vitit 1856 në Kroacinë e sotme, atë kohë pjesë e perandorisë austriake. Pasi kaloi vitet e para të jetës në vendlindje, Tesla përfundoi me sukses shkollën e mesme dhe universitetin, i apasiounar së tepërmi pas matematikës. Tesla ishte në gjendje të kryente veprime integrale me mendjen e tij, gjë që i shtynte mësuesit të besonin se ai kopjonte. Pas diplomimit, Tesla rikthehet në shtëpinë e tij të lindje dhe sëmuret nga kolera. Pasi rikuperohet, ai vendos të largohet për të shkuar në vendin e mundësive të mëdha. Tesla zhvendoset në New York.

Në SHBA, Tesla fillimisht punon si asistent i Tomas Edison, por më pas një rivalitet lind mes dy të rinjve dhe Tesla shkëputet duke filluar të eksperimentojë i vetëm. Megjithatë duhet thënë se Tesla ishte i pafat. Ai ishte një njeri i madh, por bota nuk ishte gati për të. Në një nga thëniet e tij Tesla deklaron të njëjtën gjë: “E tashmja u përket atyre; e ardhmja, për të cilën unë kam punuar, më përket mua”. Morgan, një miliarder amerikan i atyre viteve do të financonte Teslën në ekperimentet dhe patenat që ai krijonte, por kur Tesla do të deklaronte se kishte gjetur një rrugë sesi të shpërndante energji të lirë dhe të pastër në të gjithë botën, Morgan vendosë të mos financojë më në këtë ide. Arsyeja pse, sipas tij, ishte vetëm një mënyrë e mirë për të bërë biznes.

Nëse çdokush do të përfitonte energji të lirë në shtëpinë e tij, atëherë kush do të paguante faturën e energjisë elektrike? Morgan vendos të ndalojë financimin e Teslës dhe bashkëpunoi me Edison për të transmetuar energjinë duke përdorur telat elektrikë. Në këtë periudhë, Tesla kishte filluar të ndërtonte një kullë për shpërndarjen pa tela të energjisë; kullë e cila nuk do të përfundonte kurrë së ndërtuari. Më shumë se njëqind vjet kanë kaluar dhe ne ende vazhdojmë të përdorim energjinë elektrike nëpërmjet telave; ende vazhdojmë të paguajmë fatura të kripura të energjisë elektrike.

Toptenz shkruan në një nga artikujt e tij se një shkencëtar që ka jetuar vërtet, përmbush çdo karakteristikë për të qenë një shkencëtar i çmendur – Nikola Tesla. Ideja e një shkencëtari të çmendur mund të ketë dalë nga autorët dhe regjisorët e filmave fantastiko-shkencorë, por është e vërtetë se jeta e Teslës është një udhëtim i çmendur i një shkencëtari të apasionuar. Njëri prej miqve të Teslës ishte edhe autori i famshëm i librave për fëmijë, Mark Twain. Twain shkruan për një nga ekperiencat e tij në laboratorin e Teslës. Ai tregon sesi trupi i tij përshkruhet nga 6 mijë volt dhe ai qendron akoma aty, i gjallë dhe plotësisht i shëndetshëm. Në një nga shkrimet e tij, Tesla rrëzon një prej përkufizimeve fizike më të famshme për elektricitetin. Ai shkruan: “Elektriciteti nuk ka asnjë lidhje me lëvizjen e drejtuar të elektroneve”. Një histori tjetër lidhet me një nga eksperimentet e dështuara të shkencëtarit, gjatë së cilit, situata del jashtë kontrollit dhe një sasi e madhe elektriciteti shkarkon në tokë, duke elektrizuar aq shumë sipërfaqen e kësaj të fundit, saqë disa kilometra më tej, kuajt fillojnë të kërcejnë në ajër nga përcjellja e rrymës përmes patkojve, ndërkohë që shumë zogj do të gjendeshin të vdekur.

Këto histori, sëbashku me shumë të tjera, mbështesin idenë pse Tesla ishte një shkencëtar i çmendur në atë që bënte. Në vitet e tij të fundit para se të vdiste, Tesla kalonte orë të tëra pa gjumë, duke u përpjekur të zgjidhte ekuacione matematike dhe në kohën e lirë kujdesej për pëllumbat e parkut qendor në New York. Ai do të vdiste i vetëm në dhomën e tij të hotelit; asnjëherë nuk do të martohej pasi e kishte vendosur që në fillim se do ti dedikohej plotësisht shkencës. Tesla ishte një njeri i madh, autor i më shumë se 300 patentave në të gjithë botën, shpikës i rrezeve X, i radarit, i gjeneratorëve elektrikë, deri edhe si pararendës i krijimit të celularëve inteligjentë. Në vitet e fundit, ky personazh ka marrë famën që meriton, duke u kthyer në një figurë ikonë. Zoti Tesla sot gëzon respektin më të madh nga gjithësecili prej nesh. Nëse ai do të gëzonte mbështetje financiare të plotë në idetë e tij, atëherë ne do të ishim dekada përpara në teknologji dhe shkencë; madje shekuj përpara. Filmi “Prestigji” përshkruan më së miri atë çfarë Tesla ishte në të vërtetë. Ai ishte një burrë në gjendje të bëntë atë, që magjistarët pretendonin se bënin, magjinë e vërtetë.

Copyright: Ky artikull është pronë e We Speak Science, institutit jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare Dr. Detina Zalli (Harvard University) dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London). Artikulli është shkruar nga Detina Zalli dhe Eriseld Spahiu.

REFERENCAT:
http://thescienceexplorer.com/humanity/top-ten-ideas-prove-nikola-tesla-was-greatest-mad-scientist-history
“Nikola Tesla”. History Channel. Serbian-American engineer and physicist Nikola Tesla (1856-1943) made dozens of breakthroughs in the production, transmission and application of electric power.
https://m.youtube.com/watch?ebc=ANyPxKp6Lsdw6-gmedTL6MPQXCHULQ79B8sr8v3hUwyt_rbjj9n2u_rSVtCdnToK7rqaWqKSWc8G&v=PekId41KSqA
Laplante, Phillip A. (1999). Comprehensive Dictionary of Electrical Engineering 1999. Springer. p. 635. ISBN 9783540648352.
Http://youtu.be/98QwPO1b5j4
Http://youtu.be/4QPRhTfUhPQ
Http://youtu.be/Iie8U5rngwA

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here