Ngjyrimet politike të ultranacionalizmit serb

0
400

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Kriza globale ekonomike dhe kriza globale politike ka ngjallur sërish qarqet ultranacionaliste serbo–ruse në rajon. Nga mendja e shëndosh kan huqur ose veq kan qenë të tillë, Aleksander Vuqiqi, Nikoliqi dhe Vulini, akter këta të viteve të 90-ta kur edhe filluan luftërat në ish–Jugosllavi. Kjo duket së është një lojë e tyre nga e kaluara e hidhur kur Serbia millosheviqiane ishte protagoniste e shpërbërjës më dhunë t ë ish-Jugosllavisë. Aeroplanët dhe dhe tankset ruse të cilat erdhën në Serbi dhe politika ekspansioniste e Putinit në anën tjetër janë indikatorët shtesë që Serbia të rebelohet karshi Kosovës dhe të ardhmës së saj. Deklaratat e Nikoliqit pas kthimit të turpshem të trenit mbrapa, së vendi i tij do të ndërhyn ushtarakisht për të mbrojtur minoritetin serbe në veri janë grishje për luftë. Kjo radhitje e re e ultranacinalizmit serb ka ngjyrime të ndryshme.

Serbia rregullisht është shteti i cili po e prishë qetësinë në rajon. Ky shtet po mbahet gjalllë në saje të prodhimit të krizave në planin e jashtëm së gjendjën ekonomike dhe sociale e ka buzë shpërthimit. Gara serbe së cili është më “patriot” së trjetri kurrë nuk ka pushuar. Këtë garë atë e bëjnë më së shumti kur bëhët fjalë për Kosovën. Zërat e shfaqura kundër politikës shoveniste serbomadhe po shpallën armiqë trë Serbisë. Gjithnjë e më shumë po ka zëra të intelektualëve serbë së pavarësia e Kosovës është realitet, dhe kësaj nuk ka askush mundësi më i ikur. Serbia gjithmonë në krye të shtetit dhe në krye të Kishës Ortodokse Serbe pati njerëzit të cilët janë armiqë të shqiptarëve. Retorika nacionaliste e kreut të Kishës Ortodokse Serbe karshi Kosovës nuk u ndalë kurrë deri më sot. Klerikët më të lartë të Sinodit të Shenjtë janë bashkëfajtorët e vrasjëve masive dhe shkatërrimeve të pronave në Bosnje dhe në Kosovë.

Kryepshkopët Pavle dhe Irineji nuk pushuan kurrë kundër shqiptarëve në tokën e vet. Çdo herë kur ata e vizituan Kosovën-Patrikanën e Pejës dhe Manastirin e Deqanit lëshuan kushtrime për luftë kundër shqiptarëve. Deklaratat e tyre nuk kishin asnjë lidhje më predikimin fetarë për qka ata janë edhe të thirrur. Të tillë ishin edhe përfaqësuesit më të lartë politikë si Koshtunica, Tadiq…, Këta të dy ishin dhe kan mbetur më të zeshmit për ndarjën e Kosovës, përkunder qentikëve të Sheshelit të cilët në programin e tyre poltikë kan pushtimin ushtarak të Kosovës. Retorika dhe veprimet ultranacinaliste të sinkronizuara të serbëve bashkë më kishën po i minojnë bisedimet tashmë të pakuptimta më palën shqiptare. Kjo elitë politike serbe po e shtynë vendin e vet në konfikt më disa shtete në rajon –Kroacinë …

Beogradi zyrtar kurrë nuk ka qenë për dialogë të barabartë më Prishtinën zyrtare. Dialogun gjithmonë e shfrytëzuar për të përfituar në kohë dhe për të përfituar edhe të mira materjale nga BE-ja .Të yshtur nga rusët, pasardhësit e qetnikizmit po dëshirojnë që më çdo kusht të krijojnë situata të konflikteve duke kërcenaur edhe ushtarakisht Kosovën. Me trenin serbë dështen ta mbushin më sruktura të reja paramilitare ruso-serbe verin e Kosovës. Po përdorin skenarë të njejtë sikurse krimineli, Miliosheviq më paramiltarët e Arkanit, Sheshelit, Draganit… dhe bandave të tjera kriminale të cilat shkaktuan masakra të pa para në Bosnje dhe në Kosovë. Në krah të këtyre strukturave paramilitare më rastin e shpërbërjës së ish-Jugosllavisë gjithmonë qendroi Kisha Ortodoske.

Nxitja e konfliktit të ri ushtarak në Kosovë, nuk përkon në kohë dhe as në hapësirë më luftën në ish–Jugosllavi. Tani përballë regjimi criminal i Beogradit e ka NATO-në dhe e ka përballë forcën e re te djemeve të Kosovës. Patriarku Irinej kishte deklaruar së objektet e klutit serb nuk kan mundëis të bëhën pjesë e UNESKO-së në emer të Kosovës. Ai kishte deklaruar gjithashtu së “nese ndodhë diqka në Kosovë në këtë drejtim, duhet ta kthejmë më hatër ose më zor”. Këto kërcënime të vazhdueshme janë tregues së feja nuk është e ndarë nga politika. Kleri serbë kan kërkuar haptazi që rendi i ri botëror duhet të përshtatet më luftërat kristiane, duke shkuar këto kërkesa deri në fashizem të hapur .Thirrjët e reja më militantizëm të vjetër serb për luftë janë të rrezikshme, kur të gjithë njerëzit e mirë të kësaj bote lutën çdo ditë për paqën e përgjithshme…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here