NËNA ÇAME & B U E N A – dy poezi nga Rrustem Geci

0
498

NËNA ÇAMEPoezi nga libri, “Këngët e popullit”

Flamuri i atdheut na fton
detyrat t’i bëjë gjithsecili
se prej sot fillon Çamëria
Bashkimin me Shqipërinë
Flamuri i atdheut na fton
të jemi në hap me kohën
atdheut t’ia japim dorën
atdheut t’ia japim zemrën
Flamuri i atdheut na fton
t’i japim shëndet atdheut
të mësojmë në një abetare
kombin vetë ta bashkojmë
Flamuri i atdheut na fton
ti bëjmë detyrat e shtëpisë
për fëmijët e palindur, dhe
për fëmijët që do të linden!..

Rrustem Geci – Dortmund, 2016

B U E N A

Unë do të kërkoj fjalën që s’digjet
deri në frymën e fundit të jetës
deri në shpirtin e më të bukurës
deri në pambarimin e së përtejmes

Zemër, për një krijimtari ndryshe
unë e t’i bashkë do ta gërmojmë
në farën e zemërimit që s’flë, dhe
në farën e gjelbrimit të pafjetur

Në shpikje të ndjeshme bardhësie
ti do ma sjellësh foshnjën e fjalës
që të bukurën bashkë ta ndjejmë
me voglimat e më të magjishmes

Në paaftësitë për t’i parë ca gjëra
poezia s’pyet, shkon tej mendimit
nuk i mjafton të dehet vetëm, ajo
do dashurinë që fatin e ndryshon

Buena, kam një mendim për artin
fama s´është dhe aq e lavdëruar
kemi një bashkëgjakësi dhimbjesh
midis asaj që e duami dhe jetojmë!..

Rrustem Geci – Dortmund, 2016

SHKRUAJ NJË KOMENT