NË SYTË E BUZËQESHJËS

0
621

Ismet TAHIRAJ

NË SYTË E BUZËQESHJËS

poetes Shqipe Hasani

Fotografinë tënde ne xhep desha ta mbajë
Po thash ferrave e monopatëve
Mos po e shtjerr, sa sherr.
Të të vë në kornizë, si Magdalena
Përherë pranverë.

E nëse lëndohesh ti mike poete
Pa fajin tënd të trendëfiltë
N’zarf do ta kthejë
Pikëllimit gji, druaj se i çel
Blero në poezi pëherë….

ULËZA

Një ulëze që qante më lotë
Vathi në prehërin e saj kishte ra,
Askush as ulëza s’e ka pa
E tashë fëmijët me pipëza
çan retë nëpër mot
Saktë, kot…
Kurmin tënd kurrë gjë s’e pagoi dot
Ulëza u tha, fusha ka lotë…

NJË SHKREPSE

Një shkrepse në duar ta mbajë
Kur përlahëm më ndoken
Se përlarja s’ka uzdajë, veç vaje
Të më ndritë rrugën e mëndjës esellë
S’është perverse një shkrepse
Gjithmonë të jetë e ndezur…

Bulec, Janar 2016

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here