NË MUZEUN KOMBËTAR, NË TIRANË, U BË PROMOVIMI I LIBRIT “BARDHËSITË E ATDHEUT” TË AUTORIT Z. AFRIM MUSTAFA

0
659

Tiranë, 10 dhjetor 2016

Shkruan Prof. Zymer Mehani

Veç viseve të tjera të atdheut, promovimi i librit “Bardhësitë e atdheut” ,i këtij thesari të rëndësishëm mbarëkombëtar u bë edhe në Tiranë, më 10 shjetor 2016, në amfiteatrin e Muzeut Kombëtar, ku ishin të pranishëm veteranë dhe përfaqësues të OVL-ve, familjarë të dëshmorëve të LÇ në viset shqiptare, studentë, profesorë dhe musafirë të tjerë. Libri me 2 500 dëshmorë i autorit Afrim Mustafa tashmë ka hyrë në qindra-mijëra familje shqiptare dhe për këtë monografi gjithëpërfshirëse, interesimi i publikut mbarëshqiptar po rritet për çdo ditë.

Nga fjalimet që u mbajtën për këtë libër të rëndësishëm me përmasa gjithmombëtare, ky libër u vlerësua shumë lartë. Ndër të tjerash nga referuesit u tha se librin “Bardhësitë e atdheut” të autorit-veteran të UÇK-së, z. Afrim Mustafa, lirisht mund ta quajmë enciklopedi gjithëpërfshirëse dhe gjithëkombëtare, për faktin se brenda kopertinave të tij janë përfshirë 2. 500 dëshmorë të lirisë dhe sapak nuk është çudi që vërtet tashmë ka bërë emër në publikun mbarëshqiptar.

“Me këtë vepër, të gjithë arrijmë të mësojmë për heroizmin dhe lavditë e dëshmorëve, si dhe t’i nderojmë ata”, kanë thënë në promovim referuesit me kumtesat e tyre.

Librin “Bardhësitë e atdheut” e kanë vlerësuar lartë veçanërisht familjarët e dëshmorëve të të gjitha trevave shqiptare, të cilët kanë theksuar se kjo vepër, përveç ndriçimit dhe dokumentimit të historisë së lavdishme, ofron edhe shumë ngushëllim dhe krenari për familjarët që flijuan më të dashurit e tyre.

Kjo vepër e Mustafës është nderimi dhe përkujtimi më dinjitoz që u bëhet dëshmorëve të atdheut disa vjet pas rënies së tyre.
Referuesi z Behram Hoti tha se kërkojmë publikisht që institucionet qendrore e Republikës së Kosovës , të Republikës së Shqipërisë, të Republikës së Maqedonisë dhe të institucioneve kudo ku vendosin dhe udhëheqin shqiptarët-në komunat shqiptare, ta financojnë ribotimin e “Bardhësitë e atdheut” – të këtij dokumentimi shumë të rëndësishëm për kombin shqiptar, sepse është kurorëzim i të gjitha fitoreve të të tri luftërave heroike çlirimtare që shqiptarët i zhvilluan hovshëm në fundshekullin XX dhe fillimin e shekullit XXI.

Edhe poeti Agim Doçi e vlerësoi lart këtë liber. Ai ndër të tjerash tha se kjo monografi bashkon dhe nderon dëshmorët, ashtu sikurse ishte synimi dhe ideali i vetë dëshmorëve për liri, pavarësi dhe për bashkimin kombëtar… Kështu pohojnë baashkëluftëtarët, eprorët, udhëheqësit e luftërave çlirimtare, poetët dhe krijuesit e tjerë shqiptarë.

Edhe në këtë promovim të librit, autori z.Afrim Mustafa u zotua se familjarëve të të gjithë dëshmorëve nga një ekzemplar të librit do t’ua dhurojë falas, por këtë mund ta bëjë vetëm pasi të marrë përkrahje nga institucionet qendrore dhe lokale të Republikës së Kosovës. Autori e ndjen që 2500 dëshmorët në Kosovë, Kosovë Lindore dhe në Maqedoni, pra familjarët e tyre të nderohen me nga një libër, ku ata i kanë më të dashurit e tyre dhe tanë- heronjtë që u flijuan për këtë tokë e për këtë atdhe… Dhe vërtet libri i Afrim Mustafës është krenari, është domosdoshmëri për çdo brez dhe ajo duhet të vendoset dhe jehojë te çdo shtëpi shqiptare… Autori pret përkrahje për ribotimin e radhës të enciklopedisë “Bardhësitë e atdheut”, përkrahje kjo e munguar totalisht deri tash edhe nga institucionet e Republikës së Kosovës, por edhe nga ato të Shqipërisë dhe të Maqedonisë.

Në fjlimet e tyre në promovim të librit si pike e përbashkët doli fakti se libri për herë të parë bashkon si një emblemë të gjithë dëshmorët e të tri luftërave të UÇK-së, ashtu siç ishin të bashkuar me idealin e tyre dëshmorët e atdheut tonë.

Gjatë promovimit mësuam edhe shumë fakte lidhur me librin: Libri përshkruan në tërësi madhështitë dhe heroizmat e dëshmorëve të luftërave të UÇK-së në Kosovë, Kosovë Lindore dhe në Maqedoni. Është krenari e thellë për të gjithë çlirimtarët, e veçmas për familjarët e dëshmorëve që në librin “Bardhësitë e Atdheut” autori Afrim Musatafa ka përfshirë të gjithë 2225 dëshmorët e rënë heroikisht nga 1997 – 2002. Por, me shumë nder dhe saktësi në libër autori përfshin edhe dëshmorë të lavdisë e të krenarisë kombëtare të viteve ’43, ’44, ’45, ’68, ’81, ’89 etj., si: Shaban Polluzhën, Avdyl Durën, Ramë Bekën, Mulla Idriz Gjilanin, Fazli Graiçevcin, Ramiz Cërnicën, Kadri Zekën, Jusuf e Bardhosh Gërvallën, Afrim Zhitinë e Fahri Fazliun, Ylfete Humollin, Mirvete Maksutajn etj., kuptohet, në qendër të vëmendjes është kryelufta me kryeheronjtë e UÇK-së:

Kryekomandanti legjendar Adem Jashari, Shabani e Hamza, Zahir Pajaziti, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Agim Ramdani, Ilaz Kodra, Luan Haradinaj, Agim Çelaj, Tahir Sinani, Hyrë Emini, Rrahim Beqiri, Rexhep Bislimi, Qamil Ilazi, Ahmet Kaçiku, Ismet Asllani, Remzi Ademaj, Fadil Nimani, Beqir Limani, Shemsi Ahmeti, Vëllezëit Gursel e Bajram Sylejmani, Toni e Mici etj.

Për veprën madhore kombëtare të përmasave edhe ndërkombëtare, në media të ndryshme, prezantime e promovime, vlerësime të larta kanë dhënë edhe : dr. Jakup Krasniqi, gjeneralët: Bislim Zyrapi, Shukri Buja, Rrustem Berisha, dr. Jahja Drançolli, dr. Selim Daci, Kudusi Lama, dr. Sabri Kiçmari, veprimtarët: Mr. Bahri Gashi, Gafurr Bytyçi, Ramiz Merko, Behram Hoti, Gazmend Islami dhe shumë veprimtarë e atdhetarë të tjerë.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here