NAIM FRASHËRI (1846-1900) – THEMELUES I LETËRSISË SHQIPE PËR FËMIJË

0
1914

Shkruan Zymer Mehani

Naim Frashëri është poeti i madh i kombit dhe figura qëndrore e letërsisë shqiptare të Rilindjes. Ai u bë shprehës i aspiratave të popullit për liri e përparim. Tradita që krijoi Naimi, është e gjallë dhe frymëzuese edhe në jetën e shoqërisë sonë të sotme. Naimi më tepër se shkrimtar, është poeti më i madh i Rilindjes sonë Kombëtare, është atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës shqiptare. Ai i ngriti hymn atdheut dhe lirisë, gjuhës dhe shkollës, diturisë dhe përparimit:

Dhe drit’ e diturisë,
Përpara do na shpjerë
Përpara drejt lirisë!

Krijimtaria letrare për fëmijë e Naimit është mjaft e gjere dhe e pasur. Ai ka qenë ndër të parët rilindës që kuptoi- siç thotë Nonda Bulka,- nevojën e krijimtarisë për fëmijë si mjet të rëndësishëm për emancipimin kulturor e shpirtëror të brezit të ri.Në konceptin filozofik të Naim Frashërit shprehet motivi i qartë i tij ”s’mjafton të bëhet Shqipëria”, po”duhen bërë edhe shqiptarët”25.

Në vitet 1884-1885, së bashku me Jani Vreton dhe me Samiun, botoi revistën kulturore Drita ( e cila pas disa numrash u titullua Dituria), gjithsej 12 numura, ku veç poezive për të rriturit, filloi të publikonte edhe shkrime mësimore e letrare për të vegjëlit.

Veç veprave për të rritur (“Bagëti e bujqësi”, “Lulet e verës”, “Historia e Skënderbeut”, “Qerbelaja” etj.), Naimi botoi edhe tekste për shkollat e para shqipe Histori e përgjithshme, Histori e Shqipërisë, Dituritë (në botimin e dytë të saj u titullua Gjithësia), si dhe tre libra të tjerë, ku përmblidhet kryesisht edhe krijimtaria e tij letrare për fëmijë:

– Vjersha për mësonjëtoret e para. Bukuresht 1886
24 Bedri Dede, “Tradita dhe probleme të letërsisë shqipe për fëmijë”, Tiranë, 1971, f. 60
25 Nonda Bulka, “Naimi dhe fabulat”, Nëntori, Nr. 5, 1971, f. 51
– E këndimit çunavet këndonjëtoreja.Copë e parë, Bukuresht 1886

– E këndimit çunavet këndonjëtoreja.Copë e dytë, Bukuresht 1886 Në tërë këtë krijimtari letrare, Naim Frashëri na shfaqet jo vetëm si shkrimtar e poet i shquar por, njëherësh edhe si pedagog i madh. Me tregimet e shkurtra në librin E këndimit çunavet Këndonjëtoreja ai u cilësua si prozator i talentuar për të vegjël, ndërsa me artin poetik,në përmbledhjen Vjersha për mësonjëtore te para ai u bë themeluesi i poezisë për fëmijë.

Aty ku jane plot 37 krijime poetike, një mozaik i vërtetë, një përzierje fjalësh të urta të vëna në vargje, përrallash të marra disa nga fabulisti francez i shekullit të XVII, La Fontene, e disa të krijuara nga ai vetë. Gjenden dhe plot poezi me tema filozofike, si: Gjithësija, Njerëzija, Mejtimi, ku Naimi del në rolin e edukatorit dhe bëhet propagandist i virtyteve fisnike të dashurisë për punën, të nderit, të besës, të drejtësisë, të së vërtetës, të humanizmit, të dëshirës për mësim e dituri, të atdhedashurisë 26.

Merita më e veçantë e Naimit në këtë krijimtari letrare qëndron se ai ngriti letërsinë për fëmijë në një nivel më të lartë artistik, duke ndikuar fuqishëm tek rilindësit e tjerë. Në vështrimin e përgjithshëm të kësaj letërsie Naimi si poet dhe shkrimtar nëpërmjet gjinive dhe llojeve të ndryshme, synon t’u japë këshilla, të përcjellë urtësi dhe filozofi por edhe të rrezatojë edhe elemente të kulturës dhe edukatës, të sjelljes dhe moralit.

Naimi, ashtu si pararendësit e tij Naum Veqilharxhi dhe Kostandin Kristoforidhi, iu përkushtua letërsisë për fëmijë për të ndikuar thellë në ndërgjegjjen e moralin e fëmijëve. Në këtë këndvështrim ka dhe një arsye tjetër, që Naimi iu kushtua letërsisë për fëmijë: ai ishte i bindur se themelet e kulturës gjuhësore të kombit vihen në shkollë dhe në vegjëli. “Djemt’
e vegjël e vashat e vogëla lipsetë të mësojnë gjuhën e tyre, ta këndojnë drejt, e ta shkruajnë mirë”27. Në këtë mënyrë proza dhe poezia për fëmijë i nënshtrohen qëllimit të tij:
edukimit artistik dhe atdhetar të fëmijëve.

Një nga tiparet themelore të krijimtarisë letrare për fëmijë është se ai përmbledh e shkruan vjersha, proza e krijime që u drejtohet fëmijëve, ku ata janë personazhe.

Në krijimtarinë letrare për fëmijë dallohen edhe proza të shkurtëra, disa prej të cilave kritika letrare i ka quajtur skica.
Në prozën për fëmijë të këtij shkrimtari, disa krijime kanë veçori të tregimit, disa të fabulës; gjithsesi, ato kanë karakteristikat e tipit dituror, nëpërmjet të cilave në botën e fëmijëve sjellin njohuri mbi natyrën, shoqërine dhe gjithësinë.
Në tregimin Vash’e urtë, fëmijët mësojnë për Diellin dhe yjtë e tjerë. Si janë krijuar? Si lëvizin në hapësirë? Në radhët e këtyre tregimeve natyrshëm përcillen mendime të urta e këshilla, siç ndodh në këtë rast kur e ëma i thotë së bijës:

”Këndo e mëso të març vesh gjithësinë edhe Perëndinë”28.
26 Zija Xholi, “Mendimtarë të Rilindjes Kombëtare”, Tiranë, 1987, f. 173
27 Naim Frashëri, “E këndimit çunavet Këndonjëtoreja”, copë e dytë, shtypurë prej Shoqërise Drita, Bukuresht 1886, f. 3
28 Po aty, f. 38

Ndërsa te tregimi I urti dhe i marri kallëzohet sesi fëmija i urtë mëson, prandaj kujdeset të jetë i pastër, kurse përballë tij qëndron i marri, i prapti, i cili jo vetëm nuk mëson por mbart edhe vese.
Në prozën me titull Kalorësi, Naimi e shquan porosinë: njeriu duhet të pranojë zemërgjerë, si të mirën ashtu edhe të keqen, sepse e keqja, herë-herë, mund të ketë të mirë. Njeriu rritet mes vuajtjeve e vështirësive, ashtu si kalorësi Qendro, i cili duhet të dijë t’u shmanget rreziqeve të jetës.

Duke synuar edukimin artistik dhe atdhetar të fëmijëve, Naim Frashëri ka hartuar proza të shkurtra:
“Aristoteli”,“Ipokrati”, “Themistokliu” në të cilat shpalosen njohuri historike, ngjarje dhe personazhe historike, duke shfrytëzuar tharmin e anekdotave historike. Kështu, përmes trimërive dhe bëmave të Skëndebeut, shkrimtari e ndërton prozën e vet për të ravijëzuar në sytë e fëmijëve lavdinë shqiptare të shekujve. Kjo vepër në të vërtetë është apotheozë e trimërisë, e nderit, e burrërisë, e krenarisë e mbi të gjitha apotheozë e lirisë dhe e pavarësisë.
Kështu ai tregon anekdotën për Themistokliun, që detyrohet të ikë prej Spartës në Persi, por pastaj më me qejf do të pijë helmin sesa t’i prijë ushtrisë persiane kundër atdheut të vet.

Proza për Aristotelin përbëhet prej dialogut ndërmjet filozofit grek dhe nxënësit të tij, Aleksandrit të Maqedonisë, për rindërtimin e qytetit të Stagirës, që e kishte rrethuar i ati, Filipi i Maqedonisë.
Hipokrati, jep dialogun ndërmjet mbretit të Persisë, që e fton Hipokratin të shkojë të jetojë pranë tij dhe këtij mjeku të përmendur grek që i përgjigjet: Nuk mund të lë nevojën e mëmëdheut tim e të ndjek të mirën tuaj.

Nëpërmjet dialogëve dhe kallëzimeve, shkrimtari ndërton një botë interesante për fëmijët. Në prozën e Naim Frashërit zënë vend edhe mjaft përshkrime, përralla e anekdota mbi jetën e kafshëve. Të tilla janë tregimet: Qeni dhe besa e tij, Kali, Qeni, Qengji, Dimri etj. Te tregimi i parë, lexuesit i ngel në mëndje figura e qenit Xhuf, i cili jep jetën për të ruajtur pasurinë e të zot. Në tregimin Dimri kemi një vajzë të mbarë, Kaçen, që gjatë stinës së ftohtë ushqen një zog të vogël, i cili miqësohet me vogëlushen. Autori krahas personazheve kafshë vizaton edhe portrete të fëmijëve që ushqejnë një dashuri të veçantë për natyrën, kafshët, zogjtë, jetën.

Megjithatë në prozën për fëmijë të Naim Frashërit vihet re prirja romantike për të pasqyruar temën historike, gërshetuar me temën bashkëkohore; në të ndihet frymë realiste që mund të quhet zotëruese e tyre ideostilistike. Artistikisht më të sukseshme se kjo, ndërkaq, mund të quhen ato proza për fëmijë që prej rrafshit realist ngrihen në rrafshin fantastik29 .
Prof. Rexhep Qosja me të drejtë vë në dukje se: Naim Frashëri 30, shpesh, i fillon prozat e tij ashtu sikundër edhe fillojnë përrallat dhe, në këtë mënyrë, edhe prozat dukshëm realiste, herë-herë, i ndërton sipas procedimit të përrallës.

29 Bedri Dede, “Tradita dhe probleme të letërsisë shqipe për fëmijë”, Tiranë 1971, f. 71

30 Rexhep Qose, “Porosia e madhe”, Tiranë 1989, f.120 Në këtë këndvështrim, duke analizuar disa prej tregimeve të shkrimtarit, në nisjen e tyre vihet re lehtë natyra e përrallave popullore në prozën e tij: Një mëmë kish një djal’ e një vashe (Te urtete). Një djalë thosh gjithnjë të rreme (Gënjeshtari), Një mëmë kish tre të vegjëlë (Vetëdija), Një njeri kish marr’ udh’ e ish lodhure (Njeriu pa ment), Një mëmë kish tre djem,kish dhe nj’unazë (Mëmë e mirë) etj.

Natyrën e prozës popullore shqipe, elementët përrallore dhe kallëzimet Naim Frashëri i shfrytëzon edhe për një arsye tjetër.
Në këtë mënyrë trajta ligjërimore i përshtatet botës psikologjike të fëmijëve. Brenda tyre ka urime, lutje e përshëndetje që krijojnë një botë emocionale të pasur tek fëmijët.

Një nga tiparet e tjera të prozës së tij është se situatat, ndodhitë dhe trimëritë në të cilat gjallërojnë fjalët e mençura dhe të urta, shpeshherë marrin kuptimin e gojëdhënave të cilat realizojnë mesazhe diturore, morale dhe artistike te fëmijët.
Të gjitha prozat për fëmijë të Naim Frashërit kanë përmbajtje fare të thjeshtë, të dhëna në vija të përgjithshme, pa thellime psikologjike dhe tematike, në të cilat vetëm sa përvijohen idetë e porositë morale. Në to rregullisht ballafaqohen ide të kundërta, e mira dhe e keqja, e bukura dhe e shëmtuara, urtësia e mosdija. Kjo vetëdije mitologjike në përvetësimin e botës, thekson Prof.

Qosja, i bën interesante për botën e fëmijëve, veç i thjeshton shumë artistikisht. Pra, duke ia nënshtruar me çdo kusht ndërtimin e prozave porosisë së përshkuar prej ndjenjash të flashkëta morale, Naim Frashëri i dëmton artistikisht ato. Për këtë arsye disa nga prozat e tij për fëmijë qëndrojnë me afër artikullit moral sesa prozës artistike31.

Në krijimtarinë letrare për fëmijë të N.Frashërit një vend të rëndësishëm zë poezia. Ky art poetik zë një vend të veçantë te Vjersha për mësonjëtoret e para (1886), libër që është i pari vëllim me vjersha në historinë e letërsisë shqiptare për fëmijë, por edhe në përmbledhjen Parajsa dhe fjala fluturake (1894). Si sasi është më e madhe se proza, ndërsa nga përmbajtja poezitë dhe prozat janë të afërta dhe të ngjashme. Vjershat e Naim Frashërit për fëmijë, në përgjithësi, janë më të përbëra, kuptimisht më të ngjeshura, prandaj edhe më të rënda për përvetësim: ato janë vjersha që u dedikohen fëmijëve po aq sa u dedikohen edhe të rriturve dhe për këtë arsye kërkojnë ndihmën e prindit e të mësuesit.

Kjo duket në vjershën Fjalët e qiririt (që, megjithëse është futur te teksti “Vjersha për mësonjëtoret e para” është më tepër krijim për të rriturit), ku poeti shpalos misionin e tij si edukator, që porsi qiriu i ndezur, duhet të digjet e të përvëlohet, vetëm e vetëm të ndriçojë mëndjen e njerëzve.

Duke zotëruar idetë iluministe, poeti ynë kërkon të përsosë moralisht njeriun (fëmijën), të përcjellë tek ai mendime e ide për “mbrothësinë” dhe qytetërimin.

Ja se si këndon:
Në mes tuaj kam qëndruar
31 Po aty, f. 121
E jam duke u përvëluar,
Që t’u ap pakëzë dritë,
Natënë t’ua bëj dritë!
Do të tretem, do kullohem
Do digjem, do përvëlohem,
Që t’u ndrinj mirë të shihni
Njëritjatrinë të njihni!
Për ju do të rri të tretem
Asnjë çikë të mos mbetem!
Të digjem të qaj me lot,
Se mallin s’e duroj dot!
Kur më shihni se jam tretur
Mos më quani se kam vdekur!
Jam i gjallë, jam në jetë
Jam në dritë të vërtetë!

Vjershat e Naimit i edukojnë të vegjëlit me ndjenjat e humanizmit të thellë e të patriotizmit të flaktë, që e shquanin vetë poetin tonë. Te brezi i ri ai shihte shpresën e të ardhmes së vendit, ndaj edhe iu përkushtua me aq zjarr. Ky vizion i poetit gjeti mishërim më të plotë sidomos në vjershën Të vegjlit, ku adhurimi për fëmijët njëjtesohet me dashurinë për Atdheun:

“Lërini të gjithë të vijnë,
të vegjlit ndaj meje…
……………………………
O foshnjëzat e uruar!
U kam mall’ e dashurinë,
me kënda t’u mbaj në duar…
Ju dua si perëndinë.
Zot i madh e i vërtetë!
Falu gjith mirësitë
Të rrojnë me nder në jetë,
Të mësojnë dituritë,
Të bëhenë të vërtetë,
Të nderojnë mëmëdhenë,
Vleftënë t’ia lartësojnë,
Mbi gjithe botën ta ngrenë
Si lule ta zbukurojnë!” 32…

Në krijimtarinë e larmishme poetike të Naim Frashërit vend të konsiderueshëm zë poezia diturore, ku i kushton rëndësi ngritjes diturore të njerëzve, veçanërisht fëmijëve. Ai nuk nguron që përhapjes dhe popullarizimit të dijes t’i flijojë edhe poezinë.
32Ramazan Çadri, “Letërsia shqipe për fëmijë”, Tiranë 2001, f. 82 Për popullarizimin e njohurive të këtij karakteri në shkrimet e veta poeti ynë shpeshherë ka krijuar pasazhe me nuanca emocionale, të përshtatshme për të plotësuar kërkesat e fëmijëve dhe në përputhje me psikologjinë e tyre. Nëpërmjet figurave poetike fëmijët ngulitin në mendjen e tyre disa të vërteva shkencore dhe të natyrës. Në to mund të mësohet se Toka është trup qiellor që sillet rreth Diellit, kurse Hëna rreth Tokës. Kështu përmes mënyrës së qëlluar personifikuese të trupave qiellore, autori ka bërë karakterizimin e planetit tonë me anë të këtyre vargjeve lakonike në vjershën Gjithësija:

Dheu është një yll i qiellit,
që lëvrin në hapësirë,
i vjen rreth e rrotull Diellit,
merr të ngrysur e të gdhirë,
Djellinë e ka atë,
E hënënë e ka bijë,
Bashkë me ta dit’ e natë
Rron si ç’është një fëmijë33.

Në përfytyrimin e fëmijëve nëpërmjet marrëdhënieve babë-mëmë-bijë, zbërthen trupat qiellorë dhe njohuritë t’u nguliten thellë në mendje. Po kështu, përmes figurave mësojmë se trupat qiellore janë krijuar prej një përplasjeje në Gjithësi, se ata trupa janë të zjarrtë, në gjëndje të përhershme lëvizjeje, se Dielli është shumë më i madh se Toka e rreth tij vërtiten shumë planete.

Prej vjershave shpjeguese diturore të Naim Frashërit mund të mësohen njohuri edhe për një sërë dukurish natyrore: sesi krijohet shiu, bora, era, rrufeja; njohuri për kontinentet; për njeriun dhe rracat e njerëzve etj, etj.Në disa nga këto krijime shfaqen edhe ndjenja patriotike të Naimit. Kështu në vjershën Dituritë poeti tregon se populli shqiptar është ndër të parët në ato popuj më të lashtë që erdhën nga Hindia dhe zunë vend në kontinentin evropian:

Pelasgët qenë syresh të parët,
Dhe bijt e tyre ne Shqiptarët34…

Në këto vjersha spikat mjeshtëria e Naimit si shkrimtar dhe pedagog për t’u dhënë fëmijëve dije shkencore në mënyrë origjinale, të thjeshtë, por edhe tërheqëse. Ndaj, poeti ynë i kushtoi shumë rëndësi poezisë shpjeguese diturore sepse kërkon të ndikojë te lexuesit e vegjël, të krijojë tek ata mendime të drejta për botën, që të mos u nënshtrohen paragjykimeve fetare.

Një cikël të tërë vjershash Naimi ia kushton ngritjes morale të njeriut, edukimit dhe arsimimit të tij. Të tilla janë vjershat Njerëzija, Falja, Mejtimi, E vërteta, Fjalëtë e të urtët si dhe fabulat e përshtatura prej La Fontenit dhe fabulat origjinale që shkruan vetë.

33 Naim Frashëri,” Vepra të zgjedhura 2”, Prishtinë 1978, f. 17
34 Po aty, f. 60
Cilat janë virtytet që Naim Frashëri dëshiron t’i zhvillojë te fëmijët?
Naimi shkrimtar dhe pedagog, përmes krijime, synonte aktivizimin e mendimit intelektual e arsimor si dhe emancipimin moral shpirtëror të fëmijëve.

Kështu, në mjaft vjersha të ciklit Fjalët e t’urtëve, nga pozita të përparuara për kohën, jepen mësime e porosi morale që i vlejnë çdokujt në jetë, bëhet vlerësimi i virtyteve dhe i ndjenjave të pastra njerëzore, flitet për rëndësinë që ka puna dhe dija në jetën e njeriut, qortohen veset e dëmshme, lartësohen ndjenjat fisnike të dashurisë për gjuhën, Atdheun, prindërit, shokët etj.

Pavarësisht nga fryma përgjithësisht didaktike-morale, në vjershat e këtij karakteri bie në sy puna e kujdesshme e mjeshtërit të madh të gjuhës shqipe. Në të shumtën e herës mësimet e porositë morale në to jepen në formë lakonike, me ton të qetë prindëror dhe në mënyrë të poetizuar, duke përdorur për këtë qëllim figura stilistike, përsiatje dhe asociacione të thjeshta të cilat e lehtësojnë përvetësimin e kuptimeve me vlera të universalizuara, si p.sh:

“Po të mësojmë,
Të këndojmë
Mirë do të rrojmë
Në këtë jetë,
Se dituria
E njerëzia
Dhe mirësia
Njerinë e çquajnë
Mëndja ndritohet,
Zemëra ngrohet
Shpirti madhohet”35

Sipas mendimeve të poetit, dija është një prej kushteve të para, themelore të ngritjes morale të njeriut. Dija për të është pasuria më e çmuar e njeriut, që nuk e lë kurrë në varfëri.

Ose, te Fjalët e të urtit, që gjithashtu janë shkruar në vargje, vlerat e dijes jepen në mënyrë të tërthortë. Në qoftë se është e vërtetë se dituria është mëma e mirësisë, është po aq e vërtetë edhe e kundërta se padija është burimi i të keqes.
Ajo sjell marrëzitë dhe ligësitë.

“Kusaria, ligësia,
dhe sa të këqia janë
te e gjithë njerëzia
padijen mëmë kanë”36.

Naimi dëshiron t’i mësojë fëmijët që të dënojnë gënjeshtrën, shpifjen, smirën, urrejtjen, veset:
35 Naim Frashëri, “Vepra të zgjedhura2”, Prishtinë 1978, f. 21
36 Po aty, vepra 2, f. 14

Duhet të rronç i vërtetë,
Pa të lësh emër për jetë37.

Bamirësia është njëra prej cilësive të rëndësishme morale të njeriut, ku, Naimi do të përsërisë shume herë, qoftë në vjershat morale që krijonvetë, qoftë përmes fabulave që përshtat nga La Fonteni, se në fëmijëri duhet zhvilluar ndjenja e
mirësisë:

Duhet që nga vogëlija,
Bërë zakon mirësija 38.

Naim Frashëri dëshiron të zhvillojë tek fëmijët dashurinë për punën. Vetëm nëpërmjet saj fëmijët mund të bëhen të vyeshëm për prindërit, për popullin, për njerëzimin.
Një kujdes të veçantë Naimi do t’i kushtojë edhe një ndjenje:
atdhedashurisë. Megjithëse ka pak vjersha që mund të quhen atdhetare, Naim Frashëri ka shume vargje që mund të quhen të
tillë:

Njeriu po s’deshi kombin e tija,
e mëmëdhenë,
Nuk ka pjesë nga njerëzia
S’do as vethënë39.

Ndërsa tek vjersha Fjala, poeti shpreh misionin e tij që fëmija të edukohet dhe të vëllazërohet për përparimin e jetës dhe kombit.

Zot! falna vëllazërinë,
Dashurin’ e miqësinë,
Epna dëshirë të msojmë,
E të mirat të punojmë,
Bëna të but’ e te qetë,
E të urt’ e të vërtetë,
Jetënë ta trashëgojmë 40.

Naim Frashëri përpiqet për një edukim të ri të fëmijës, që do të mbështetet në diturinë e jo në fenë.
Mjaft të këndshme për të vegjëlit janë dhe fabulat, të cilat konsiderohen ndër krijimet më të bukura të Naim Frashërit.
Të terheqim vëmendjen 23 fabula që ai i përshtati në mënyrë mjeshtërore nga La Fonteni ose i sendërtoi ato sipas motiveve të fabulistit të njohur. Këto i botoi së pari gjatë vitit 1885, në revistën Dituria, në një rubrike të veçantë me okelio ” E vërteta ndë përralla” dhe në vitin pasues ato hynë në përmbledhjen Vjersha për mësonjetoret e para. Në këtë përshtatje të bie në

37 Po aty, vepra 2, f. 30
38 Po aty, vepra 2, f. 30
39 Po aty, vepra 2, f. 54
40 Po aty, vepra 2, f. 34

sy ndihmesa origjinale e shkrimtarit tonë si në drejtim të përzgjedhjes tematike të fabulave, që i shkonin më shumë situatës, ashtu dhe në zgjerimin e vlerave shprehëse të tyre.

Ideja morale përgjithësisht përftohet në mënyrë të qartë, nga vetë zhvillimi i ngjarjes dhe i veprimit të personazheve konvencionale, të cilët përshkruhen me stil të thjeshtë e me figura artistike konkrete.

Pjesa më e madhe e fabulave aludojnë për dukuri të realitetit shqiptar, shprehin protestën kundër shtypësve, padrejtësive shoqërore dhe dënojnë norma e vese njerëzore të dëmshme.

Kështu në mënyrë mjaft të natyrshme, përmes rrëfimit me ton të shtruar pavarësisht se autori ka përdorur varg të gjatë, mesazhi del i qartë në fabulën ”Dhelpra dhe lejleku”:

Dhelprës një kocke i kishte mbetur
Në grykë e kishte rënë e mekur,
Lejleku e pa dhe qepn’ e përpoqi
Zbriti, ja zuri kockën e ja hoqi,
Dhelpra u ngrit, për gruk’ e përfshiu.
…………………………………………..
I ligu, dore s’ heq nga e tija,
Ndaj atij nuk i vlen mirësia42.

Ndërsa në fabulën Dimëri dhe vera vargu është më i shkurtër, ritmi i shpejtë dhe intonacioni i shkathët.

Dimëri dhe vera
Haheshin një ditë
Njëri thoshte të tjetra,
Tjetri të titë:
Vera thosh që unë
Vinj e ndreq çdo punë:
Qielli ndrin
Dhe vetëtin.
E dheu mbleron,
Dhe lulëzon,
Bilbili del,
E gjethi çel…

Masa e vargut në fabulat e Naimit ndryshon në përputhje me vete karakterin e ngjarjes që rrëfehet. Një pjesë e mirë e fabulave, nga shtjellimi i subjektit, të kujtojnë motivet e përrallave popullore shqiptare,si: Dimri e vera, Kunadhja e veshur si këndes, Ujku dhe qengji, Dragoi dhe ujku, Qeni dhe hieja e tij etj.

Karakteristikë e këtyre fabulave është origjinaliteti i tyre.
Naimi ka bërë një punë me të vërtetë krijuese me to. Ai merr nga burimi disa detaje a 41RamazanÇadri,”Letërsia shqipe për fëmijë”, Tiranë 2001, f.

Naim Frashëri, “Vepra të zgjedhura2”, Prishtinë 1978, f. 72
Po aty, f. 83

elemente dhe i përpunon e i zhvillon më tej me mënyrën e vet të të shprehurit, me stilin e tij individual, me talentin e vet poetik.

Të bie në sy në to edhe fryma romantike e jetës. Kafshët humanizohen dhe jepen si bartëse të virtyteve e të veseve njerëzore.
Qëllimi i autorit në fabula nuk është vetëm didaktik e moralizues. Si mjeshtri La Fonten, edhe Naimi përpiqet së pari të na japë një krijim të bukur artistik. Dhe, pasi lexuesi të jetë kënaqur me ngjarjen tërheqëse, me detaje të ndryshme, me dialogjet dhe sjelljet e ndryshme të personazheve kafshë, autori arrin në porosinë morale.

Te fabula Gjinkalla dhe miz’ e dheut, ndërsa fabulistët e tjerë klasike botërore e vdesin urie gjinkallën dembele, Naimi vepron ndryshe. Miza e dheut i jep asaj ushqim sa për të mbajtur veten gjallë deri në pranverë dhe e këshillon:

Pa shih tjatër herë,
sa pa shtrenguar, pa prishur moti,
të mbledhc gjë ndë verë.
E më tej porosia moralizuese:
Kush nukë punon, fort mirë ta dish,
që kurrë s’ka pjesë.

Është një predikim i urtë e zemërgjerë, në përputhje me karakterin, botëkuptimin e temperamentin e poetit tonë të madh.
Te fabulat e Naimit në përgjithësi zotëron karakteri narrativ.

Veç ka edhe të tilla ku aksioni zhvillohet pa komente dhe pa ndërhyrjen e autorit. Dhe këto janë nga krijimet më të bukura.
Përmendim, për shembull, fabulën Ujku dhe qengji e ndonjë tjetër, ku fabulisti ynë i paraqet personazhet në kushte natyrore: në pyje, livadhe etj. Ja si fillon fabula Të dy qetë dhe ujku:
Ishte një fushë me lule shumë,
nëpër mes të saj shkonte një lumë…

Fryma popullore është mjaft e pranishme në këto fabula, ku autori përdor lokucione apo frazeologji të popullit. Edhe fillimi i tyre shpesh është si në përrallat tona, pa zgjatje, por duke përshkruar mjedisin ku do të zhvillohet ngjarja. Kësisoj, fabulat e Naim Frashërit janë krijime poetike pothuajse origjinale.
Duke përfunduar themi se Naim Frashëri e ka pasuruar letërsinë shqipe për fëmijë si me larminë e përmbajtjeve ashtu edhe me larminë e trajtave poetike.

Astrit Bishqemi, “Historia e letërsisë shqiptare për fëmijë”, Elbasan, 2001, f. 60
Naim Frashëri, “Vepra të zgjedhura2”, Prishtinë, 1978, f. 40 Po meritat e Naim Frashërit si shkrimtar i fëmijëve, si prozator dhe vjershëtor i fëmijëve, mund të shihen në plotësinë e tyre vetëm në qoftë se merret parasysh se në kohën kur ai shkruan shqip për fëmijë, letërsia për fëmijë nuk kishte ndonjë traditë posaçërisht të zhvilluar jo vetëm në Ballkan, por as në Evropë.

Me Naimin u çel një traditë e re letrare që do të zgjerohej e pasurohej më tej nga pasardhësit. Pikërisht për këtë kontribut të shënuar që solli.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here