MOS E VOTONI HASHIM THAÇIN PËR PRESIDENT

0
1213

NËNDEGA E LDK-së NË SCHWYZ – ZVICËR

Në mbledhjen e kryesisë së Nëndegës së LDK-së në Kantonin Schwyz të kryesuar nga kryetari z. Osman Sheholli,
e gjithë kryesia e nëndegës njëzëri ju bënë ftesë deputetëve të LDK-së: Mos e votoni Hashim Thaçin për President të Kosovës,
as mos iu bindni Isa Mustafës i cili na tradhtojë të gjithëve. Ai i mori votat nga ne dhe pastaj u bashkua me PDK-n.
Deputet të LDK-së, mos e tradhtoni elektoratin sepse zgjedhjet po trokasin në derë dhe ju më nuk do të keni mundësi të na mashtroni përsëri.

Sigurisht Hashim Thaçit me tu bërë President, do ta shpërndajë qeverinë dhe do t’i shpallë zgjedhjet e reja.
Ju deputete e deputet që do të votoni për Hashim Thaçin President të Kosovës,
do të jeni tradhtarë për gjithë jetën dhe nuk do të votoheni më kurrë nga elektorati i LDK-së sepse tradhti është nëse Ju e votoni Hashim Thaçin për President!
Patriotizëm dhe trimëri është nëse Ju nuk e votoni!

E diele, 14 shkurt 2016.
Kryesia e Nëndegës së LDK-së, në Kantonin Schwyz – Zvicër.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here