Mos e luaj rolin e frikacakut, z. Lumezi!

2
422

Faik KRASNIQI

Në çdo shtet të botës demokratike aty ku sundon shteti i së drejtës, ka arsye ngritje procedure edhe për pak inçizime. Çfarë elemementi më i qartë mund të ekzistojë, në këtë kontekst dhe në këto rrethana specifike, se korrupsioni dhe veprimet e kundërligjshme të dokumentuara përmes telefonit dhe zërit të të dyshuarve. Por, për regjime të tilla siç është ky regjimi yni nuk vlen as Kushtetuta, as ligji, as rendi, as drejtësia, as parimet, as principet, as etika.

Nuk e kuptojë se çfarë prova të tjera dëshiron të ketë z. Aleksandër Lumezi, që t’i ndjek penalisht të gjithë të involvuarit në këtë aferë, që zanafillën e ka prej aferës “Pronto 1” të para ca viteve. Prandaj, një Kryeprokuror si z. Lumezi që ka ardhur në krye të Prokurorisë së shtetit nga klani “Pronto”, thotë se nuk ka prova të mjaftueshme për ndjekjen e Grabovcit dhe Grabovcave të tjerë… Sepse është vegël e këtij klani dhe kuptohet që nuk e ka guximin që të nisë hetimet kundër shefave të tij!

Për qytetarët e thjeshtë, një email mund të shërbejë për Prokurorinë ta futur në burg, e lëre më të ketë ndonjë bisedë telefonike. Kurse për të “fortit” e politikës dhe parapolitikës, nuk vlejnë as inçizimet. Që do të thotë se drejtësia tek ne është selektive. Për të “fortit” është nënë, kurse për të “dobëtit” njerkë.

Imagjinoni se çfarë kanë bërë ky klan mafioz për 17 vite. Ky është tmerri dhe fundi i Kosovës. Dyshoj që ky klan mafioz do lagen ndonjëherë, pavarësisht se çfarë kanë bërë dhe çfarë janë duke bërë, sepse kanë në dorë të gjitha, duke filluar nga Gjykatat, Prokuroritë, Policinë, shtetin e pushtetin! Deri sa populli nuk ua prenë rrobat, këtyre kungulli do u ec tërë jetën mbi ujë!

Por me cilin popull se! Paramendojeni po të kishte ndodhur ky skandal i përgjimeve në një shtet normal, ku zbulohen pisllëqet e pushtetarëve se çfarë tërmeti kishte me ndodhë, sa arrestimet e sa shkarkimet. Por tek ne kjo gjë nuk ndodh, sepse ne s’kemi as shtet normal, e as nuk jemi shoqëri normale!

Shënim: Pse? Se kemi popull turqeli… /AÇ

2 KOMENTE

  1. Imagjiono o analfabet, ti kenantar i partise Nisma, qe perbehet prej mafiozit Fatmir Limaj… edhe Jakup Krasniqi… e çka ki me shkru per bashkpartiaket e tu, o trullqi i respektuar…

    Shënim: Amkademik, me respekt për reagimet e tua, mos i fyej shkruesit e Fjalës së Lirë, se minon punën tonë pastaj, e kjo nuk është mirë… Bëj komente më objektive e pa inate në mes shqiptarëve, po munde! /AÇ

  2. Fjala e lire vlen edhe per mua. Nese ky rren, pse mos me i than ketij po rren? Nese ky eshte ne kete parti me Fatmir Limen… Jakup Krasniqin… qe jane ne politike dhe kane qene pjese e politikes, te cilen Faikullahu, po e kritikon. Nese nuk ju pelqen mendimi im apo i kujtdoqoftë… mos e botoni.

    Por Faikudini eshte pallavrist i papparë…

    Shënim Mund të jetë, por jo me fye. Mendimet mund të shprehen, pa kaluar në fyerje. /AÇ

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here