Monument ndjenjash dhe Iliri

0
474

Monument ndjenjash

XHEVDET FETAHAJ·2016-07-11

Heshtje mistike fshihet pas teje, mikja ime
Kur nuk flet e kuptoj dhembjen n’ty nguju…

Motet figuren ta skalisin n’gurin e mermerte
Monument ndjenjash te ndrydhura n’perjetsi…

Koken larte, ne udhetimin e gjate po hyjme
Vetem guximtaret limitet e kohen sfidojne…

11 Korrik 2016

ILIRI …sa e Madhe… Je!!!

XHEVDET FETAHAJ·2016-07-21

Kur dielli i hershem rrezet mbi liqenin tone i zbarkon e shtrihet
Pulebardhat vallen e re me dallget shekullore diten e re ndjellin..

Lundertari i vjeter me barken kohen dhe largesine pafund sfidojne
Ne ujerat e vjetra ta Hadrianit, Egjeut e Jonit plot jete Ilirie ndjellin…

Nga hiri si Fenix do te ngritem e t’lundroj valeve te Uliksit e Lekes
Meditim ilirik qe tere boten me madheshti shqiptare pushtojne…!

20 korrik 2016

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here