Monolog i drejtësisë

0
1322

Dionis Xhafa

Kërkoj pak drejtësi, për fatin tim, për talentin tim, për të ardhmen time. Por, drejtësi nuk ka gjëkundi. Në pak vende e gjen atë dhe aty të zbehtë. Sepse me drejtësinë luhet shumë dhe atë madje e kanë marrë peng disa njerëz të caktuar. E, problemi i vërtetë qëndron pikërisht te njerëzit, te njerëzit që janë të ligj, të këqinj. Kjo Shqipëri, ky vendi ynë që aq shumë na thonë ta duam, njerëzit e saj se janë të mirë, e në fakt nuk janë të gjithë kështu. Në mesin e shumë shqiptarëve, ka edhe nga ata që nuk ta duan të mirën.

Aspak nuk të duan, aq më tepër nëse ti ke talent. Nuk të mbështesin, por madje ku të të ndërpresin talentin tënd, fatin tënd, që t’i të shkosh në fatalitet. Kështu, i miri zhytet, zhgënjehet, bië në depresion në këtë vend. Sepse, pikërisht të gjitha të këqijat, ligësitë bien mbi të mirin. Ai është i sinqertë, i hapur dhe flet gjërat troç, pa e ditur se në këtë jetë “troçësia” ka cene, ka probleme, ka pasoja. Edhe sikur të përpiqesh të gjesh drejtësinë, jo atë nuk e gjen kurrë. Sepse padrejtësia shpesh gjendet mbi njerëz, që nëse ti i godet, ata të bëjnë ty me faj e me rëndesë, për shkak se kanë pushtet edhe mbi drejtësinë. Jo, këtu drejtësia nuk është arbitër, por është vegël politike dhe fuqie te njera palë, te njëra dorë, për të goditur çdokënd që del kundër këtij pushtet-mbajtësi të drejtësisë.

E, fat i rëndë Shqipëria. Njerëz të ligë ka mes shqiptarësh. Më besoni për këtë që them. Unë shpirtin do ta jap për të më besuar se jo të gjithë shqiptarët janë të mirë. Në mesin e tyre ka edhe të ligj, ka të këqinj, ka njerëz që bëjnë sikur, që të qeshin ndër sy dhe “ta fusin” nga pas, hipokritë, mashtrues ordinerë dhe njerëz pa pikën e etalonit të ndjenjës të drejtësisë. Por, ti mos u mundo t\ju dalësh përballë. Jo jo, bën gabim të madh. Ti do të përballesh, do flasësh kundër, por ata kanë fuqi, të lënë pa punë, të degdisin në mes të katër rrugëve dhe të pështyjnë. Madje madje, o mik, o vëlla, ata të ngrenë edhe akuzat, që ti kurrë mos të ngresh krye, por të jesh me precendet, si “njeri i egër”, “i keq”, a thua se ke vrarë ndonjë njeri.

E pra ata të këqinj dhe ti i mirë, por se në burg shkon ti, me akuzë që kurrë nuk bëhesh qytetar normal. Po, shok, sepse kështu është kjo shoqëri, e bazuar në ndjenjën e fortësisë, të pushtetit dhe të maskarallëkut. Po, ku ta gjesh drejtësinë? Jo, askund. Këtu vetë njerëzit e drejtësisë kanë 5-6 shtëpi, për shkak se kanë marrë para plot për çështjë të ndryshme, që kanë pasur në dorë. Këtu mos të rëntë të shkosh në gjykata, sepse atje përballesh me padrejtësi. Ty të drejtën, por të varfërin, ty të godasin, ty të masakrojnë, ty të vrasin. Sepse drejtësia është veç e vdekur, e shkatërruar. Nejse, nuk ka padrejtësi veeç te sektori ku gatuhet drejtësia.

Padrejtësi ka kudo mor mik, mor vlla. Ruaju në këtë vend nga ziliqarët, zullumtarët, llafallogët, maskarenjtë me shtatë fytyra. Por, ti do ecësh me drejtësinë tënde, por do e pësosh rëndë. Unë kështu e pësova. Vajza që ti do, nuk do të të dojë, sepse ajo mendon se ky kaq i drejtë, e se kurrë nuk e shfrytëzon pushtetin. Sepse, edhe vajzat duan djem që hanë pushtetin, shkatërrojnë sistemin e drejtësisë, pasi shohin paranë. Ti do të tradhtohesh, edhe nga ata që kurrë nuk ta priste mendja.

Veç diçka kije parasysh: Kurrë mos reago direkt dhe i nxehur, matu mirë, për shkak se edhe me drejtësi, mundet të degdisesh si mos më keq. Njerëzit sot janë mbledhur secili në hallin dhe punën e tij, për shkak se shohin interesin dhe se nuk kanë më besim tek askush. Dhe vërtetë që ashtu është t’ja bësh. Nëse njerëzve ju beson, e pamundur të mos zhgënjehesh, nga të shumtët, pasi ka edhe nga të rrallët. Jepi besën atij që të mbron me të drejtë! Sidoqoftë, të tradhtuar nga dikush kanë dalë të gjithë, veç unë nuk tradhtova, por gjithçka ra mbi mua, derisa drejtësi nuk ka. Kështu mik, kështu vëlla, njeri i ndershëm në mundesh të qëndrosh, pa u provokuar dhe pa marrë njeri në qafë. Nuk do kesh ndoshta shumë para, ama respekt e nder do të të mbetet!

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here