Miliarda dollarë nuk dinë ku t’i fshehin

0
358

Shkruan: Sokol Pepushaj, 22 dhjetor 2016

Vetëm të dhënat zyrtare në dokumentacionin që prokuroria sekuestroi dje nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për hetim, për zyrtarët e shtetit që kishin detyrim deklarimin e pasurive, janë një çmenduri pasurie, që edhe për shtete si Amerika janë ëndrra.

E pasuritë janë rritur në mënyrë misterioze nga viti në vit, shumëfish më tepër se të ardhurat e tyre. Ka deputetë me mbi 30 000 000 dollarë të deklaruara, pa llogaritur të fshehurat apo pronat e dhogaritë bankare jashtë, ka gjyqtarë si Gjin Gjoni që në 10 vite, me rrogë sa nje gjysëm punëtori në Gjermani, ka deklaruar 1 600 000 dollarë.

Vetëm në sistemin që deri sot i ishte besuar drejtësia, kjo vlerë e shenjtë e lirisë dhe e barazisë së njerëzimit, mund të renditen sipas hierarkisë pasurore milionerët gjyqtarë si Gjinovefa Gaba, Zeqine Sollaku, Alaudin Malaj, Agim Bendo, Lefter Jahaj, Gurali Brahimllari, Fiqirete Mullaj, Vasil Hanxhari, Evgjeni Sinoimeri, etj.

Kështu, çuditshëm të pasur qëllojnë Ministrant, Diplomatët, Drejtorët e Drejtorive, Doganierët, Kryetarët e Partive, Drejtorët e vegjël nëpër rrethe dhe sekretaret e tyre.

Ajo çka e bën Vettingun (verifikimin) interesant dhe normalisht Shqipërinë shumë të pasur, është sekuestrimi i tërë këtyre pasurive, që nuk justifikohen. Por, sipas experiences tashmë të njohur për të gjithë ne që kemi përcjellë zhvillimet hap pas hapi, në Kroaci gjashtë vjet më pare, pasuritë e deklaruara janë thjesht maja e ajsbergut.

Shëmbull i vockël por që flet shumë: Në bregdetin e Adriatikut e Jonit më shumë ka hotele, motele e restorante modernë se sa banorë. Kush janë pronarët e tyre atëherë. Thuajse tërë këto pasuri janë në emra varfanjakësh, që paguhen çdo muaj me rroga nga pushtetarët dhe ata normalisht pas ca pyetjeve të thjeshta tregojnë origjinën e pronës.

Pra, jemi në kohën ku sheikët shqiptarë sot kanë qëllim të fshehin thesaret, djersën e këtij populli që e mashtruan, e nënshtruan për boll shumë kohë, jemi në kohën që hajdutët nuk kanë ku të fshehin pronat e paluatshme, kompanitë e biznesit, vlerat monetare në bankat shqiptare dhe të huaja, të hollat që mund t’i kenë tek të afërmit apo të besuarit e tyre. Ata, kriminelët, në fakt mendojnë edhe të kenë ca të holla, simethënë disa miliona në para kesh nëpër njerëz besnikë. Edhe në këtë linjë është punuar në Kroaci dhe hetimit nuk i ka shpëtuar asgjë.

Jemi në kohë fukarallëku, por edhe në kohën e simethënë: “I kemi ca miliarda dollarë, e nuk dime ku t’i fshehim!”

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here