Mësuesit e fshatit

0
491

Dionis Xhafa

Ja, po e shoh shkollën tanimë 9-vjeçare e cila më ngjan e ngrirë dhe sikur nuk ka më jetë. Përpara godinës së shkollës janë shitësit ambulantë. Këto janë si me flokë me morra, hiç të mbajtur dhe që lypin nga fëmijët që këta të fundit të blejnë diçka. Mallrat e vet, që disa janë edhe të skaduar i kanë nxjerrë në shitje në pikë të vapës dhe ku dielli bie pingul, aty ku papastërtia e fëlliqësia duket haptazi. Kjo është ta shohësh skamjen e varfërinë me sytë e tu, mu përballë shkollës me fëmijë të vegjël.

Shija të cilën e ke në ato çaste të duket e tmerrshme, e keqe, e padëshirueshme. Mallrat në diell të nxjerrë dhe shitësit që sillen rreth karrocave të veta bëjnë që këta njerëz që sheshin të duken sikur të jenë zombie. E di cila është gjëja më e rëndë? Fakti që pamje të tillë e shohin fëmijët. Këta të fundit në vend se të shohin një vend të paqtë dhe me bukuri e gaz e hare të kenë, arrijnë të vëzhgojnë mjerim, zombie që sillen rrotull dhe një ambjent krejt depresiv.

Jo kjo s’ka mundësi të jetë shkollë, tempull dijeje apo gjithçka tjetër, që ia kanë veshur si emërtim. Duket sikur të jesh duke parë një spital psikiatrik, sikur të jesh në ambulancë, me njerëz e me trupa të sakatuar, diku financiarisht e diku fizikisht.

Mësuesit…

Ja tek ky ambjent që ua përshkrova më lart bëhet mësimi përditë. Po shoh tani se në shkollë po hyn mësuesi. Ja është ai mësuesi i fillores që i jep të tëra lëndët. Shoh se mësuesi ecte si shtrembër, ishte paksa xhuxh dhe se e mbante çantën e tij si mënjanë. Pyes rrotull: Ç’ka mësuesi që ecën kështu? Kush e ka sakatuar mësuesin? Ç’i kanë bërë? Më tregojnë se mësuesin e kanë sakatuar vërtetë. Këtu në hyrje të shkollës kishte ndodhur një aksident përpara tre vitesh. Kishte ndodhur pak metra tutje hekurave të shkollës. Një makinë e zezë e re fringo e kishte shtypur mësuesin e gati e kishte paralizuar.

E kishin dërguar në spital mësuesin e gjorë. I kishte shpëtuar paralizimit por se ecte sikur të ishte i çalë. Makina kishte qenë e një emigranti, që sapo kishte ardhur nga jashtë shtetit e sa duket i kishte mbledhur ca para. Emigranti pra e kishte shtypur mësuesin. Mësuesi ashtu gjysmë i paralizuar ikën në shkollë. Më thonë se tani mësuesi edhe kur jep mësim sikur nuk i mban dot nervat. Herë pas here mësuesi ka kriza nervore. Tjetër histori ishte ajo se tregonin se edhe vajza e mësueses së re të fillores kishte mbetur ta themi troç edhe pse është për të ardhur keq: psikopate. Këtë më thanë dhe këtë po them.

Mësuesja ishte ndarë nga burri i parë dhe se nga ajo martesë kishte lindur një qënie e përçunduar. Vajzën e mirrte me vete edhe në shkollë. Për të ardhur gjynah ishte kur e shihje në oborr teksa lëvizte këmbë e duar kot na si koti dhe kokën e tundte pa ndonjë shkak. Sa gjynah! Mësuesja nuk kishte si të mos ishte ndikuar nga historia e jetës së saj. Edhe kjo si e lojtur jepte mësim. Asgjë normale nuk dukej në këtë shkollë. Edhe pret që fëmijët këtu të dalin me edukim të shëndoshë?

E shoh sërish me vërejtje atë shkollë. Emigranti shtypi me makinë mësuesin dhe e paralizoi atë. Mësuesi vjen i çalë në shkollë. Vajza e mësueses ka pësuar dëmtim në tru, e mësuesja duket si e ç’orientuar. Ambjenti duket si i zi dhe krejt depresiv. Prisni që nga ky vend, që ua përshkrova më lart, që quhet shkollë, të dalin nxënës të arsimuar dhe me kulturë të shëndoshë?

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here