MEHDI FRASHERI – NJE NDER BURRAT E SHQIPERISË

0
922

Ndoc Selimi

Mehdi Frasheri u lind me 28 shkurt 1874 ne Frasher te Permetit. Me 1894 mbaron shkollen e mesme ne Manastir dhe me 1898 doktorohet ne degen e shkencave politike dhe ekonomike te Universitetit te Stambollit. Po kete vit hyn ne kariere nen perandorine Osmane i emruar si nenprefekt ne Shqiperi e ne vende perreth si Maqedoni etj. Me 1911 emnohet Beg i Jeruzalemit e Guvernator i Pergjitheshem i Palestines. Ne janar te vitit 1912 dekretohet ne shkallen me superiore si nen – komisar i Nalte turk ne Egjipt.

Menjihere pas shpalljes se Pavarsise po me 1912, Mehdiu la administraten turke dhe kthehet ne Shqiperi per ti dhane pervojen e vet shtetit te ri shqiptar duke u emru si perfaqesues i Shqiperise prane Komisionit Nderkombtar te Kontrollit per Shqiperine. Me 1919 emrohet minister i brendeshem, delegat i Shqiperise ne Konferencen e Paqes dhe minister i puneve te Jashteme. Me 1921 zgjidhet deputet dhe nga 1923 asht Komisar i Nalte per caktimin e kufijve. Me 1935 Mehdi bej Frasheri zgjidhet kryeminister duke i lane vendin me vone 1944 si Kryetar i Keshillit te Regjences. Po ate vit nepermes kufirit verior me Malin e Zi ik ne mergim ne Rome.

Ndoc Selimi – autori i shkrimit

( Marre nga “Shejzat”, 1973 E.Koliqi, nr 5 – 8 fq 1667 ” Mehdi Frasheri si shkrimtar” )
Ky personalitet njifet pak ne Shqiperi si shkrimtar, publiçist, perkthyes, per arsye te shpalljes se tij si tradhetar e si kuisling nga regjimi i Hoxhes. Mehdi Frasheri ishte nje studiues i madh ne disa gjuhe si dhe sipas te dhenava qe jep i nipi tij, kishte nje biblioteke te stermadhe ne Tirane ( shtepia e tij u be ambasada sovjetike me vone ) qe u konfiskuan dhe nje pjese u zhduken dhe nje pjese kalojne ne biblioteken e shtetit.

Le te kujtojme disa nga punet krijuese te tij. Jane dy vepra ne gjuhe turke dhe me vone vazhdojne ne gjuhen shqipe studimet “Polemike mbi kulturen greke ne Shqiperi”, “Tirana, kryeqyteti i Shqiperise”, “Lidhja e Prizrenit” – ku i behet nje analize e hollesishme situatave konkrete dhe rethanave internacionale ku u zhvillua kjo lidhje. Perkthen ne shqip vepren e Pashko Vases ” E verteta mbi Shqiperine e shqiptaret” shoqeruar me nje koment te gjate . “Tradhetia (tragjedi)”, “Probleme shqiptare”, shkruan Vellimin e pare te historise se Shqiperise si dhe nje roman me permasa te medha e shume interesant te qujtur “Novruzi”. Ne gjuhe franke “L’Epire du Nord”. Bashkepunon dendeshem me gazetat e kohes si “Dajti”, Vullneti i Popullit”,” Besa”, “Iliria”, “Minevra” etj. Mbetet edhe sot si nje stad i larte i patriotizmit tij thirrja ne radjo qe i drejton popullit ne diten e 7 prillit 39 per rrembimin e armeve kunder pushtuesve fashist.

Per punen e botimet e bera ne Itali hyn ne enciklopedine “Treccani – La cultura italiane) “Per le numerose pubblicazioni in diverse discipline ; storia, sociologia, politica, diritto, economia, finanza e letteratura”.

Ne rolin e komisarit te larte per caktimin e kufijve, Mehdi Frasheri ka nje pike minuese per moskembenguljen e tij ne dorzimin e Shen Naumit sebeve, qe deri tani eshte quajtur veper e Zogut, por ne baze te deklerates qe ban me vone Mehdiu, pohon se kjo ishte nje manover vetem e tij ne nderrim teritori, ose te humbeshin te dy. Nga ana tjeter ka meriten ne mbrojtjen e Vermoshit, mbasi serbet kembengulnin per kalimin ne juridiksionin jugosllav, perderisa lumi i Vermoshit derdhej ne Danub. Per aq shume qe dha per shtetin e ri shqiptar ne organizimin dhe kalimin e mijera problemeve qe nxirrte koha, te cilat Mehdi Frasheri i dha nje shtyse te madhe ka meritat e padiskutueshme.

Mitat bej Frasheri ishte nje nder ata burra qe edhe i ndodhur si Kryetar i Keshillit Regjences, u ka bere nje mbrojtje te madhe komunisteve dhe partizaneve duke krijuar oportunitet me trupat gjermane me ndjenjen e larte humane per mos demtimin e burrave dhe grave te Shqiperise. Eshte teper gabim, mendoj, qe gjerat te shikohen vetem zi dhe te njeanshme. Ai nuk i beri asnje dam Shqiperise as shqiptareve, perkundra dha aq shume per perparimin e atdheut te vet, ndaj mund te quhet nje nder burrat me emer te Shqiperise. Mehdi bej Frasheri vdes me 25 maj 1963 ne Rome, ku ruhet edhe sot varri tij

Dërgoi për publikim: Gjin Musa, Gazetar

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here