Me poetin Sarë Gjergji

0
922

në botë numrash
u katandise
në logjikë barku
e pra, sot prerje hartash bëhen

Ll. (Pse të jem Gozhda)
Mos lejo,
të lutem, o shumë të lutem
Ilirikun ta kryqëzojnë për mo(r)t
në hartën e shpifur si dje edhe sot
* * *
Eja, bën që të verbrit të shohin

M. (Imazh mëshire)
U dvar
gjuhë e Atit tim
u dvar
Demonë shkretëtire
Krishti ende qan mbi Jerusalem

N. (Imazh tradhëtie)
Fytyrën ta pështyjnë
përbaltësojnë qenien tënde
Juda hajnisht të puthë
……………………….
Na fal ne o Nënë!Imazh lutjeje)
Lutemi,
lutemi
e lutemi
“hosanna satana”
“Dar al harbi
dar al islam”
lutemi
“hosanna satana”
* * *
Mos hiq dorë prej meje,
shpirti im për Ty ka etje

O. (Mungesë kripe)
Me sa flamuj në dorë vrahet e kaluara
me ritmin e rërës në shkretëtirë
vallëzon e tashmja

P. (Bashkënjeri)
Me himnin mortor marshon drejt vetes
ndërgjegje vrarë
ki mendjen
valle rëre
denigron

Q. (Marrëzisht)
S’desha të jem fundbota
a mbretëri hadi
në mosqenie të shkoj
në qiellin e zbrazët të kokës
rërë bie

R. (Verbërisht me trupin tonë luajmë)
Njerëz epruvetash po vijnë kolltuqesh
në gotë qelqi ëndrrat mbyllur mbajnë
trajtën tënde harron
i zhveshur nga vetja
në grimca zalli shndërrohesh

RR. (Imazh vdekjeje)
Çmendurisht rërës i këndon
kohë neurozash
grumbuj gjaku në bebëza mbledh

S. (Ç’ndjenjë)
Nën lëkurë
grumbuj eshtrash
murosur
ngjyrë rëre i dhanë kohës
e Via Egnatia thonë se dha shpirt
rrugë ikjesh Onufri pikturon

• SH. (Historia e Qenies)
Ikonat e atdheut në trajtë harrimi u gdhinë
vetë rëra mori dheun
merimangat kokën tonë mbështjellin
dhe loti u tret
e dhembja pa ndjenja mbet

T. (Libër i humbur)
Caku yt i marrë:rëra
thatësi, në sheshin e plazmës sime
as gjak as ujë
në akuariume rëre
peshku i argjendtë dëshirash vdekur
më as ëndrra s’kam

TH. (Duhet të ishim koha)
Hartat grisur
pluhur kudo
ku ta gjej veten time
Guri i mullirit emrin tim bluan

U. (Ç’kohë është kjo në botën amë)
Si t’i lidh indet
në trupin tim qelizash vdekur
as edhe një asht në pozitë vertikale

V. (Tallja përpara pasqyrës)
Sytë e tij panë Jetën dhe Vdekjen
po kurrë nuk mësoi
se ç’kuptim kanë
Shpejtësia e Dritës e Rruga e Qumështit

X. (Nyje)
Në fund të detit zbrite
shpirtin e humbur duke kërkuar
gjen trupin e kalbur nën rërë
trajtën njerëzore

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here