Me poeten TEUTA OSMANI

0
153

Fjala e bukur, tek njeriu i bukur!
Fjala u nis dhe fjalën e bitisin
në të shkuarën e në të tashmen,
gjithmonë mbetet fjalë e pakapshme
se ku iku, se ku mbeti vazhduan vite e shekuj.
Fjalë për fjalë hapën fjalor
dhe s’mbushej prapë, tani e kohë
se, që kur lindi njeriu, gurin e theu e bëri flakën
dhe që nuk flisnim
prap ai e shpiku fjalën.
Dhe ndodh tani të mesohej gjuha
të ndarë në vise e në truaj,
ku lëvdohesh një histori
njeriu i parë i vuri fjalën njeriut njeri.
Dhe kur lindi njeriu
nga majmunët kopjuan,
si të ishin të punës
të hakut e të menduarit.
Dhe ndodh tani që arritëm
njeriu mëson shumë gjuhë,
por, kur nuk flet dot bukur fjalën
gjuha ha vet gjuhën, thonë të parët.

TEUTA OSMANI
24/2/2015 Amerikë

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar

SHKRUAJ NJË KOMENT