Me krijuesin Mirland Ceka

0
470

Mirlandi e ka patur qe ne femijeri pasion poezinë, ai sot shkruan me shume pasion, eshte efektiv i Forcave te armatosura te Shqiperisë.
Eshte ne moshen 30 vjeçare, ne po botojme këtu disa nga krijimet e shumta te Mirlandit.

Gjin Musa, gazetar.

Kujtimet

Sikur t’i mblidhja lotet nder vite
T’i ktheja n’shkronja t’i hidhja n’leter
Do te njomej sigurisht dhe letra
Kur t’kujtonte dashnin e vjeter
Copeza kujtimesh ndodh groposim
Si gjurme nen pluhur me kohen mbulohen
Por kur jeta t’rremben ne stuhite e saj
Shfaqen shenjat, kujtimet zgjohen.

SHPIRTRA TE VIRGJER

Shpirta te mbuluar ne pluhur
T’kurrur, ngjeshur ne harrese
Shpirtra qe s’guxuan te zgjohen
Nga njerez qe jetuan pa shprese
Te harruar nga fati, nga mendja gjunjezuar
Thjesht mernin fryme, me shume asgje
Nuk ndjenin as kenaqsi, as dhimbje
Heshtnin me zhurme, ulerisnin pa ze
Shpirtra te zhytur ne erresiren e territ
Nga njerez qe ekzistuan, kurre s’jetuan
Te burgosur, perjetesisht denuar
Shpirtra te virgjer, kurre nuk dashuruan

Bote Pa Endrra

Te zgjohesh ne nje bote pa endrra
ku jastekun ndjen shokun me t’mire
ku kembet s’duan te prekin realitetin
ku ndihemi te burgosur, jo te lire
Te zgjohesh ne nje bote pa dashuri
ku djalli zemrat sikur ka djegur
ku diten jane kohe per t’u flakur
ku njerzit e gjalle ndihen te vdekur
Te jetosh ne nje bote pa endrra
ku koha qe iken nuk len kujtime
ku largesive aspak s’u ndihet malli
ku dhe dashurite e medha sjellin zhgenjime
Te jetosh ne nje bote pa endrra
ku ligesia me nuk sjell pendese
ku ndershmeria po fishkellehet
ku e nesermja nuk sjell me shprese

Burra apo Gra ?..

M’thoni kujt me i thone burre
Nuk po shoh gjekundi trimni
Fjalen nuk e mbajten kurre
Neper qoshe leshojne bresheri

M’thoni kujt me i besu
N’bes t’presin te bej be
Nuk bon shpi me i shku
Ta kyçin deren, hasem i ke

M’thoni kujt doren me i shtri
Kur prej zorit n’rrug t’kem ngel
Nuk ndjen kush dhemshuri
I vjen mire me kom me t’shkel

M’thoni doren kujt t’ja shterngoj
Kur per dy lek veten kane shit
Me keq se kaq nuk ka ku t’shkoje
Veç mjerane po shoh çdo ditë

M’thoni kujt me i thone burre
Burra hiqen burra s’po ka
Fjalen nuk e mbajten kurre
Burra e gra, veshtire me i nda

Leter e rrudhosur

Shfletova diku ne dhomen time
gjeta nje leter shume te rudhosur
kishte brenda reshta me kujtime
koha n’qoshe e kish vendosur

E grisa letren qe dikur e shkrova
e hodha ne flaket e sobes se vjeter
bashke me letren kujtimet largova
koha per te shkruar nje histori tjeter

Do ta shkruaj kte here me shume dashuri
qe guxim ta djeg kurre te mos kem
neper shkrojna gjithmon te me shfaqesh ti
me letren ne duar, i lumtur te jem

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here