Me krijuesen Shqipe Hasaj

3
948

Shqipe Hasaj në Zvicer eshte nji krijuese, qe di te shprehe ne menyren ma te mire ate qe ndjen ne shpirt.
Autoria eshte krijuese e qindra poezive, ajo i shkruan vendelindjes Kosoves, luftetareve dhe luftetarëve qe flijuan jeten per çlirimin e Kosoves.
Shqipe Hasaj ka vite qe jeton ne Zvicer, me shume mall i shkruan jetes mergimtare, Shqipja eshte bashkepuntore e disa emisioneve ne Radiot ne diasporë, eshte nji folese model, po mbi te gjitha shpirti i atdhetarizmit eshte ajo qe Shqipen e ben te shkruaj pa pushim.
Sot poetja Shqipe Hasaj paraqitet me nji krijim kushtuar Nenes, ajo do jete mike e perhersheme e Gazetes “Fjala e lire”. Me kete rast Shqipes i uroj mireseardhjen ne faqet e gazetes tone.
/Gjin Musa, gazetar dhe analist i pamvarur.


Nëna ime!

Kur lind djelli me rrezen e par mbi agim.
Aty afer pulazit tim
Ajo rreze me ngroh shpirtin tim.
Bashk me rrezen e par lind dhe kujitimi per ty.
Nëna ime dashur pse me le ne vetmi.
Dy kraht e mi mua mi ke thy.
Jam mbetur jetime e pa dashurija.
Lotet rredhin syve qdo mengjes per ty.
Nëna ime dashur shum shpej u largove
Rrugen e pa kthim pse kaq shpejt e more.
Athu nëna ime ne mua u zëmerove.
Po e pys djelli qdo mengjes per ty.
Po e pyes hanen qdo kur muzg kur bije.
Edhe yjeve Qjellore leter u kam dergua.
Athu nëna ime kaq shum me mua është hidhrue
Qe aq largë
nga une esht largua.
Yjet e qjellit me dhan nje porosi.
Jo bija ime dashur nëna nuk është hidhu me ty.
Aq sa Edhe engjujt ma kan marr zili
Se qdo sekond ne ket jet po lutet per ty.
Po ty vajiza ime nuk te kam harrua.
Edhe pse dheu i zi mua me ka mbulu.
As ky dheu i zi mua nuk me tret.
Po as parajsa ne ket bardhen jet.
Jo bija ime, nuk me manhit mua.
Si nëna të ka dasht gjithmon mem kujtua!!
Poezi ditikuar nenes.

Si litari ne fyt.

Si litari me je lidhë në fyt.
Frymen ngatdaldal ma zën.
Pse, gjithë ketë mlef e ke me mua,
ma thuaj qfare te mundon ty o shpirti im.
Vitet ikun nje nga nje por si valt e detit.
Kthimin tënd e pres kahmot me an te traketit.
Po ti sje as kund humbe pa as ni gjurm.
Në nje shkëmb ulur e pres të kthehesh perseri.
Qdo dit valt e detit i shkoji tuj u lëkundë vërdal.
Athu vall ku te kan tret vëtem pse mke lan.
Syt e mi te mbushur lot e zëmra plot mall.
Po Shpresoji ne te madhit zot pergjigjem ta marr.
Jam e lodhur e merzitur forca asht tuj me humbě.
Bashk me forcen edhe durimi qe su lajmrove kurr.
Dalendyshes ne fluturim une ju gjynzova.
Kur te shkoni ne shtegtim ma dergo këtë porosi.
Diku larg atje ne mergim te vin deri tek ti.
Lajmin tim ty me ta pru athu djal me ke harru.
A mbanë ne mënd Besen e dhan edhe atë prëmtim.
As ni her nuk te la vet ty o shpirti im.
Rrugen e mergimit kur e more ma ke thën ni fjal,
te ky shkëmb rri e pritem ulur, shpejt une kam me ardh.
Kaluan vite nje nga nje ti nuk je as kund.
As ni lajm nuk marr nga ti u zhduke pa as ni gjurm .
A thu deti te geltiti e une po pres kot.
Edhe flokt me jan thinjur pritem lutem te i madhit zot.
Kur dhe besen e premtimin se kurr ste la vet.
Pse shpirti im nuk lajmrohesh apo me ke harruar krejt.

Dy pyetje ja bër vetes.

Ka sa kohë qe e pyes veten.
Nënloken ku e kam? atje pertej dertrave ne te lashtin Ballkan.
Atje ne te bukurit vend emrin i saj shkruhet me nëndgerrma,
ajo ësht Shqiperija ime qe shum ma don zëmra.
Pyeta dhe shqiponjat ne fluturim, përgjigjejen e morra vetem te shpirti im.
Kosoven vendlindje e Shqiperin amë, as njeri nga tjetra zëmra nuk mi ndan!
Kosoven ku e rrita shtatin e dua për gjithmon.
Shqiperin amë e dua se rrugen ma ndriqon.
Shqip me rraf zëmra e me vlon gjaku ne vena.
E kem simbol Flamurin e kuq si gjaku, e shqiponjen e zez me dy krena.
Une qe te dyjet i dua pa i nda me pafundsi.
Vendlindje e kam Kosoven nënë.
Memedheu te bukuren Mbretershen Shqiperi.

Dy tri fjal nga zëmra i nxorra
Dy tri mlefe si kshill nga motra
Si po u mban vllezer toka?
A po krejt keni harru se nanloken e keni helmu.
Haj medet qa po ndegjojin vesht qa po sho nqdo faqe te Gazets.
Mos te harrojim vllëzer shqiptar se jemi ne vemendje te botes mbar.
Turp Shqipris mos ti sjellim po drejtsin nvend te narkotikut të mbjellim.
E ti lam rrugt ku qesin tym se si duhen kombit tim.
Nuri i nanesloke si bora ne bjeshkt tona !po lshon furtun e erë me acar.
Ni nam thot per popullin shqiptar.
Nese doni mem hup nderin do u nxij hanen edhe djellin.
Nama ime per rrug mu ra male fusha ka mej tha.
Mos or djem po u pergjohet nana per ket dit kaq krenar u bana?
Jam aq e mllefosur ndoshta pak shum fjal shkrova,
por helmin nga gjoksi im si moter e nëne e nxorra.

Shqipe Hasaj, Zvicer.

3 KOMENTE

  1. Një ditë vere në Shëngjin!

    Një dit verë per plot me djell
    Mbush plazhet për plot me njerz.
    T’ri e t’reja pleq e fëmij aty ishe edhe ti.
    Kalojin këto ditë të bukura per mrekulli.
    Ndihen zërat si pulbardhat kurr rrin mbi kry.

    Rrethu plazhe per plot peshqirat mbush me fëmijë.
    Të t’jert lujin e loznin ne qdo kën bukuri qe smahet mënd.

    Ne një peshqir afer nje femij si terbur qan
    Kërkon shishen e qumshtit me ja dhan.

    Por e ëma i ësht vonue, e babi shikimin ne gabimisht ne tjera ane ësht hutue.

    Zërin e foshnjes se ndegjon tuj kja.
    Ah mor babi sill syt nga une se ënde jam i vogel shumë.

    Kujdesi i juaj me duher sot e neser !mas pak vite i dal zot vehets.
    E kur te rritem e te behem burr rruges tande nuk do shkoji kurrë.

    Syt jan babi për me pa ,o babi shpirti mua mu tha.
    Nje pik uji babi tek goja ma afro te lutem mua.

    Ruju o babi se mami ka për met hetu
    Vaj per ty e mjer për mu gjarper i madh ka met helmu.

    Se kjo koho ne ket dynja vjen me rrena per çdo nja.
    Sot dita jote mas pak vitesh vjen dita edhe e jēmja.
    Tanat lahen borgj në ket bot, një fjal e mēnqur kshtu na thot.

    Shkroi: Shqipe Hasaj, Zvicër.

  2. Ju lexues dhe lexuese, ku do qe jeni dhe i lexoni poezitë e mia, sa per fillim diçka thjesht rreshtur nga ditari im. Me respekt e nderime dhe mallin qe kam per vendlindje ju pershendes ku do ku jetoni.

  3. (Autore: Shqipe Hasaj – Zvicër)

    Ti, Evropa plakë!…

    Ti, Evropa plakë, me flokë të thinja,
    rrudhat e ballit me plasarina,
    që të rrethojnë fusha e lendina,
    kodra male bjeshkë e vrrina,
    gjith kto bukuri mbrenda i ke,
    ke dhe argjend ke edhe flori,
    lëndë djegëse në thellësi,
    ke alumin, zink e hekur me shumi,
    zufk e thëngjill në brendësi.
    liqej e detëra, sa mrekulli!
    Sa te mira të dhuroj Zoti, Evropë ty,
    por silli sytë mbi tëra tokat e tua,
    ndër këta popuj që të jan’ helmuar!?
    Ndali, këto turma, ku je duke i çuar,
    shpresën krejt ata e kanë harrur,
    i mësyjnë detrat, shpirtin për ta shpëtuar!
    Qetësojua gjakërat ndërmjet veti,
    se Evropë po të mbulon terri.
    Çfarë po ndodh ndër krerët e shteteve,
    në vend të paqes mbjellin urrejtje;
    në luftë thërrasin për shkatrrim,
    si të mos ishim nga ky njerëzim.
    Në një shtet mbuloi mjerimi,
    vdekja, skamja e shkatërrimi,
    prishin shtëpia e ç’është mbi dhe,
    flaka e tymi shkonjnë deri në re;
    njerëzit, shpirtin për ta shpëtuar,
    rrugët e detit i kanë kapluar.
    Çfarë po ndodhë, moj Evropë, me ty?
    Djem e vajza, gra pleq e fëmijë,
    për ta gjeur të vetmin shpëtimin,
    e marrin rrugën për pakthimin;
    detërat mbushen, përplot fugonat,
    për çdo ditë mijra po i përpin vorba.
    Vaji e loti, vazhdojnë dhimbja e gjëma,
    edhe sa kohë do të vajitojnë nënat?
    Ndal, këthe sytë në popujt e mjeruar,
    për së gjalli janë duke u shkatërrur;
    mijëraa vdesin nga varfëria e uria,
    të gjithë i ka kaplur tmerri e zija.
    Ndalni bombardimet, në ato shkretina,
    se të pafajshëm po vriten fëmija,
    ua keni nxirë edhe qjellin përmbi,
    mbillni paqe, në vend shkatërrimi!
    Çfarë po shohin e lexojnë këta sy,
    si çdo nënë dhimbjen po e ndie,
    si në Francë edhe në Gjermani;
    me ata popuj dhimbjen ne e ndajmë,
    ndër ta kemi dhe tre të rinj shqiptarë.
    Si në Turqi edhe në Siri,
    nuk ndalet gjaku shkon si uji,
    mbushen tendat me njerëz plot
    dhe, së fundi, kallen në barot.
    O Zot, të lutem, shtriji durt e tua,
    le të vijë fundi, se krejt u shkatrruam!
    Po vdesin fëmijë, të rinj e të reja,
    për çdo dit po i merr rrufeja;
    se Ty krejt të kanë harruar,
    ndihmoju, Zot, t’u kam drejtuar,
    lutjet e mia tani për t’i pranuar.
    Largoje të ligun dhe ligështinë,
    Na e këthe paqen edhe qetësinë,
    që të jetojmë të lire, në vendet tona
    dhe të ketë paqe e begati, krejt Evropa!

    Pafajisis

    Ra një dritë e bardhë nga qielli, mbi fushën e Çabratit, oj nënë,
    dy pëllumba u liruan nga ferri, sa gëzim të madh familja bëri,
    të gjithë qajnë me lotë prej gëzimi: O Reshat, vëlla; o Xhelal, vëlla,
    fitut lirimin, tërë Kosova kështu djemët e vetë i don.

    Nënës së dashur i shkuan te varri,u ulen në gjunjë dhe lutje i bënë;
    nënë Ilmije na i shiko djemtë, këtu i ke ata, pranë varrit tend!
    Prej qjellit një zë seç erdhi si bubullimë,
    tani shpirti, bijët e mi do ta gjejë qetësinë.

    Faqebardhë dhe ballin çelur, si dy fitimtarë,
    pafajsinë, siç e deshmuan, Kosova vesh ta marrë.
    Si vëllai-vëllait, me thashetheme, pa asnjë të vërtetë,
    i ngritni aktakuzë të rreme, në burg dy vllaznit i qet.

    Jo, këtë gjë nuk e bën shqiptari, po vetëm lakmia,
    paraja e ryfsheti, mëndjen atyre ua kanë marrë, ligështija.
    Se janë të mjerë në shpirt e i ka bërë për veti.
    Nuk po dinë mirë ata, se dhe në Kosovë funksjonon ligji e shteti.
    Dalëngadalë, por me shumë mundim drejtësa fiton.
    Katër vitë parabukrgim të pa fajishëm vëllau i im.
    Hapni sytë, vllëllezër e motra, ky ësht realiteti,
    mos t’i bëjmë lajka e gropë ne, njëëri-tjetrit,
    kur vihet në pyetje pafajësia, zot t’i dalim vetit!
    Mos të lejojmë që ftyrat e huaja të na drejtojnë,
    sepse jemi shqiptarë, drejtësinë dhe ne e zotrojmë.
    Të gjithë së bashku, të ecim përpara të lumtur,
    se kështu ne ndërtojmë shtetin tonë të bukur!
    E, të mbjellim paqe, mjaft kemi qenë të robëruar,
    se lirinë e drejtësinë dhe ne përherë i kemi merituar.

    Kushtuar vllëzerve Zhekra.

    Jetë e mundimeve…

    Paskam pasë jetën e nemur, që në ditën kur më lindi nëna!
    Cila orë e zezë e asaj kohe dritën zuri, kur lindi Shqiponja?
    Atë mbrëmje të muajit maj, të shtatëdhjetetretës
    ajo orë nate m’i dha shtrembim rrugës, pa kahje jetës!
    Pse më mundon, orë e zezë, ende nuk je ngopur në mua?
    Apo pret ditën, që të pëlcas e nga kjo botë për t’u larguar?
    Ke marrë shkollë te i pabesi e më je vërsulur mua,
    Por, si duket, ti një gjë krejt e paske harruar:
    Te krijuesi i qiellit e tokës, aty forcë ti, jo nuk ke!
    Vetëm Ai ma dhuroi mua shpirtin përjetë,
    pra, në mbretërinë hyjnore, Atit borxh do t’i kem.
    Je munduar, me gjithë forcën të më shkatërrosh në jetë,
    por s’e ke ditur, në botën e zymtë, kam engjuj për rreth.
    S’i friksohem aspak hijes tënde, por as territ të zi,
    me besimin e palëkundur ndaj Zotit, të mundi ty.
    Ti, fytyrëzezë, mos harro, se të kuq e kam gjakun,
    faqet bardhë si bora, në bjeshkët tona, ku e rrita shtatin.
    Sillesh kot në jetën time, nuk gjen dot asnjë vrimë,
    e ka Zoti petkun të shëndritur, më mbron, moj Orë e ligë!
    T’i nuk mundesh të gjesh vend në brendësinë time,
    ik larg në terr ti, atje vendin ku e ke, te ai djall’ i zi!
    Se atë, që ka dhuruar Zoti, kurrë s’mund ta hjekësh ti.
    Hiqe merakun, fytyrë e zezë, se të ka ardhur fundi,
    unë jetoj, ku mbrëtron fjala e Zotit, lum’ ai i lumi!

    Ditët në spital…

    Disa ditë në spital, operimi shkoi ngadalë,
    m’u kujtun të vdekur dhe të gjallë…
    Aty më thanë se gjithçka shkoi në rregull,
    operimi mori fund dhe unë u gëzova shumë
    dhe një brengë kaloi, gjithçka mirë tani do kalojë.
    Dita e parë shkoi si “la –la”,dita e dytë më keq nuk ka;
    dita e tretë, o sa ngusht jam ra,dhimbje s’ndalnin më
    Dhe vdekjen vetes ia kërkova pa u nda!
    Of, bobo, mjekët janë habitë,
    si ta ndihmojmë pacienten e shkretë,
    si do të mundim dhimbjet për t’i tretë.
    Pastaj erdhën të gjakut, rezultate e analiza:
    Shërim ke vetëm nga atibiotiku “argumentin”,
    ma rrotulluan gjithë stomakun tim.
    Të tërë trupit m’i dhanë helmim,
    s’e duronte dot organizmi im.
    Oh, bo-bo, sa më munduan,
    mbas dy ditëve antibiotikun e ndaluan.
    Pak më gjatë ata menduan,
    me këtë ilaç më shkatërruan.
    Bardh e zi m’u bë krejt dhoma,
    nga dritarja e saj frynte era,
    aromë te blinit më donte zëmra.
    Oh, bo-bo, çfarë më gjeti mua,
    ndryshuan dhe ngjyrat e qiellit,
    prej të kaltërtës m’u bë e bardhë,
    pritja vdekjen për të më marrë!
    E po, e zeza u shndërrua në ngjyrë hiri,
    thash me vete: te unë nuk paska vend shërimi?
    M’u larguan ngjyrat e jetës
    e as shije s’i ndieja vetës;
    ku-ku, Zot, unë mbarova,
    vetes varrin ia mbarova!?
    Lukthi turbullim me vinte nga ilaçet,
    shërim nuk binte,me ilaçe boll provova,
    por vetëm më keq unë e pësova!
    Pas disa ditësh diçka m’u kujtua,
    vajzës sime unë i kam treguar:,
    shpejt në dyqan, ti për të shkuar,
    kos nga qumshti i lopës me më prurë,
    të idhtit e lukthit m’u qetsua.
    Po, s’ka si me ilaçet”bio”,
    që i ka dhuruar nënë natyra,
    lukthi nisi e u qetësua,
    gjendja ime u përmirësua,
    e thash me vete: O i madhi Zot,
    mos na le pa shpresë, në këtë botë!
    E këtë ngjarje sot po ua tregoj:
    si ënderr filloi, po si ëndërr mbaroi.
    Erdhi një ditë, qielli ndriçoi,
    u ndal shiu, Dielli rrezatoi
    e kjo histori këtu përfundoi.
    Këto, që i shkrova, janë të verteta,
    ilaçin vetës, në fund, unë ia gjeta,
    s’u thashë mjekëve: ”Tungjatjeta!”

    (Redaktuar nga: prof.Murat Gecaj, Tirane, gusht 2016)

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here