MASHTRIMI SI PARIM DHE DEMAGOGJIA E ISA MUSTAFËS

0
761

Reagim:

Reagim në sqarimin e publikuar nga «Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila dëshiron të mashtrojë anëtarësinë dhe opinion publik rreth mbledhjes së djeshme të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, 21.05.2016»

LDK që moti e ka humbur konstruktivitetin me anëtarësinë dhe veprimtarët e saj. Prandaj as mbledhja e djeshme nuk ishte në frymë demokratike e aq më pak «krejtësisht konstruktive», siç deklaron rrejshëm kryesia e LDK-së në Prishtinë. LDK-ja ka kohë që bënë mbledhje imponuese, të diktatit dhe përjashtuese në të cilën askush nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së nuk pati kuraje të reagoj për skemat aq komuniste çfarë u panë dhe që morën dhen. Pas gjithë asaj skeme është e turpshme të thuhet se është mbajtur një mbledhje krejtësisht konstruktive, madje duke i përjashtuar të gjitha mediat publike të cilat kishin shkuar për t’i përcjell konstruktivitetet për të cilat përpiqet të manipuloj Kryesia e LDK-së. Prandaj në mbledhjen e KP të LDK-së ka pasur diktat kurse në LDK është instaluar një diktaturë moderne që nuk ia lëshon udhën as sistemeve ma të famshme diktatoriale!

Por kur jemi këtu, përveç tërheqjes së vërejtjes për anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, të cilët janë treguar të padinjitetëshëm, kritika të ashpra marrin të gjithë ato personalitetet të LDK-së që në përvijim kohërash kanë përmendur emrin e Heroit të Kosovës Jusuf Gërvalla si dhe ata të cilët bëjnë selfie për çdo vit në Dubovik, kurse dje kanë heshtur ashtu siç bërie, për fat të keq edhe Akademik Sabri Hamiti, i cili nuk reagoi për tërheqjen zvarrë dhe përjashtimin nga mbledhja të Donikë Gërvalles. Mos u ligështo Sabri Hamiti para Isa Mustafës se vet ke thënë Jusufin e ke pas shokë, por si more burrë nuk reagove me asnjë fjalë?!

Skema e djeshme ishte e dhimbshme pasi lidhte emocionet e vitit 1982, kur Isa Mustafa ishte zyrtar i lart i LKJ në Kosovë, dhe jepte urëdhëra kundër rinis kosovare, ndërsa UDB-në ia vranë babain Donikës – Jusuf Gërvallen, për të cilin rast Isa Mustafa kurrë nuk është distancuar.

Po ashtu edhe atëherë kur Donikë Gërvalla përballej me diplomatet dhe përfaqësuesit serb në mediat Gjermane, është ky Isa Mustafë që e pengonte ashtu siç po e pengon edhe tani pjesëmarrjen e saj në mbledhjen e KP të LDK-së.
LDK-ja asnjëherë nuk ka mbajtur Konventa Komunistësh por ka mbajtur Kuvende të punës ndërsa KP i LDK-së nuk reflekton unitet por po reflekton nënshtrim absolut dhe servilizëm ndaj diktatit komunist të Isa Mustafës i cili bashkë me një kllapë servilësh ka mision për ta shkatërruar LDK-në dhe Kosovën. Ë vend se KP i LDK-së të niste procedura për ta shkarkuar Isa Mustafën, ato struktura u treguan të zellshme për ta shtypur vullnetin e një Gruaje e cila arriti ta zhvesh lakuriq moralin e dyfishtë të komunistit Isa Mustafa.

Sa qesharake duket edhe hutia e kësaj kryesie të hutuar e cila siç thotë me vonesë paskan dëgjuar zhurma jashtë sallës, ndërsa faktet dhe incizimet e thonë të kundërtën, e pasi ato tashmë janë bërë publike kryesia e LDK-së nuk skuqet fare për këto mashtrime për këtë imazh të dhunës dhe diktatit që ia ofroi opinionit publik duke dëshmuar se Isa Mustafa është linçues, përjashtues, diktator dhe shkatërrues i konceptit demokraci të cilin e ka kultivuar prej kohësh LDK-ja.

Ismet Beqiri, Lutfi Haziri dhe suita e fshatarëve primitiv që kanë kapur LDK-në duhet të sqarojnë se kush ia jep imunitetin një kryetari dege, Kuvendi i Rregullt e transparent dhe me kundërkandidat si dhe vota e lirë e cila përcakton fituesin, apo vendimet e tipit diktatorial të cilat po i zbaton Ismet Beqiri dhe Isa Mustafa. Deri sa vet Isa Mustafa ka mbajtur Kuvend të tipit si në Koren e Veriut, në të cilin ndalohet fjala ndryshe, nuk lejohet kundërkandidimi, përjashtohen të gjitha mjetet e informimit, ndërsa ndërtesa sigurohet me masa të shtuara të policisë dhe të policisë speciale, si dhe me bodeguart «meshkuj» tërheqin zvarrë një zonjë siç ndodhi dje në Mbledhjen e KP të LDK-së.

Gënjeshtra dhe mashtrimi është bërë parim i Isa Mustafës, Ismet Beqirit, Lutfi Hazirit dhe një kllape rreth tyre të cilët e kanë kapur LDK-në. Tashmë ata me shantazhime të hapura, po i përdorin edhe familjen Rugova, Maloku, Zemaj, komandantet e Luftës dhe personalitete të tjera.

Por për tu anuluar proceset e rregullta zgjedhore në Degët e LDK në Zvicër dhe Gjermani duhet një procedur formale ligjore por në asnjë mënyrë përmes mediave, e aq më pak nuk bënë për t’i dërguar fëmijët e Rugovës, Malokut dhe të tjerëve për t’iu dhënë legjitimitet humbësve të trefishtë. Në Degën e LDK-së në Zvicër është mbajtur një proces i rregullt zgjedhor, për të cilin proces janë dokumentet valide dhe incizimet me kamerë, por Isa Mustafa, Ismet Beqiri, Lutfi Haziri dhe një kllapë e tyre që e kanë kapur LDK-në as që kanë marrë mundimin të merren me këto fakte, përveç diktatit komunist për të anuluar në mënyrë arbitrare një proces të rregullt zgjedhor, prandaj ua bëjmë me dije se Donika Gërvalla në Gjermani dhe Shefqet Dibrani në Zvicër janë kryetar legjitim të dalur nga vota e lirë.

Po ashtu opinioni publik e din përpjekjen që ka bërë Kryesia e LDK-së në Prishtinë e cila i ka pas shpallur zgjedhjet në Degën e LDK-së në Zvicër, për muajin gusht shtator 2015, proces i cili iu dështoi pasi njerëzit e Isa Mustafës nuk arritën të grumbullojnë as një grusht njerëzish, prandaj edhe në aspektin statutar, por edhe në aspektin ligjor çdo përpjekje tjetër për të imponuar kuvende është jo legjitime dhe në kundërshtim flagrant me praktikat e partive demokratike si dhe me të gjitha normat juridike.

Gjithashtu është mashtrim dhe gënjeshtër e kulluar kur kryesia e LDK-së deklaron se “u është bërë me dije nga organet kompetente të LDK-së dhe u është tërheqë vërejtja se nuk mund të thirren në pozita, për të cilat nuk kanë legjitimitetin e votës në LDK», prandaj do të ishte mirë që kryesia e LDK-së të dëshmojë të paktën një letër a dokument që ka komunikuar me Dy kryetarët e Degëve të LDK-së në Zvicër dhe Gjermani, kur dihet se ata i ka legjitimuar vota e lirë e cila është burim i demokracisë dhe forca e saj matet me kundërkandidat por jo me ngritje dore siç është zgjedhur vet Isa Mustafa, Ismet Beqiri dhe kllapa që e ka kapur LDK-në.

Kryesia e LDK-së Prishtinë, pra as Isa Mustafa dhe as Ismet Beqiri, si dhe anëtarët tjerë të kryesisë nuk e kanë parë të arsyeshme që t’i takojnë, as ti pranojnë për dialog përfaqësuesit e këtyre dy degëve, por në mënyrë të paskrupullt kanë keqpërdorur duke i shantazhuar familjet e dr. Ibrahim Rugovës, Enver Malokut dhe kolonel Tahir Zemajt si dhe disa apartakqinjë të cilët i kanë dërguar në Zvicër në misione shumë të dyshimta dhe tejet antidemokratike, por në asnjë rast nuk kanë pasur sukses.

Kryesia e LDK-së duhet t’i ndal shantazhimet, skenarët e zi, dhunën, si dhe shpifjen kundër aktivistëve dhe kryetarëve të Degëve të LDK-së në Zvicër dhe Gjermani, sepse deklaratat e tilla dëshmojë nivelin moral dhe intelektual që ka kryesia e LDK-së në Prishtinë e cila po bënë mashtrime të qëllimshme dhe në kundërshtim me të gjitha ligjet e Kosovës dhe vendeve në rajon e kudo në Evropë.

Prandaj Kryesia e LDK-së në Prishtinë duhet të jap dorëheqje të parevokueshme kurse degët dhe nëndegët e LDK-së anë e kënd Kosovës duhet të nisin procesin e shkarkimit të Isa Mustafa nga posti i kryetarit të LDK-së.

Shefqet Dibrani
St. Gallen (Zvicër)
21.05.2015.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here