Madhështi e njerëzve – poezi nga Pjetër Budi

1
3171

Lazer Stani: Një nga poezitë më të çmuara të trashëgimisë tonë shpirtërore, kulturore e historike.

Pjetër Budi: Madhështi e njerëzve

Ku janë ata pleq bujarë,
që qenë përpara ne,
e ata trima sqimatarë,
të shpejtëtë si rrufe?

Ku janë ata djelm të ri,
të bukur e të lulzuom,
që pate pamë me sy,
me ta folë e ligjëruom?

Ku janë ata zotëninj,
që dojin me zotënuom
ndë sqimë e ndë madhështi,
këte jatë tue shkuom?

Ku janë ata perandorë
gjithë shekulli nalcuom,
në krye me një kunorë
gurëshi cë paçëmuom?

Ku janë ata letërorë
t’urtë e dijes të ndëgjuom,
të bardhatë posi borë
letëra tue kënduom?

Ku janë ato gra e vasha
ndë sqimë e ndë madhështi,
me petëkat të mëndafshta
nalcuom mbë zotëni?

Gjithë mortja i rrëzoi,
sikur i pret me shpatë,
për të ri s’i shikoi,
as të vobegë,as të begatë.

(1618)

1 KOMENT

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here