LUMTURI QË KURRË NUK VDES – poezi nga Mark Kuzhnini

0
1470

Mark Kuzhnini

LUMTURI QË KURRË NUK VDES

Ti qan dhe prapë lot derdh
Loti ikë, në heshtje zhduket.
Pas lotit, a thua kush na erdh?!
Që lumturia mes nesh nuk duket!

E çfarë mbiu, pasi loti pikoi?
Vetem edhe një plagë u shënua.
Dhmbjet edhe më tepër na i shtoi
Plaga, që më shumë u shtua.

Pastaj sikur u ngurtësua loti
Lot, që filloi gjakun ta ngurtësojë
Çdo ditë e më pak, na tretet moti
Rrugës, ku fati deshi të na bashkojë.

Edhe sytë e tu, më nuk më kërkuan
Bashkë me shpirtin që thërret
E zemra në bredësi, shtërnguar
Ka harruar se ka mbetur vetëm.

Zemra thërret shpirtin, shpirti zemrën
Siç e thërret zogu pranverën, besa-besë
Siç e pret me vite mashkulli femrën
Atë qe e ka strukur në shpirt e në kujtesë.

ENDE ME SHPRESË

Deshta t’i mbledh yjet një nga një,
t’i bëj s’bashku e t’i lë në një kënd,
Që ti kur të vie, të t’i vë si një kurorë
në çastin romantik mbi flokun tënd.
Deshta kur heshta të t’i them dy fjalë,
për dreq zëri me iku e mbeta memec.
Ka dashur të flas i mjeri ky djalë,
u ngritëm nga vendi por s’mundja të ec.
Edhe pa këmbë mbeta unë i gjori,
kështu e ka jeta përballë dashurisë.
Nga lumi në breg jeta me hodhi
jo si detar por si peshku i robërisë.
Pastaj po i shihja pikat e ujit,
që më thërisnin t’i prekja me shpejtësi
dhe kur po jepja shpirt në çastin e fundit,
më brente kurreshtja diku në brendësi.
Unë duhet të jetoj me vete thoja,
t’i jap pak me mund e të zhytem thellë.
E jo të mbytem se vdekjen nuk e doja,
E sidomos të vdes duke u djegur në diell.


KAM FRIKË

Pasha jetën, jetë të kisha ty
Të kisha pikë të dobët në shpirt…
Dhe pikë loti në sy
Të kisha pasqyrë ku e shihja veten
Duke të parë ty, e jetoja jetën
Dhe sot dukem si i vdekur
Jashtë i lagur, brenda i djegur
Fytyrë përlotur, e i pambrojtur
Përtypi shpresë, por mbes i pangopur
Mbi një ëndërr jam i shtrirë
Herë i ngrohët herë i mërdhirë
Digjem ngadalë e lehtë përflakem
Se me kujtime do të plakem
Dhe kështu vetë siç kam ngelur
Kam frikë se koha m`ka shkelur.

Dërgoi për publikim Gjin Musa, gazetar

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here