LULERITËSI SHISTE LULE TË BLINTE RRUGËN E HUMBUR

0
241

Nikoll N. Ulndreaj

LULERITËSI SHISTE LULE TË BLINTE RRUGËN E HUMBUR

I shtrydhi retë si rrushin në tinarë një piskame
I gjithë muri i reve shembej
Flatra dhe pendë zogjsh lundronin në ajër
Me ekstazë gjethi lanin duart në Lugje të Verdha
Mujo dhe Halili.
Një mriz në Log të Bjeshkëve
Para se të shtegtonin dallëndyshet u tha
Dëshira hedhur mbi supe e ndjenja prej kristali
unë i pash të zhgënjyer
Devetë e ëndrrave i kish ngarkuar me shporta rrezesh të zbraztë
Drurët e pritjes u ngjanin nuseve të mbetur veja…
Pendimi
Dremiste bjeshkëve pa mundur të flinte një çast
Nën hijen e pishave,
Të shijonte një tas tambël e borë
Apo të puthte buzët e dredhëzave të pjekura
Dite-netët rrokulliseshin si ortek bore ngarkuar
Me kompozime vuajtjesh e skamjesh
Lulerritësi këpuste lulet e kopshtit tij
Këtë fund viti
Dhe i shiste i mërzitur, i trishtuar, i mjegulluar
Të blinte rrugën e humbur, atë rrugë që të shpie
Tek lumturia…

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here