Luftë politike amerikano-turke apo papërgjegjësi totale ?

0
708

Shqiptari.eu, 14 Shtator 2016

Pse kompanitë turke KEDS dhe Aeroporti mbetën pa energji, pak para aterrimit të Biden…

Kompania turke Limak, që menaxhon KEDS-in, kompaninë për shpërndarjen e energjisë elektrike, dhe Aeroportin e Prishtinës, të cilin e la pa energji elektrike dhe me një gjenerator që nuk punonte, vetëm dy orë para aterimit të zv/Presidentit Amerikan Joe Biden ka mbyllur gojën dhe nuk flet për këtë incident të rëndë që mund të çonte në anulimini e vizitës së zv/Presidentit amerikan. Po heshtin për incidentin edhe Policia e Kosovës, KEDS, Aeroporti dhe ministria e Punëve të Jashtme. Skandali i ndërprerjes do të duhej të hetohej edhe për prapavijë potencialisht politike, për shkak të marrëdhënies së acaruar amerikano-turke, marrëdhënie që u ashpërsuan pas puçit ushtarak në Turqi.

Kompania që shpërndan energjinë elektrike në vend, KEDS dhe ka të njëjtin pronarë me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, kompaninë turke LIMAK, do ngjante shumë e pabesueshme për publikun, sikur të deklaronte që menaxherët që ajo ka sjellë nga Turqia në Kosovë dhe menaxhojnë këto dy kompani strategjike të vendit tonë, nuk komunikojnë mes vete. Dhe që nuk koordinohen për asnjë gjë, qoftë kur në vendin tonë është ditë e rëndësishme apo e jashtëzakonshme, siç ishte vizita e zv. Presidentit amerikan në Kosovë, Joe Biden.

Dhe bëjnë veprime të papërgjegjshme për shkak të mungesës së komunikimit.

Kompania KEDS me pronarë kompaninë turke LIMAK ia ndërpret energjinë elektrike kompanisë Aeroporti i Prishtinës, me te njëjtin pronar, – po kompaninë turke LIMAK. Por zyrtarët e dy kompanive, duke ditur që kjo papërgjegjësi nuk mund të hidhet në publik me arsyetimin e mungesës së komunikimit, punimeve teknike etj. etj., zgjedhin variantin për të heshtur duke mos u deklaruar asgjë. Skandali i rëndë ndodhë. Energjia elektrike ndërpritet vetëm dy orë para se Aeroplani i zv/Presidentit Amerikan Joe Biden të aterojë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, të cilin kjo ndërprerje e gjen totalisht të papërgatitur.

Kompaninë turke ‘LIMAK Airport Pristina’ kjo ndërprerje e gjen totalisht të papërgatitur. Me një gjenerator që nuk punonte, ndërkohë që ajo ishte e obliguar nga rregullat e Agjencisë Ndërkombëtare të Aviacionit Civil dhe kontratës koncesionare mes qeverisë dhe LIMAK, t’i kishte në dispozicion dy gjeneratorë të energjisë elektrike në gjendje të rregullt. Ndërkohë, një inxhinier i kompanisë, i cili fatmirësisht ndodhej atë ditë aty, arrin që të vendosë në funksion gjeneratorin, pas më shumë se 30 minutash dramatike pa energji, derisa aeroplani i zv/Presidentit Biden për pak kohë do të futej në hapësirën ajrore të Kosovës.

Derisa gjeneratori i vendosur tek Kulla e Fluturimit gjatë kësaj kohe ishte në pritje për t’u rregulluar, i gjithë sistemi i Kullës së Fluturimeve, navigimi, po mbahej në funksion nga UPS…

Gjendje jo normale dhe për zyrtarin e Shërbimeve Sekrete Amerikane, që po qëndronte në Kullën e Fluturimit gjatë gjithë kohës… KEDS ende nuk po e furnizonte me energji elektrike Aeroportin e Prishtinës, por për fat të vendit dhe gjithë zyrtarëve, gjeneratori arrihet të vihet në funksion.

Sikur dhe 30 minuta mos të ndodhte kjo, siguria jo vetëm e zv/Presidentit Amerikan, por e të gjithë aeroplanëve të tjerë, do ishte në rrezik. Zyrtari i Shërbimeve Sekrete Amerikane do të urdhëronte kthimin e aeroplanit dhe aterimin në ndonjë vend tjetër, të sigurt për zv. Presidentin Jozef Biden. Dhe vizita do të anulohej.

I gjithë ky skandal që ndodhi gjatë vizitës së Biden, që po synohet të heshtet, fare mirë lë mundësin e një skandali politik në prapavijë, nëse zyrtarët nuk dali të sqarojnë dhe Policia e Kosovës nuk e heton rastin.

Zëra të ndryshëm tanimë veç kanë filluar të flasin për një sabotim potencial nga ana e dy kompanive turke, duke e lidhur me marrëdhëniet e acaruara mes SHBA dhe Turqisë, pas puçit ushtarak që ndodhi në këtë vend dhe mos-ekstradimin e armikut numër një (Güllen) të Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndryshe, si ka mundësi që kompania turke lejon energjinë elektrike të ndërpritet pak para aterimit të Biden dhe Aeroporti me menaxherë turq është totalisht i papërgaditur???

Gazeta Infopress ka vendosur të zbërthejë këtë skandal të rrezikshëm për interesat e vendit tonë. Përveç dy kompanive turke, KEDS dhe Limak Airport, pyetje i janë dërguar edhe ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Policisë së Kosovës, të cilat gjithashtu kanë vendosur të heshtin. Gjithashtu, gazeta Infopress do të pyesë edhe Ambasadën Amerikane dhe dyshimet potenciale për këtë skandal të rrezikshëm, skandal që është prodhuar nga menaxherët turq të dy kompanive, të ndihmuar edhe nga zyrtarët vendor.

‘Trashja e miqësisë’ mes zyrtarëve të Njësisë së Partneritetit Publiko Privat dhe menaxherëve të LIMAK, ka bërë që zyrtarët e Qeverisë së Kosovës të mbyllin sytë para faktit, që kompania nuk i ka blerë dy gjeneratorë për raste të tilla emergjente sipas kontratës, por operon më një gjeneratorë të prishur.

Mungesa e energjisë në Aeroportin e Prishtinës do të duhej të aktivizonte në mënyrë automatike gjeneratorin e energjisë, i cili është i destinuar vetëm për këtë qëllim, por gjeneratori nuk punoi atë ditë, vetëm dy orë para se Zv/Presidenti Bajden do të ateronte në pistën e Aeroporti të Prishtinës. Sipas rregulloreve të Autoriteteve Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (IKAO), gjithsecili aeroporti duhet të jetë gati për situata të tilla dhe të ketë dy gjeneratorë në dispozicion, situata potencialisht kur vendet mund të mbeten pa energji elektrike në mënyrë që trafiku të vijojë pa probleme, së paku për një kohë të caktuar.

Këtë rregullore të IKAO, janë implemlentur edhe në kontratën për dhënien me koncesion të Aeroportit të Prishtinës, të nënshkruar mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë turke LIMAK, ku thuhet në mënyrë decidive që aeroporti duhet t’i ketë dy gjeneratorë, por realiteti është ndryshe. Njësiti për Partneritet Publiko Privat në Qeverinë e Kosovës, i autorizuar për të mbikëqyrur implementimin e kontratës koncesionare, ‘ka mbyllur njërin sy’ si rrjedhojë e miqësisë së jashtëzakonshme që ka krijuar me menaxherët turk, duke toleruar kompaninë me vetëm një gjeneratorë. Të dytin kompani nuk e ka blerë asnjëherë. Por ditën e vizitës së zv/Presidentin Bajden, gjeneratori i parë nuk funksioni dhe është dashur për të pritur mbi 30 minuta për t’u rregulluar.

Gjatë gjithë kësaj kohe pa energji dhe pa gjeneratorë, siguria e fluturimeve dhe aparatura e nevojshme në Kullën e fluturimeve tek aeroporti ka funksionuar të bazë të disa UPS. “Vizita e zv/Presidentit Amerikan dhe aterrimi në Prishtinë mund ta quajmë edhe fat. Sikur edhe 30 minuta të mora rregullohej gjeneratori, vizita do të anulohej. Inxhinieri i kompanisë turke Limak, arriti ta rregullojë gjeneratorin dhe ti japë energji aparaturës”, tha një zyrtarë i larë në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës.

Sipas tij, një zyrtarë i lartë i Shërbimeve Sekrete Amerikane ka qenë gjatë gjithë kohës prezent në Kullën e fluturimeve tek Aeroporti i Prishtinës dhe nëse aparaturat do të mbeteshin totalisht pa energji, nuk do të kishte më siguri për asnjë fluturim.

“Pa energji asgjë nuk funksionon. Absolutisht që do të anulohej fluturimi. Çdo ekspert në botë e di këtë. Energjia nuk erdhi por patëm fat me gjeneratorin. Të zgjaste edhe 30 minuta mungesa e energjisë, anulimi do të ishte i sigurt ”, tha tutje zyrtari i lartë. Gazeta Infopress ka dërguar pyetje edhe në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në Aeroportin e Prishtinës, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Për shkak të skandalit të rëndë që mund të ndodhte dhe faktit që e njëjta kompani menaxhon edhe me energjinë dhe aeroportin, do synojmë të marrim informacion edhe për banalitetin e ndërprerjes së energjisë në një ditë të jashtëzakonshme për Kosovës, ai ajo e vizitës së zv/Presidentit Bajden.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here