LOZËN TUAJ – cikël poetik nga Ismet Tahiraj

0
504

Ismet Tahiraj

LOZËN TUAJ

Lozën tuaj që më dërgon më përthekon
Këtë natë të vë në kujtesë,
si guralec më vesë
Ëndrrën plis do ta shkapërderdhi
Kënga do të mbetet. Gisht.

Më mos m’i dërgo lemën lazdrane
Më thekët e thekrës së Shëngjergjit
Se lauresha frikësohet prej langonjëve
E tepërt i del mjegulla.

Loza ngjitet e ngjitet plepit të ëndrrës
As që i tutët diellit, as ferkëmes se qiellit
Deri te hip hëna midis bliri.
Parfumëri e luleve që ti i derdh
S’është mëkat, as erë huqe
Por një makth shpirtin ta nxën
Kërhanë lënurësh hë për hë.

Loza e juaj veç pipon si lakaderdhë kërpnjaje
Mbi bishtalecat tuaj të zi,
vrugu vanon por s’harron
Kacavirrët mbi hënën tuaj në fron

Dikush të përrallisë ty,
dikush egërsisht me qorton
N’qiell s’ka re, as ërrsirë,
mug pa diell
Veç cjapi një lajthi e rrjep e shëmton, guxon
Po ti ç’ke që ikë tek unë, strehëz kurrëkund.
Dhe vë lozën tuaj n’burimin tim, heshtur vuje,
vije hingëllimë
Unë e di që në gjumë jam i mpirë.
gjusëm i vdekur, me gur si gur
Tejalo shoh natyrë kopsat e enciklopedisë përtrirë.

As gjë e vjetër as e ndryshkur veç lozë ejuaj e harlisur
N’mjaltë e pa kapërdirëku vlon e shket rrëshirë.

Pse të ndjek unë,
po s’kam durim tjetër
pres se ngecë
Shullëri na përqesh me buzët si eshkë
Ti magnet që më tërheq.
Mëshirë s’pret.

N’prangat e lozës durët shkojnë vet,
Buzët rrisin zjarrin, medet
Po loza e jote s’ndalet, se ka at njet
Gugave te lisit shqarthi feston mbretërinë e vet.

S’ka ujë, as det që na freskon
përveç një qeshje e syve tejkanoz
Këmbët rrafsh për tokë m’i shkurton
Unë shtrihem skrajë e ti bizon
Te dy kurtha na bashkon ne front.

Loza e jote s’ndalet
vrapon gjenë ujëburimi e lumturon
Koha as vite s’lë s’harbon.

Dikush tinëz kafshon
kur hundet gjak i rrjedhin
– Kafshimin harron.

MIZAT

Mizat lozë jote s’i duron
bien te cofta ne të vetin peron
Ti vesen e zjarrtë e deprton,
fjetjën e tundon.
Dyshime nuk lë as mashtrime
gjithçka origjinale, e përkryer
Ne pancir mberthyër.

Mizat zukasin trenohen,
fishkëllejnë, abuzohen,
po ti s’çan kryet as për bufon
Ajme loza e jote veç amë ujë kërkon
nuk ndryshon
Po tani, derë e jote më çka rri mbyllur,
çarçafet ç’flasin mbrenda dhomës
A kuisje frymë e ndezjës,
sutjenat mbi tovolinë a besdisin egër
Unë maloku qe të pres në thëker.

S’më duhet aspirina për ulje temperaturës
veç një gëllenjkë nga fleta e lozës
Në djepin e ëndrres te përkundur
Bota që moti në erë është një beze e shkundur përherë.
Pritjës mi vë një dorezë.
Kafka–kafka zë fieri në vjeshtë e pranverë
Me derë qielli çel.

Veç lozë e jote ka shtri mbretërinë e blertë
deri prag deri mbi derë
Është vyrtyt e nder,
llumburitës në pranverë.

FLETA KA MIOPI

I lë syzat se fleta ka miopi e rrenave te rrëckosura
Kot e tundin më këmbë argjilën poqarët
S’terri u rritë e s’mori ne thua.

Një racë e xhirafës tundet kryelartë ne zjarrin e kullotës
Trumcakët i rrëfejnë përrallat për luleshtogun,
më inatin e tyre Miopi ka gjeneza,
e shqyhet lëkurë e daullës trup e tërthor bokës.

Qielli veç sa nuk lëshon lotë sa kopsat
Te gjatë mjat te gjatë ishin regjistrat e faturimit
Që i kishte lënë ferkema e vjetër, jo tjatër.
Dega miope që kokë e mërdhirë, gjirafa kryelartë
Pa qëllim ha edhe kuotën.
Dregëza dalin qafës e ushëla i shtohën vatrës
Për tej gurit te boshtit përthuet lojë,
djegëja e saj nuk nuk sajohet
Qëllimisht luan tetrain e botës,
xhirafa guximshëm me jadht qitje
E hedh kuotën.

Miop kroi etja e fshëhur martirët bizon
Kur do ta krijon lojën
Dielli vështron ujin dhe bojën.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here