Lobim për çështjen shqiptare në Suedi dhe shtetet tjera

0
553

Shkruan Asllan Dibrani, lobishqiptar@hotmail.com

Lobi Euro – Atlantik nga themelimi i tij është i ri. Vlera e tij po shtohet dita ditës, kur në disa shtete ma i kanë vënë themelet. Pos themeleve të tij kanë filluar edhe takimet e para në avancimin e projektit, informimit dhe lobimit, pos në mesin e shqiptarëve edhe në instancat e larta ndërkombëtar siç është rasti i zëdhënësit dhe nënkryetarit të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, por edhe kryetari i degës në Suedi z. Avni Dervishi. Ai u takua ditën e martë me datën 14 qershor 2016, në Stokholml, në qeverinë e Suedisë me ministren e re për bashkëpunim në “Unionin Evropian” (UE) dhe Tregti të jashtme me zonjën Anne Linde.

Ata biseduan për pozicionin rolin dhe domethënien e faktorit shqiptar në Evropën Juglindore – Ballkan. Aty pati një takim me theks të veçantë në 5 pika si më poshtë:

Rreth Kosovës:
1. Ndikimi që duhet bërë presion tek Beogradi zyrtar që mos ta pengoj Kosovën të anëtarësohet në organizata të ndryshme evropiane dhe botërore. Po ashtu edhe domosdoshmëria e Lëvizjes së Lirë të shtetasve kosovarë përmes Liberalizimit të vizave.

Rreth Shqipërisë:
2. Të ndikohet që sivjet të hapen negociatat me Shqipërinë rreth integrimit në “Unionin Evropian”, gjë e cila do të ndikonte pozitivisht në stabilitetin demokratik në Shqipëri, por do të kishte efekt pozitiv në tërë rajonin e Ballkanit.

Rreth Maqedonisë:
3. Zoti Avni Dervishi në pikën për Maqedoninë njoftojë zyrtarët suedez se më shumë se 1/3 e banorëve në Maqedoni janë shqiptarë dhe ata duhet të konsiderohen si faktor në shtetin e Maqedonisë dhe duhet t’i gëzojnë të drejtat e tyre, por të cilat akoma nuk po respektohen nga Shkupi zyrtar. Këtu me theks të veçantë u bisedua për zgjedhjet e ardhshme të planifikuara për at shtet, ku dihet se shumica e Diasporës nga ai vend janë shqiptarë dhe atyre padrejtësisht iu pengohet dhe vështirësohet pjesëmarrja në votime. Atyre ju ka mohuar e drejta edhe rreth regjistrimit të tyre. Reprezaljet dhe terrori maqedonas që po ushtrohet në forma sistematike dhe të organizuara kundër shqiptarëve,po ashtu ishte në diskutimin e dy palëve qe zoti Dervishi krijoj një kureshtje dhe interesim tek pala suedeze që “Qeveria Suedeze” të mësoj sa më shumë për ngjarjet atje.

Rreth Malit të Zi:
4. Pasi që sivjet pritet të rekomandohet hapja e negociatave për aderim në Unionin Europian, duhet ti bëhet presion zyrtar Podgoricës që shqiptarëve në Malin e Zi tu respektohen të drejtat e tyre të garantuara nga ligjet e atij shteti. Këtu u cek domosdoshmëria që Tuzit ti jipet e drejta për vetëqeverisje komunale. Pasi që deri tani kjo nuk ka ndodhur pasi ata diskriminohen sepse janë 75% shqiptarë atje.

Rreth Luginës së Preshevës:
5. Unioni Europian është duke bërë negociata me Serbinë rreth integrimeve europiane dhe kjo duhet të shfrytëzohet që banorëve të Luginës së Preshevës (Bujanoc, Preshevë, Medvegjë etj) tu respektohen të drejtat e tyre njerëzore që iu takojnë. Këtu u cek që ti bëhet presion zyrtar Serbisë që ta ndërtoj një BB spital në Bujanoc apo Preshevë ku do të lindnin nënat shqiptare. Po ashtu u propozua që ti bëhet presion Beogradit që ta hap një Kolegj apo Universitet në Bujanoc ose Preshevë ku studentët shqiptarë do të kishin mundësi të studiojnë në gjuhën shqipe.

Zoti.Avni Dervishi politolog intelektual dhe veprimtar i çështjes shqiptare pos këtij aktiviteti ne Suedi ka kryer edhe një serë udhëtimesh me instanca të larta politike edhe në Britaninë e madhe në Belgjikë dhe në shtet tjera. Ai në mënyrë protokollare i dorëzoj kërkesat dhe propozimet në formë të argumentuar dhe me shkrim nga e cila ne i falënderohemi për lobimin dhe punën që po e luan në interesin e “Lobit Euro-Atlantik Shqiptar”.

Për “Lobin Lobi Euro-Atlantik Shqiptar Global” Asllan Dibrani – përfaqësues i mediave
Qershor 2016, Stokholm, Suedi.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here