LIRIKË POPULLORE NË GEGNISHT

0
533

Nikoll N. Ulndreaj

Ah, me naze më çmende Rrushe
O moj kumbull, moj buzëprushe
Buzët të prushta, gojën të verdh flakë
Para kohe po donë me më plakë
Vetullat të holla porsi gajdana
Faqja të ndrinë si në borë hana
Shkrinë dëbora kurë syni të qesh
Dimri bëhet verë në bjeshkë
Të flakërinë syni sikur pisha
Dy-tri komça të është zbërthyer këmisha
Pëllumbi i bardhë e ka nxjerr kryjet
Me ia numëruar qiellit yjet
Mua me ty Rrushe o zot ç’më gjeti
Të vij tek ti rrugën më zënë deti
Në burg të zi ma kanë vënë drynin
Ti, për shtat palë qejfe ma luan synin
Ma luan vetullën e ma luan plisin
Kam një dhimbje që e than lisin
Dhimbja më dogji me flakë zjarri
Për një puthje më çon tek varri
Vdekja më vjen nga syni i zi
A të vjen keq që jetoj në robëri
M’është tha fyti sherbet s’mund pi
Zoti e thashtë me të vdek në gji
Ah, me naze më çmende Rrushe
O moj kumbull, moj buzëprushe
Buzët të prushta, gojën të verdh flakë
Para kohe po donë me më plakë.

Tiranë me dt. 08.01.2017

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here