Libri i Megan Kelly: Trump më urrente, shefi i Fox News më kërkoi sex

0
169

Nëse doni të më njihni se kush jam, duhet ta dini nga vij”.

Kështu e nis historinë në librin e saj “Syno për më shumë”, Megyn Kelly, një nga gazetaret më të dashura të Amerikës. Karakteri i saj i fortë, vendosmëria, guximi e kanë bërë të spikasë si imazhi kryesor i “Fox News” në emisionin e saj të njohur “The Kelly File”.

Ajo njihet për paanshmëri në punë dhe pyetje që vënë me shpatulla pas murit jo vetëm emra të mëdhenj e politikanë të njohur amerikanë, por ajo ka arritur të intervistojë liderë botërorë, ku i fundit ishte Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, informon Dritare.net.

“Jeta më ka përballuar me sfida, padrejtësi, dështime dhe vështirësi, por qëllimin e jetës e kam të përmbushur qoftë nga jeta personale, por edhe asaj profesionale,” – thotë Kelly.“Nuk e kam pasur kaq të lehtë rrugëtimin tim deri këtu ku jam sot, por prindërit më kanë kërkuar që të jem dikush në jetë.”

“Be whoever you are”, ji ajo që je, më thanë dhe besoj absolutisht që kanë pasur të drejtë sepse ky tipar, të jem vetvetja, më ka bërë më konfidente në gjërat që kam arritur” është shprehur Kelly në këtë libër autobiografik, informon Dritare.net.

Megyn Kelly ka lindur në Syracuse, një vend periferik i cili ndodhet në Albany, kryeqytet i Nju Jorkut. Megyn tregon fëmijërinë e saj të thjeshtë të cilën e kujton me dashuri sepse është rritur në një familje të mrekullueshme, me dy prindër të thjeshtë, por që i kanë falur dhe trashëguar vlera morale dhe njerëzore.

“Jam rritur krejtësisht ndryshe nga fëmijët e llastuar, nuk më kanë plotësuar çdo tekë, përkundrazi. Kam qenë fëmijë i qetë dhe jam mjaftuar me aq sa kisha. Shkolla ishte primare për mua, motrën, e vëllanë, Suzanne dhe Pete 5 vite më të mëdhenj se unë. I kujtoj të dielat kur shkonim në kishë, apo lojërat e asaj kohe nëpër kopsht dhe rrugicat e lagjes që sot, kur i kthej në mendje, sërish më ndjellin nostalgji. Babai, ishte profesor dhe nëna infermiere, por me tre fëmijë për të rritur e për t’i shkolluar, duhet të them se rrogat e tyre ishin modeste. Mezi ia dilnim, derisa u bëmë të zotët e vetës e nisëm shkollat e larta. Unë doja patjetër të studioja për drejtësi, e kisha të qartë në mendjen time dhe asgjë s’do ma ndryshonte këtë fakt dhe fitova me pikët maksimale testin për t’u pranuar në Universitetin e Drejtësisë së Albany.

Kështu nisi një jetë e re studentore dhe isha një studente e shkëlqyer sepse kisha një qëllim pasi të mbaroja universitetin. Doja të punoja shumë për të ndihmuar familjen dhe të bëja krenar babanë që më shihte nga qielli, pasi ai na la shumë të vegjël, kur unë isha vetëm 15 vjeçe. Vdekja e tij nga një atak në zemër ka qenë tepër e vështirë ta përballoja sepse isha shumë e lidhur me të, ai më ka lënë vetëm kujtime të ëmbla dhe një forcë për të ecur përpara. Kurrë nuk mbaj mend t’më ketë bërtitur, më ka bërë gjithmonë të ndjehem e vlerësuar me dashurinë e tij. Dilte në mëngjes në punë dhe kthej mbrëmjeve. Sa hynte në derë më thërriste ‘ku e kam tigrin tim’ sepse nga natyra isha çapkëne dhe ai pretendonte shumë nga unë, madje që atëherë besonte se në të ardhme do isha e suksesshme e kështu çdo darkë më kërkonte t’i tregoja të gjitha detyrat e mësimet që kisha bërë. Por jeta deshi ta largonte dhe kjo qe një dramë në jetën time. E pyes nënën time Linda, a mund të jesh e lumtur pas kësaj dite dhe ajo më përgjigjet, ‘po shpirt, do jem dhe do jemi’ sepse kjo është jeta dhe ne duhet të ecim përpara.

Pas disa viteve nëna u martua sërish dhe pse për ne nuk ishte e lehtë ta pranonim këtë fakt, 4 viteve nga vdekja e babait, por jeta ishte e saj dhe kishte nevojë për një mashkull afër dhe dukej e lumtur me këtë zgjedhje. Ne nuk u lumturuam nga ky vendim i Lindës, por e pranuam me heshtje dhe sot jam e kënaqur që mami im është mirë dhe krenare për fëmijët e saj sepse figurën dhe shpirtin e babit tonë nuk e zëvendëson askush. Jetës duhet t’i buzëqeshim dhe Linda ime këtë bëri; u dashurua sërish dhe e përgëzoj për forcën, por nga ana tjetër e ka zemrën plotë dhe i gëzohet opinionit të njerëzve dhe miqve të saj kur shohin vajzën e saj Kelly në ekran duke thënë, ‘kjo është vajza Lindës’. Më vjen për të qeshur sepse i bëhet zemra mal, si çdo nëne.

Jeta vërtetë vazhdon edhe pse pa kuptim sepse në mesin tonë mungon njeriu më i dashur i familjes, por gjithsecili mori rrugën e vetë në jetë. Unë mbarova studimet, vitet më të bukura të jetës sime, në bankat e shkollës ku u njoha dhe me Jim, të dashurin tim, që ka qenë një mbështetje e dashuri e madhe asokohe, por që lidhja nuk qe e shkruar të përfundonte në diçka më shumë. Ai mbetet një mik fantastik dhe njerëzit me guxim nuk i fshehin kurrë ndjenjat, por i tregojnë, s’ka rëndësi sa vite kanë kaluar sepse çdonjëri nga ne ka një të kaluar dhe dashuria është ndjenja më fisnike. Jam e lumtur që kam dashur në jetë një djalë si ai sepse më ka dhënë vetëbesim.

Pas studimeve të larta nisa punë në një firmë ligjore, isha shumë e përkushtuar dhe punoja tetëmbëdhjetë orë në ditë, kisha nevojë të bëja ca lekë sepse objektivat i kisha të qarta dhe doja të hapja diçka timen, por më parë më duheshin ca para. Nuk ankohesha, vetëm punoja pafund me kokën ulur derisa arrita të punoj për firmën më të madhe ligjore në vend “Bickel and Brewer LLP” që më jepte mundësinë të punoja me klientë, njerëz me emra të njohur të cilët paguanin dhe unë bëja punën time. Ky ishte pasioni im i madh, të isha avokate. Kjo vazhdoi deri në vitin 2004. Jo vetëm që bëra shumë lekë nga ky profesion, por arrita të konsolidoja veten si një grua që punën e saj e kryente me sukses e sigurisht që ndjehesha krenare.

Por, kishte diçka sepse unë punova një dekadë në këtë profesion, në 10 vite karrierë shihja vetëm katër muret e zyrës. Një ditë pyes vetën, ‘e pse mos të jem gazetare’, përderisa unë kisha bërë shkrime më parë, e doja botën e medias, gazetarinë në tërësi, investigimin në thellësi sepse profili im ka qenë i tillë dhe do i ndërthurja bukur drejtësinë me investigimin. Mendime të këtilla më morën mendjen për disa ditë ku vërtetë po e besoja që do mundja sepse eksperiencë kisha, me njerëz influentë dhe të mëdhenj kisha punuar, çështje nga më të vështirat i kisha zgjidhur, e çfarë mund t’më pengonte të mos bëja televizion, çfarë?!!

Pas shumë përpjekjesh e kontaktesh, më kujtohet mirë intervista që pata me z. Roger Ailes, themeluesin dhe drejtuesin e Fox News. Më priti shumë mirë, po më prezantonte me studiot e më pas u ulëm për të folur kur më pyeti nëse vajza e një profesori dhe një infermiereje merrte vesh ndopak nga ky lloj biznesi dhe se cilat ishin pikëpamjet e mia politike. “Z. Ailes, unë kam lindur në një familje ku kanë besuar në idealin e demokracisë, por në të vërtetë unë jam apolitike,” – i thashë, duke i kujtuar dhe shkrimin tim të parë në vitin 1998 “Am l a Republican or a Democrat?!”, “A jam një republikane apo demokrate” sepse vërtetë nuk e dija.

Kisha dëgjuar aq shumë për Roger Ailes, opinione nga më të ndryshmet, sidomos për aferat e tij seksuale me femrat, madje njerëzit e njihnin si një harbut, por ç’punë kisha unë me këtë, unë do shihja punën time. Dhe kështu nisi ky rrugëtim, ku fillova në redaksi si gazetare, pastaj nisa të dal nga pak në ekran në një hapësirë mëngjesi, shikuesit e donin figurën time dhe shumë kolegë të tjerë nisën të besonin tek unë për të vazhduar më tej me “Kelly File”, që fitoi zemrën dhe vëmendjen e miliona amerikanëve.”

Megyn, ka guxuar të rrëfej në këtë libër të gjitha sfidat, por dhe sulmet e ngacmimet seksuale me të cilat është ndeshur, që në fakt nuk e kanë bërë, qoftë dhe njëherë të vetme, të mendojë të bëjë pazare në këmbim të moralit e trupit të saj, informon Dritare.net. Ajo kujton momentet kur bosit të saj, Roger Ailes, i kishte rënë keq në kokë për të, vitin e fundit para se të largohej nga Fox. E thërriste shpesh në zyrën e tij e i thoshte sa seksi dukej në transmetim.

“Një ditë sapo kisha dalë nga emisioni kur më thërret në zyrën e tij e më thotë: – “Ti më ndjell shumë pasion Megyn, je kaq seksi me këtë bluzën veshur, por të lutem më lejo të të sugjeroj ngjyrën e të brendshmeve sepse kam një ide se çfarë të shkojnë dhe do dëshiroja t’i vishje vetëm për mua”.

Nuk po kuptoja nëse ishte i pirë apo esëll sepse qe e sikletshme, por dola nga zyra e nevrikosur me idenë që do e kuptonte që qëllimi i tij nuk kishte vend tek unë.

Mendova se s’do e përsëriste më, por ai ishte shoku i Trump-it dhe nuk ishte çudi që shumë gjëra i kishin të përbashkëta. Një ditë tjetër më thotë se duhet të diskutonim bashkë dhe sigurisht që puna më lidhte me të, ishte e pashmangshme takimi i punës.

Shkova në zyrë, atje ku çdo njeri profesionist i bën takimet e punës, dhe papritmas e shoh t’më afrohet dhe tenton t’më puthë në buzë me zor, më kap nga krahu dhe dorën tek beli, “Të dëshiroj prej shumë kohësh” më tha, por në atë moment ia hoqa duart dhe e shtyva. Ai më pyet, me pafytyrësinë më të madhe se kur ishte koha për ta rinovuar kontratën, por i them që kontratën ta gëzojë sepse asnjë kontratë nuk më bën kjo që jam sot, e sa të jem e fortë do ia dal me dinjitetin dhe forcën time.

Dhe në fakt, në janar të 2017-ës, dhashë dorëheqjen, ku ndër të tjera mu kërkua të mbështes qëndrimet e qeverisë aktuale, por kjo nuk kishte për të ndodhur kurrë sepse Trump ishte ai që më kërcënoi disa herë me jetë, vetëm pse kisha shkruar një artikull për divorcin e tij me Ivanën, ish gruan e tij të parë, ku kisha nxjerr në pah disa të vërteta dhe më kërkonte t’ia hiqte, por nuk ndodhi. Ishte po ai Trump që donte t’më joshte me dhurata dhe t’më paguante pushimet në resortet e tij mbretërore, por as kjo nuk ndodhi kurrë, edhe pse në fakt Trump njihet për natyrën e tij “bujare” me gazetarët, me ata kolegë që kanë pranuar të shiten. Madje, një herë kam qenë me bashkëshortin tim në një ndër hotelet e tij të njohura ‘Mar Lago’ në Florida. Sigurisht që e kishte marrë vesh që ndodhesha atje dhe me hir e pahir donte t’i paguante ato ditë e netë qëndrimi, por nuk pranova dhe kur u largova nga hoteli, ruajta të gjitha faturat që ishin paguar nga unë, se nga ai çfarë nuk pritej.

Lufta ime me të ka qenë e hapur prej vitesh, më ka fyer në shumë raste, dhe kur nuk pranonte të vinte tek unë, shkonte tek CNN, si në rastin me kolegun Don Lemon, që nuk i kurseu fyerjet teksa ai e pyeste krejtësisht për tjetër gjë. Ai ka shfrytëzuar çdo hapësirë të mundshme për t’më ulur para publikut, si në rastet e komenteve në Twitter-in e tij, ku shkruante çdo ditë për mua dhe kundër meje.

Por në subkoshiencën time e kisha të qartë që televizioni këtë gjë kishte, nëse do ishe profesional e i paanshëm do merrje dhe riskun me vete sepse televizioni është më shumë një treg, sesa një profesion.

Por dita më e rëndësishme për mua do vinte shpejt. “Dita e Debatit” të 6 gushtit 2015 kishte mbërritur. Zgjohem herët në mëngjes atë ditë në ‘Cleveland’. Isha shumë e gëzuar për atë që do vinte më pas, sepse e kisha pritur kaq shumë këtë ditë, duke u përgatitur për më shumë se dy muaj. Kanë qenë muaj intensive së bashku me stafin tim, por e dinim që në fund do dilnim krenarë sepse po moderoja “Debatin e Parë Presidencial të Republikanëve” për zgjedhjet presidenciale amerikane 2016, dhe ishte diçka e madhe për mua që do më përmbushte më shumë në anën time profesionale.

Zgjedhjet deri në atë moment ishin një rrëmujë e vërtetë, por nga ana tjetër kishim 12 kandidatë në garë dhe gjithsecili kishte shansin të tregonte veten, me formimin e dijes dhe karrierës, dhe kjo për mua nënkuptonte shumë punë për të bërë sepse ishte një përgjegjësi të drejtoje njerëz të “elitës” nga të gjitha pikëpamjet.

Atë mëngjes gushti, isha shumë e lumtur. U zgjova, e veshur me xhinse dhe me një t-shirt, dola jashtë të porosisja mëngjesin. Po ndihesha për mrekulli, sepse ishte dhe një ditë shumë e bukur në Ohio dhe isha plot me energji, si kurrë më parë. Makina mbërriti në hotel për t’më marrë diku rreth orës 10:00 të mëngjesit dhe do më linte pikërisht në qendrën ku do mbahej debati. Kur hyra në makinë, shoferi, me një entuziazëm, më thotë: “Oh, zonja Kelly, jam një fans shumë i madh i juaji, dua t’ju ndihmoj dhe sot më lejoni të bëhem asistenti juaj, do t’i përgjigjem të gjitha telefonatave tuaja dhe do bëj gjithçka që do keni nevojë. Madje, do t’ju hekuros edhe kostumin që do vishni në transmetim. Ju lutem, a mundem të blej një kafe për ju?”. Iu përgjigja se nuk desha kafe, por ai insistonte dhe për të mos e ofenduar, apo për të mos qenë e ashpër me të pranova, fundja një kafe ishte.

Dhe kështu shkuam tek qendra ku më priste stafi dhe kolegët e mi të ngushtë të cilët kishin punuar e investiguar aq shumë për këtë ditë. Në atë moment takoj Howie Kurtz, kolegun tim dhe gazetarin e njohur të Fox News. Po diskutonim e po i tregoja se, sikur ta dinte publiku se çfarë kishte ndodhur vetëm disa ditë më parë mes meje dhe Donald Trump, do kthehej në historinë më të madhe të vendit për kërcënimet që më kishte bërë.

Folëm gjatë me Kurtz dhe si gjithmonë ai është pozitiv, “gjithçka do shkoj mirë” më tha. Ishte një ditë para debatit dhe qëndruam tek qendra gjatë derisa organizuam gjërat dhe bëmë përgatitjet e fundit. Dukej se çdo gjë po shkonte mbarë. Por teksa po kthehesha në hotel, gjatë rrugës ndjej një tmerr në trupin tim, të dridhura, të vjella, dhimbje të forta koke dhe isha bërë e bardhë në fytyrë, si një fantazmë. Hyra në dhomën e hotelit dhe i çoj një e-mail Abigail Finan, asistentes sime personale, nëse kishte Tylenol për dhimbjen e kokës. Erdhi Abby dhe më gjeti me kokë në lavaman, ku vetëm nxirrja pafund dhe asgjë s’më bënte dobi sepse isha e këputur e gjitha. Oh, Zot jo, kjo nuk mund të më ndodhë sot, i thosha vetës. “Çfarë ke ngrenë, çfarë pive sot?” – më pyeti Abby. I tregova të vërtetën e kafesë me shoferin që insistoi aq shumë për t’ma blerë edhe pse nuk mund ta drejtoja gishtin tek ai, por gjendja ime i përngjante një helmimi të padiskutueshëm. Jo, jo, kjo është e pamundur, unë duhet të bëhem mirë patjetër sepse nuk mund ta imagjinoja veten në atë gjendje, vetëm disa orë para debatit të rëndësishëm ku miliona shikues prisnin daljen time. Helmimi im kaq papritur ishte gjëja më e keqe që mund t’më ndodhte, por e quajta një virozë meqenëse po atë ditë u sëmur, me të njëjtat simptoma, edhe kandidati republikan Rand Paul, që do ishte në panel.

Kam lajme të këqija i them skuadrës sime. Më vjen keq shumë për ju që keni punuar kaq shumë në këto 2 muaj, për këtë ditë, por unë nuk bëhem dot për transmetim. Ndjehem shumë keq dhe tepër e dobët fizikisht. Vetëm të shihnit fytyrat e tyre të mërzitura, por sërish e kuptuan gjendjen time dhe më dhanë kurajë duke më thënë se shëndeti im kishte më rëndësi sesa një debat dhe kjo vërtetë më kënaqi ta dëgjoja në atë moment.

Si mund t’më zinte vendi mua, kur kujtoja pyetjen e parë që do i bëja Trump-it, pikërisht atë pyetje për të cilën më kishte kërcënuar vetëm disa ditë përpara debatit, duke më thënë që llogarinë e tij të Twitter-it do e përdorte kundër meje. Kjo pyetje do e shkatërronte atë sepse e dija që e kishte pikë të dobët t’ia kujtoje ofendimet dhe komentet që i bënte grave e femrave në përgjithësi. Por ajo që më bëri çudi të madhe ishte se nga e mori vesh Trump për pyetjen time të parë, kush mund t’ia kishte treguar se çfarë do e pyesja unë?! Stafi me të cilin unë punoja prej vitesh, nuk kishte ndodhur kurrë shisnim punën e njeri-tjetrit, megjithatë unë nuk i trembesha asnjë kërcënimi nga Trump, edhe pse e kishte bërë rrugë me mua. Doja vetëm të bëhesha pak më mirë sa të isha në gjendje të drejtoja këtë debat, dhe falë mjekësisë moderne sot e ke më të thjeshtë për t’i dhënë zgjidhje shumë situatave të ngjashme me timen.

Abby telefonoi doktorin tim dhe i shpjegoi saktësisht për gjendjen time, nuk kishte si të ndodhte ndryshe me recetën e tij dhe unë do ndjehesha përsëri mirë, aq sa të më mbanin këmbët, kaq doja. Një makeup dhe një stilim flokësh, më transformuan totalisht, nga fantazma që isha përpara. Dy grimierët e mi, Chris dhe Vincenza, janë njerëzit që do i kujtoj me mirënjohje dhe do i falënderoj gjithmonë për ndryshimin që më bënë. Kështu nisi dhe debati, u takuam me njeri-tjetrin. Trump dukej i tensionuar dhe agresiv ndaj meje, e dija sa punë e vështirë më priste dhe isha e përgatitur që nuk do i kursente as fyerjet. Dhe ashtu ndodhi, gjatë debatit më shumë se njëherë më quajti agresive, të çmendur, bimbo dhe mediokre. I kalova me sportivet sepse ajo që më interesonte ishin miliona shikuesit e emisionit tim dhe puna ime. Dhe ajo natë ka shënjuar numrin më të lartë të audiencës ndonjëherë.

Debati po ecte mirë, por ai ishte tepër me nerva me mua sepse çfarëdo pyetje kisha në mendje, ia bëra dhe ajo që po mendoja në fakt ishte pikërisht ‘nuk e kuptoj sesi këta politikanë duan të bëhen presidentë, ndërkohë që ankohen për intervista të vështira’. Menjëherë pas debatit me telefon burri, nëse çdo gjë ishte në rregull sepse ishte në merak. Por unë isha e qetë, për aq kohë sa fëmijët nuk e kishin ndjekur sepse ky është kusht në shtëpinë tonë. Fëmijët nuk shohin lajme, as zhvillime politike të ditës sepse kështu i ruajmë ata nga çdo gjë që flitet për nënën e tyre.

“Ishte korrik i 2006. Marr një e-mail nga një kolege e imja. ‘Meg, kam dëshirë të të prezantoj një djalë king. Po të ndjekim nga ekrani dhe më thotë se të pëlqen shumë. I pëlqen vërtetë sepse e kuptoj sa i qesh fytyra kur përmend emrin tënd’ – më shkruan në e-mail ajo. Këtë e kishte shkruar pa i thënë gjë atij sepse donte të merrte një sinjal nga unë si fillim, nëse isha apo jo e interesuar. Unë e fshiva atë e-mail, fshiva dhe idenë se isha gati për një familje e për një të ardhme me fëmijë dhe nuk iu përgjigja fare. Muaj më vonë kolegia më shkruan sërish, sepse ai i kishte kërkuar miqësisht t’më shkruante dhe unë i kërkova një foto. Ajo më dërgoi direkt foton e tij me e-mail. ‘Mos u bëj budallaçkë, por shihe sepse është djalë shumë i mirë’ më thotë ajo. Dhe kishte të drejtë sepse vërtetë, nëse s’do i kërkoja një fotografi, do kisha humbur një rast të mirë.

Sa pashë foton, i thashë po më pëlqen dhe jam dakord të takohemi. Nisëm kontaktin dhe vjen dita për takimin tonë të parë në “Zaytinya” në Washington DC. Unë gjendesha në Washington ato ditë së bashku me një shoqen time. Ajo më pret diku në qoshe të barit sepse do më tregonte kur do hynte Doug në lokal. Brenda lokalit futet një mashkull i gjatë, i veshur mirë dhe më king seç e prisja. Në atë moment i thashë vetës ‘po ky është ai që ti do’. Ishte një takim verbues, si kurrë më parë në jetën time, u dashurova pafund që momentin e parë me humorin, bujarinë e tij. Asokohe ai ishte CEO në një ndër kompanitë më të mëdha në fushën e teknologjisë në Amerikë. Ato ditë ai vinte shpesh më DC, për çështje pune. Impakti i parë ishte pa diskutim paraqitja e tij, por kuptova sa mashkull i rrallë ishte që vetëm më dëgjonte, kjo ishte gjëja që mbaj mend nga nata e parë, që ishte një dëgjues i mirë dhe që mund të ishte një krah i fortë për mua. Që atëherë nuk u ndamë kurrë më, sepse ai më pranoi ashtu siç isha, me të mirat e të këqijat e mia, dhe madje nga kjo gjë ai më bëri ta pranoj në zemrën time e ta kem babain e tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze. Ai vazhdon po njësoj si ditën e parë më mbështet dhe më kupton sepse nuk është e lehtë të kesh grua një figurë publike, ku sulmohet e përflitet në shumicën e rasteve, por ai e ka pranuar sepse më do siç unë e dua atë pafund.”

Ndër të tjera Megyn Kelly thotë: – “çfarë është e thënë për t’u bërë, do të bëhet”. Këtë e tregon nga fakti që dikush u bë sebep për njohjen e saj me Doug. Edhe pse refuzoi herën e parë, ajo nuk e bëri herë e dytë sepse ky ishte fati i saj.

Sot ajo është pjesë e televizionit NBC me një rrogë që i kalon 15 milionë dollarë në vit dhe renditet ndër gazetaret më të paguara. Në fund ajo thotë se në jetë nuk ka pengje dhe di të falë, madje me Trump kanë bërë paqe pas fitores së tij, ku ai i kërkoi ta takonte në zyrën e tij brenda ndërtesës në Nju-Jork. Megyn nuk e priste të ishte aq miqësor megjithatë inatet dhe mllefet nuk është mirë t’i mbash nëse ke mundësi të harrosh e të hedhesh pas krahëve. Dhe ajo këtë bëri, fali shumë kolegë e njerëz të tjerë që e penguan gjatë jetës, por një grua që ka vizion të qartë e di që vetëm puna, dinjiteti dhe guximi nuk të lënë kurrë në baltë.

Në fund të librit Kelly thotë: “Vështirësitë bëjnë të mundur të ndryshosh jetën për më mirë, të jesh njeri më i mirë e të kuptosh qëllimin e jetës më mirë”./dritare.net

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here