LAMTUMIRË ANDREA STEFANI

0
318

Lajmi i pa pritur, i shperndare si nji rrufe nga mediet Shqiptare, fillimisht u duk i pa besueshem.

Vertet te na kete lane gazetari, analisti, botuesi Andrea Stefani?
Ne keto kohe disi te turbullta, po na ikin sikur dikush po na i vjedhe disa pena qe i kane dhane tonin gazetarisë Shqiptare.
Ne Greqi para pake muajesh vdes pa pritmas gazetari Ramadan Bigeza, pa kaluar pake kohe shuhet Gilman Bakalli, profesori goje embel, politikani i te vertetes, nji njeri qe veshtirë te zevendesohet.

Sot vjen nji lajme vertet trondites, Ndahet nga jeta, gazetari, analisti, botuesi i disa librave, i ndjeri tashma Andrea Stefani.

Po kushe ishte Andrea Stefani?
Bota e gazetarisë shqiptare ka marrë një lajm të hidhur. Gazetari dhe analisti i njohur, Andrea Stefani, është ndarë të shtunën nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë. Stefani ka ndërruar jetë në një spital në Romë ku po kurohej prej disa kohësh.

Andrea Stefani është bërë i njohur në fillim të viteve ’90 si gazetar ekonomik e më pas si analist politik. Ai ka qenë krijues dhe kontributor në disa media kryesore shqiptare. Stefani do të mbahet mend për qëndrimet e tij parimore, jo konformiste dhe polemikat e forta e plot nerv veçanërisht në studiot televizive. Vitet e fundit ai ishte nismëtar dhe i disa iniciativave të rëndësishme të shoqërisë civile. Andrea Stefani ka lënë pas edhe disa libra të vlerësuar si “Komplot kundër lirisë” dhe “Albanistan”.
Andrea Stefani, gazetari dhe analisti i njohur u nda sot nga jeta, për shkak të një sëmundje të rëndë, të cilës edhe pse u mundua nuk arriti ta kurojë.

Jemi mësuar ta shohim shpesh nëpër debatet televizive, por kush ishte Andrea Stefani?
Stefani prej rreth 20 vjetësh punoi si gazetar dhe opinionist në organe të ndryshme të medias shqiptare. Ai u bë i njohur për qëndrimet dhe pikëpamjet jo konformiste me pushtetet e radhës në Shqipëri. Dimensionit të tij si gazetar i bashkangjitet edhe aktivizmi i theksuar veçanërisht në përpjekjet qytetare kundër korrupsionit dhe dominimit autoritarist të shtetit.

Andrea Stefani i përket brezit të gazetarëve shqiptarë të viteve 1990. Ai e nisi karrierën në viin 1989 si gazetar i gazetës “Puna”. Më pas vazhdoi si gazetar i lirë, aq sa në vitin 1993 ai ishte në ekipin e parë të Gazeta Shqiptare. Më pas Stefani kaloi tek gazeta “Rilindja” të Kosovës që botohej në Tiranë.

Stefani ka qenë kryeredaktori themelues i së përditshmes “Shekulli” dhe për shumë vjet drejtues i programit investigativ antikorrupsion “Hapur”. Gazetari Stefani punoi edhe në gazetat “Shqip” dhe “Dita”.
Për më shumë se 10 vjet ai ishte mjaft i pranishëm në debatet e përjavshme televizive.

Gjin Musa, gazetar

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here