Ky pushtet është duke na kthyer në një shoqëri primitive?!

0
542

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Të gjithë jemi dëshmitarë të kohës së në shtetet demokratike jeta dhe standardi jetësor janë në nivel të lartë, ku qytetarët kanë mundësi të mëdha që fëmijët e tyre ti edukojnë në qetësi, ku edhe liria e veprimit bëhet ashtu si i takon njeriut si qënje njerëzore më e përsosur që është. Faktorët vendimtarë për zhvillimin e një vendi janë pozita gjeografike, ekonomia dhe demokracia. Faktorët tjerë kultura, religjioni, karakteri i popullit janë natyrisht faktorët shtesë. Të gjitha këto kur të bashkohen vihen në funksion të nacionalizmit në kuptimin pozitiv dhe nacionalizmit në kuptimin negativ të fjalës.

Nacionalizmi i matur është progresiv, zhvillon ekonominë, shkencën dhe tekniologjinë, kulturën dhe sportin dhe shumë fusha të tjera. Kurse theksimi i tepertë i nacionalizmit krijon jo durimin karshi nacionaliteteve tjera mbrenda shtetit, ashtu edhe karshi fqinjëve. Ultranacionalistët apo nacionalizmi regresiv krijon urrejtje, krijon mbyllje në rrethin vicioz, dhe e dëmton shtetin në pikëpamje politike dhe ekonomike. Dihet së teprimi i nacionalizmit krijon armiqë artificial, krijon hasmeri dhe urretje të tipit pushtues. Dihet së çka shkaktoi ultranacinalizmi i tërbuar serbë në hapësirat e ish–Jugosllavisë.

Kjo krijesë artificiale ka pasur mundësi edhe pa luftë të shpërbehet, por kështu nuk menduan kreu ultranacionalist i Serbisë. Kjo urretje karshi popujve tjerë në ish Jugosllavi rezultoi më një politikë të tipit gjenocidial të Serbisë mbi popujt tjerë. Viktimat njerëzore dhe materjale të ultranacionalizmit të tërbuar serbë ishin të mëdha. Një nacionalizem i tillë i shprehur nuk kërkon njerëz demokratë, por kërkon njerëz tipik diktator çfarë ishte Millosheviqi.

Kjo është një temë e cila kërkon elaborim të veqantë, por ne të kthehemi të vendi ynë. Kosova pas shumë sakrificave arriti të bëhët shtet sovran dhe i lirë, por nuk është liruar ende nga strukturat e një mendësisë komuniste. Si Thaçi ashtu edhe Mustafa u treguan së janë produkt i kësaj mendësie të cilët edhe pse nuk përkojnë në kohë, po përdorin logjikën diktatoriale të sundimit më masën. Janë duke përdorur metoda dehumanizuese të cilat metoda po ua ndalin njerëzve të jetojnë mirë, dhe lirisht edhe të mendojnë.

Veçmas që dy vite kan krijuar një situatë të acaruar politike dhe e kan keqësuar edhe gjendjën ekonomike. Problemet e mbrendshme shumë të theksuara bashkë me ngjarjët e njohura në kuvend dhe demontratat i shfrytëzuan për qëllime të reja politike. Të gjithë këto po i bëjnë gjoja së po rrezikohën interesat nacionale dhe interesat shtetërore të Kosovës. Nuk do të merresha më këtë temë, po mos të kishim edhe në këtë fillim shekull punë më instalimin e një regjimi më elemente të diktaturës.

Sa e sa marrveshje shtetërore janë bërë më Serbinë dhe shumë pak për këto marrveshje është njoftuar opinioni i gjërë publik. Edhe shumë pak janë zbatuar këto marrveshje nga Serbia. Po mos të ishte instaluar logjika autokratike nuk do të kishim edhe gjithë këto keqpërdorime të pronës shtetërore, nuk do të kishim gjitha këto hajni, nuk do të kishim krim dhe korrupcion të niveleve aq të lartë. Mund të thëmi krejt në fund së ky pushtet më këta liderë shtetëror janë duke na kthyer në një shoqëri primitive. Këta njerëz më logjikë si të njerëzve që jëtojnë në shpella nuk i duhën këtij vendi dhe këtij popullit…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here