Kuvendi i Kosovës, arenë gladioatorësh dhe sehirgjijve politikë?!

1
350

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Edhe një shfaqje teatrore e pamë këtë të enjte në sallën e Kuvendit të Kosovës, lidhur me mbrojtjën e vlerave të luftës. Unë për vete, por mendoj së edhe shumica e qytetarëve të Kosovës, ndajnë mendimin së këta kuvendarë të këtij legjislacioni, në vend që ti kryejnë punët për çka edhe janë aty, po merren më tema të cilat nuk e kan shumë vendin në kuvend. Këta deputet rregullisht po merren më zënka të ndërsjella, më akuza dhe kundër akuza të cilat nuk kan të bëjnë më punën e legjislativit?!

Me këta deputet analfabet potencial dhe shumë nga ta edhe më biografi kriminale, pa pikë ves veseje që do të bëjm shtet ligjor dhe funksional. Dojnë ti mbrojnë vlerat e luftës ata të cilët nuk lanë gjë pa vjedhur, pa plaqkitë, pa abuzuar më shtetin e ri të Kosovës. Këta kurrën e kurrës nuk mund t’i mbrojnë vlerat e luftës dhe është turp i madh që tna flasin për patriotizëm. Mund të shesin sa të duan dushkë për gogla, por sigurisht së këtyre marrezinave politike sidomos dy viteve të fundit nuk u bëson më askush.

Po të njejtën ditë kur mbahej kuvendi ambasadori amerikan, Delawie dhe ai britanik, Okonell edhe një herë tjetër në tryezën e organzuar nga KDI-ja kërkuan që të luftohet krimi i organizuar dhe korrupcioni të cilat kan marr tashmë përmasa shumë të mëdha .Edhe kësaj radhe si shumë herë deri me sot miqët tanë ndërkombëtar, kërkuan që njerëzit e politikës mos të përzihen në punet e organeve të drejtësisë, dhe këta nuk po marrin vesh !!! Pushtetarët nuk po ia dinë fundin pasurisë së pa ligjshme, e po na shesin patriotizma të rreme të cilave moti iu ka dalë boja.

Patriotizmit të mirëfilltë kurrë zatën nuk i del boja, sepse patriotet e krijojnë dhe e mbajnë shtetin. Këtyre të mirat materjale moti ua kan ërrësuar sytë dhe mendjën. Kur punohet mirë dhe ndërshmërisht për shtetin dhe kombin vetvetiu mbrohen vlerat e luftës çlirimtare. Vetvetiu mbrohet gjaku i shumë martirëve dhe dëshmorëe të kombit. Sikur mos të ishte plaçkitur shteti deri në themel sigurisht së nuk do ta kishim këtë gjendje të rënd politike, as këtë gjendje shumë të rënd ekonomike dhe sociale.

Pse u formua Gjykata Speciale nuk është aspak pyetje e vështirë për tu përgjigjur. U formua pse vet e prum të dera. E prunë të dera e shtëpisë ata që uzurpuan, ata që plaçkitën pronën shoqërore, e prunë të dera ata që vranë bashkëkombasit e vet para dhe pas luftës dhe kurrë nuk lejuan që organet e drejtësisë të punojnë të pa varura nga politika. E elimunuan sovranin popull sikur mos të ekzitonte fare. Dhe, vet e thirrën ujkun në torisht.

E sigurisht së nuk kan të drejtë që duke e mbrojtur vetën e tyre për gabimet e bëra ta fusin në telashe vendin, dhe të binë në pikëpyetje edhe shtetësinë e Kosovës.Nuk kan të drejtë që në emer të luftës çlirimtare të inskenojnë marifete të ndryshme të cilat e mbajnë situatën politike të tensionuar. Ju e dini dhe keni kënd ta pyetni pse disa nga shokët i keni në burg e jo në liri ?! Mos i maltretoni dhe mos i fajësoni të tjerët pa asnjë faj…Shfaqjët e turpit që po luhën në kuvend që një kohë të gjatë ish dashur për të mirën e Kosovës të marrin fund…Deshta ta përfundojë shkrimin por nuk mujta pa i thënë edhe disa fjalë për deklaratën e Anton Çunit në këtë kuvend.

Me erdhi mirë që Çuni ish në gjendje të shkon në burg për disa kohë për Sylejman Selimin para shokëve të tij ngusht!!! Por, më erdhi keq për Antonin, së si nuk i zuri në gojë shokët e vet të vrarë barbarisht dhe pas shpine … Ulësja e deputetit nuk mbahet më dy karrige z. Anton?!… Shumë ke humbur kësaj radhe më duket mua më këtë deklaratë të pa matur politike edhe pse deri tash ishe në nivel … Gjithëkush e bartë fajin ose pa fajësinë e vet mbi supe në këtë botë dhe në botën e amshueshme …

1 KOMENT

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here