KUSH ISHTE NEZIRI I BANIT?!

0
357

Material i shkruar nga Prof. Gani Mehmeti, Murat Fetahu dhe Zymer Mehani

I. Babai i Nezirit emrin e ka pasur Shaban.

Nga dashuria qysh si fëmijë e kanë thirrur Ban, dhe, tërë jetën është njohur me këtë demunitiv, që nuk është asgjë tjetër vetëm pjesa e dytë e emrit Sha-Ban.. Kështu pastaj, edhe Nezirit nuk i kanë thënë i Shabanit, por i Banit. Shabani ishte nga tre vëllezërit, më i vogli. Ky nga djemtë e pati vetëm Nezirin.

Neziri lindi në vitin 1903 në Tërrnavicë të Llapit . Ai, sa qe gjallë vetë u shpërngul nga Tërrnavica në Livadicë, vendbanim mes Podujevës dhe fshatit Merdare, pra që nuk është larg kufirit.

Këtu bleu tokë të mjaftueshme që është edhe mjaft cilësore.
Fshatin e lëshoi jo me dëshirë, por nga imponimi në mungesë të shumë kushteve jetësore e kryesisht në mungesë të rrugës dhe, atëherë, ende nuk ishte elektrifikuar vendi..

Neziri ka qenë mjeshtër i hollë në ndërtimtari, sidomos në ndërtimin e mureve të shtëpive dhe kulmeve. Pjesërisht në Livadicë kanë nisur të vijnë në vitin 1979, ndërsa Neziri vdes në vitin 1980, po në Livadicë.
Neziri ka ditur shkrim lexim në gjuhën shqipe, të cilën e kishte mësuar me bagëti si autodidakt nga shokë e barinj që shkonin edhe në shkollë aso kohe.

Ushtrinë e ka kryer në Nish. Neziri, si vëllau më i vogël, nuk kishte mbetur pa para asnjëherë. Ai edhe gjatë shërbimit ushtarak u kishte dhënë para oficerëve, e ata e lëshonin në shtëpi, pastaj. Kështu, gjatë gjithë kohës ushtarake, më shumë kishte qëndruar në shtëpi, se sa në ushtri. Nga kjo del të kuptojmë se edhe oficerët serbë nuk kanë qenë shumë të interesuar të mbajnë shqiptarët në ushtri, sepse nuk ishte interesi i tyre që këta të profesionalizoheshin në çështje ushtarake, e sidomos kur e kemi fjalën për Nezirin e Banit, i cili ishte një ekspert nga ushtrimet që i kishte bërë vetë në përdorimin e armëve, sepse Tërrnavica ishte në kufi me Serbinë nga viti 1878. Natyrisht, ushtar ka qenë diku në vitet e 30-ta të shekullit XX.

Përndryshe, Neziri nuk kishte qëndruar mirë asnjëherë me serbët.
Ai vazhdimisht ishte në vijën kufitare Kosovë-Serbi gjatë vijës kufitare prej Bellosicës e deri në Belloshë, në kufi me Trebinë në Serbi, me të cilin fshat kufizohet edhe vetë Tërrnavica, prandaj edhe ka pasur probleme të vazhdueshme me serbët, e sidomos gjatë okupimit gjerman.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, thanë se aeroplani po lëshonte lloje letrash dhe ushtarë në Tashec, edhe ky fshat në kuadër të Serbisë, por në kufi me Potokun e Mavriqit të Llapit. Neziri i Banit bëhet kurreshtar të dijë për këtë se ç’po ndodhte atje dhe ç’po lëshonte aeroplani. Ne, nuk jemi të ditur se a ka pasur mundësi gjatë okupimit gjerman të ketë pasur aeroplanë Serbia!

Neziri mblodhi disa nga shokët dhe shkuan për të hetuar. Disa nga shokët kishin përtuar të shkonin, por Neziri ishte afruar ngadalë natën dhe po shikonte. Një brigadë çetnikësh kishin ndezur zjarrin dhe po nxeheshin. Njërin prej tyre po e sheh me pushkomitraloz, me bomba dore e revole, i armatosur deri në dhëmbë.
Këtë e kishte parë për dritën e flakës. Edhe shokët e tjerë të Nezirit i kishin shkuar prapa, por po rrinin si më larg, duke e përcjellë veprimin e Nezirit.

Neziri, si prej eksperti që ishte, e merr në thumb mirë çetnikun mbi pushkomitraloz, e gjuan dhe e lë në vend të vdekur. Me vrasjen e tij, çetnikët e tjerë marrin ikën , mirëpo, ky, pa menduar fare, i gjuan vazhdimisht çetnikët pa u ndalur. Pas pak, i shkojnë në ndihmë edhe shokët e tjerë, duke i vrarë, e ndjekur çetnikët deri thellë në Serbi, duke lënë të vrarë një numër të konsideruar çetnikësh aty.

Neziri ka marrë pjesë edhe në qëndresën luftarake kundër Brigadës së Peka Dapçeviçit nga Bellosia e deri në Kepin e Uglarit. Ai, me këtë rast, ka zhvilluar luftën në Bojnuz, krye Marincës, në kufi me Trebinë, ku është zhvilluar lufta për një gjysmë dite, duke qëndruar vetë i treti në front, së bashku me Sallah Dvorishtën e një tjetër luftëtar, emri i të cilit nuk është përcjellë.. I katërti ishte ndihmësi i Nezirit, i cili ua mbushte me fishekë karikatorët. Këtu kanë qëndruar tërë ditën, deri sa forcat serbe janë tërhequr, sepse nuk kanë mundur të hyjnë në Llap. Serbët janë kthyer për Llukovë (Serbi), ku ndaj tyre kishin shprehur mllefin e tyre forcat ruse, se si është e mundur të mos mund ta thyenin kufirin forcat e organizuara e të mobilizuara aq mirë kundër shqiptarëve të paorganizuar, të paarmatosur mirë dhe në numër aq të vogël, prandaj edhe kishin pushkatuar disa nga komandosët serbë për dështimin e luftës.

I shkon lajmi Ahmet Selacit se ishin duke luftuar në Tërrnavicë dhe ia dërgon njëqind luftëtarë nga Shala, të cilët po vinin duke
thirrur: “O Nezir!” Neziri ua qet kushëririn e tij, Bajramin te Stanet.

– Shko e merri, thotë Bajramit. Bajrami i merr ata dhe e i qet në Tërrnavicë dhe u tregon se Neziri është duke luftuar te Lugu i Asllanit me serbë. I shkojnë në ndihmë e i shtyjnë serbët deri në Çukë të Kokorovicës duke luftuar deri te shtëpia e Ramës.

Aty ua gjuan një bombë dhe hallakaten serbët. Nga luftëtarët e Shalës që i erdhën në ndihmë Nezirit, ishte plagosur rëndë vetëm një prej tyre. Forca serbe barten në drejtim të Kepit të Uglarit, ku atje po i priste Beqir, Fejzë Uglari. Në këto kohë banorët kanë qenë të larguar e të strehuar nëpër vise tjera të Kosovës, sepse këtu ishte vijë kufitare dhe nuk kishin guxuar t’i mbanin anëtarët e familjeve, por burrat ishin kthyer për ta mbrojtur vendin.

Kur ka shkuar t’i marrë anëtarët e familjes, në të kthyer për Studime, e sheh se rruga është e hapur. E merr një kushëri, Rrahimin e Arifit t’i ndihmojë në bartjen e municionit dhe armëve për në shtëpi. Kishtye të ngarkuar tre kuaj. Natën, në kalimin e urës në Studime, kishin qenë të vendosur brigadat e Shqipërisë.

Me vete kishte në brez vetëm një revole dhe një bombë dore. Një ushtar i bërtet” “Ndalu”! Neziri nuk ndalet, por në kacafytje me të e kishte gjuajtur disa metra më larg dhe ikë. Mirëpo, e zënë Rrahimin me tre kuaj municion. E marrin Rrahimin e ri e pyesin se kush ishte, por ky nuk tregon, duke thënë se mua më ka paguar t’ia çoj armatimin deri në Llap.

Pak para mëngjesit, Neziri e dikton shtekun dhe u shkon pranë dritares ku dëgjonte duke e pyetur Rrahimin. Mendon t’ua gjuajë bombën, por i dhimbet Rrahimi dhe nuk ua gjuan e shkon në Tërrnavicë. Një ditë e kishin liruar edhe Rrahimin, por kuajt dhe armatimin ia kishin marrë. Me këtë armatim e kishte pasur edhe pushkomitralozin që i ishte dhimbsur shumë, tej mase, sepse me të kishte zhvilluar luftëra të mëdha.
Neziri nuk ka qenë i lirë kurrë dhe deri vonë pas luftës ai ka jetuar nëpër koliba e bunkerë.

Shumë kishte hequr e vuajtur, por asnjëherë nuk ishte ankuar!
– Pse me i vra shkiet? – e pyesnin djemtë.
– Nuk e dini ju çka asht shkau! – u thoshte. Dhe, tani, kur u dogjën më 1999, bijtë e tij thanë se paska pasur të drejtë, babai i tyre, Neziri i Banit.

Rizahi i Nezirit t’ Lushit, polic, mbas lufte. Pushteti e dinte për tepër të rrezikshëm Nezirin dhe nuk dinte se si t’ia merrte revolen. E bëjnë bisedë se atë duhet ta rrethojnë me shumë policë dhe a do të mund ta zinin apo jo. Kur i dëgjon këto fjalë, Rizahi u thotë:
– Unë shkoj vetëm e ia marr. Mos u mërzitni ju për këtë.
– Nuk mundesh, i thonë. Ai të vret!
– Ani, de. Këtë punë ma lini mua! – iu drejtohet Rizahi.

Shkon Rizahi. Hyn mbrenda e rrin me ta. Dikur po i tregon se si është puna.
– A kështu tek asht, a? Merre, dhe ia jep revolen Neziri.
Rizahi e merr dhe ua dërgon revolen pa kurrfarë problemi në shatbin e Policisë në Repë, ku kishte qenë ai.
– Po ai është njeri që kupton. Ai nuk është që ka ba keq. Nuk asht as plaçkitës, as hajn. Ai asht trim,- u thotë Rizahi.
Një herë e kishin thirrë në komunë, në Pollatë. Njëri (Hazir Vrella), i thotë Niman Reçicës -Me ma pru në besë Nezirin në komunë. Nimani Reçica i thotë Nezirit me shkue në komunë, dhe ai shkon.

Kur afrohet, ndalet e i thotë- Thirre komandirin. Del komandiri. Kur afrohet pak, i thotë -” Ndal! Mos m’u afro ma ngat! Vetëm fol, çka më ke thirrë?!
-Të kam thirrë me bashkëpunue me mue, i thotë!
-Jo! Faleminderit, i thotë Neziri. Due të jem i qetë! Dhe ec. Nuk ishte ai për bashkëpunim në sistemin komunist, të cilin e kishte luftuar.

II – Peka Depçeviçi pyet për Nezirin

Jahir Potoku dhe Bejtë Metehia po punonin në Dubrovnik. Mirëpo, si zakonisht, kohën e lirë e kalonin kafeneve e restoranteve. Një ditë, kur këta po rrinin e po bisedonin shqip mes veti, njëri po iu afrohet nga tavolina tjetër:

-Shqiptarë jeni ju?”
-Po!
-Nga cili vend jeni?
-Nga Kosova.
-Nga Kosova po e di, por nga cila anë?
-Nga Llapi, Podujeva.
-Shumë mirë. Mos e njihni ju një Nezirin e Banit në Tërrnavicë?
-Po. E njohim shumë mirë, bile.

-A kishi mujt me e pru deri këtu, krejt në shpenzime të mia, dhe hotelin ja kisha pague veç me e pa edhe me nejt me ta nej ditë!?
-Po, a ban me e ditë se kush jeni ju edhe për çka e kërkoni?
-Po, ban. Unë jam Peka Dapçeviqi. Ai nuk m’ka lanë me hi n’Llap dhe m’ka kthye me krejt Brigadën në Tërrnavicë. Kam pasë shumë dëshirë ta shoh se çfarë burri trim ishte ai.

-Nuk mujmë, se ai nuk vjen. Tash asht plakur e nuk del askund. Nuk vjen ai kha.
-Krejt shpenzimet, me hotel, me ushqim, me rrugë, ia kisha hjekë, veç me e pa. Kurrgjë tjetër.
-Jo, jo. Ai nuk del tash. Rrin kah shpia qaty edhe hiç ma larg.
–treegon Jahir Potoku sot. Por Jahiri e kishte pasur edhe një arsye që nuk donte ta çonte në Dubrovnik, se Neziri ishte një njeri i zhdërvjelltë, por i vogël e nuk do t’ia mbushte syrin Peka Dapçeviçit.

III – Ali Shukriu e thërret Nezirin e Banit

Ali Shukria, përmes Mehmetit t’Vocit e thërret Nezirin e Banit, duke i thënë: – Leje ma se lufta ka mbaruar.
– Po, n’mujasha me të marrë në thumb, edhe ty, -thuej Ali Shukrisë, -kam me t’i ba sytë vizllak, – i thotë Mehmetit t’Vocit që t’i thotë Ali Shukrisë.

Plak 80 vjeçar, çka ka ba ai në Brigadën e Peko Dapçeviqit, kurrkush nuk ka mujt me ba. Ai u ishte kërcënue edhe tjerëve që nuk po hynin në luftë, e që po mendoheshin.. Neziri ka ba punë shumë të mëdha gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai me disa të tjerë po e kontrollonin kufirin. Një mbrëmje shohin një zjarr, brenda kufirit në Serbi. Shkojnë atje. Kur shkojnë shohin një mori partizano-çetnikësh serbë të shtrirë me kokat mbi shpatullat e njëri-tjetrit. U bjen me automatik, duke i lënë të vrarë të gjithë përtoke. Nuk ka ditur kurrë se çka është tuta.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here