Kurz: Në Shqipëri, Bosnjë dhe Kosovë femrat paguhen që të mbulohen

0
805

Sebastian Kurz, Außenminister von Österreich – Foto: Clemens Fabry

Këto fjalë shefi i diplomacisë austriake i ka thënë para nisjes së tij për në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

19 Shtator 2016 – albinfo.ch

Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastian Kurz, gjatë një konference për gazetarë ka shprehur shqetësimin e tij për rritje të radikalizmit islamik të shteteve në rajonin Ballkanik Perëndimor.

Këto fjalë shefi i diplomacisë austriake i ka thënë para nisjes së tij për në Nju Jork ku do të marrë pjesë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kurz ka thënë se në Kosovë, Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë, femrat po paguhen në mënyrë që të ecin rrugëve të mbuluara tërësisht.

“Në Shqipëri, Bosnje e Kosovë duhet të stopohet radikalizmi në rritje islamik. Ekziston një ndikim i fuqishëm fetar e ideologjik ndërsa femrat po paguhen në mënyrë që të dalin të mbuluara tërësisht nëpër rrugë”, ka thënë Kurz, raporton kleinezeitung.at, përcjell “albinfo.ch”.

Ministri austriak deklaroi se nuk guxon të humbet perspektiva evropiane për vendet nga Ballkani Perëndimor në momentin kur vëmendja është e kthyer drejt Brexitit dhe marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë.

Me iniciativë të tij, në Misionin e Austrisë në Kombet e Bashkuara sonte do të organizohet takim i ministrave të jashtëm të shteteve nga Ballkani Perëndimor. Aty do të marrin pjesë ministrat nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Serbia.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here