KUR ZONJA LAMA E BËN ARSYETIMIN LËMË

2
503

Polemikë:

Shefqet Dibrani

Fillimisht Alma Lama u deklarua se «Dje zgjodha Shtetin, por votova kundër Thaçit?!», ndërsa kur “Lista Serbe”, tha se ne nuk e kemi votuar Thaçin, po del se dikush nga «Lista LDK» po gënjen.
Në këto raste nuk është mirë të përzihet, familja dhe fëmijët, sepse duket si një përpjekje për mashtrim, për të kërkuar mëshirë nga revoltimi i elektoratit. Pasi deputetja është nënë dhe ka fëmijë duhet të kihet mëshirë, ndërsa kjo tendencë është një keqpërdorim, një lloj krimi në vete.

Kur i ka kërkuar votat për deputetet ato i ka kërkuar në mënyrë individuale, as si nënë e as si femër, por si intelektuale me emrin Alma Lama, prandaj përfaqësimi i saj në parlamentin e Kosovës nuk do të duhej ndikuar nga diktati i Isa Mustafës, e qa më pak nga interesi i grupit klanor, por është dashur ta përfaqësonte ndjenjën dhe kërkesën e votuesve të saj, me të cilët edhe Alma Lama ka bërë kontratë publike duke i garantuar votuesit se “kurrë me Hashim Thaçin”.

Por demagogjia filozofike e Alma Lamës është një mashtrim i kulluar, bile ai mashtrim niset me sabah pa i hapur sytë, kur shkruan se «E kam theksuar me qindra here, perdorimi i dhunes si mjet politik eshte i papranueshem». As unë nuk e arsyetoj dhunën nga e cila edhe ata që e kanë aplikuar deklarativisht janë distancuar prej saj. Por Alma e din se kultura e dialogut është mbytur që moti në LDK, jo vetëm nga shefi i saj në raport me Degët e LDK-së në Diasporë, por edhe vet Alama Lama është pjesë e injorimit dhe nënçmimit, sepse ajo nuk ka pas kuraje as si grua, as si nënë e aq më pak si intelektuale dhe deputete të ulët dhe të bisedoj me delegatët nga diaspora, të cilët edhe vota e saj i ka ndëshkuar.

Prandaj “mësuesja për etikë?!”, Alma Lama, është dashur të mësoj edhe pak matematikë, prandaj do të ishte mirë të shpjegonte me cilën metodë të dialogut do të kishte mundësi ta zëmë Dega e LDK-së në Zvicër ta realizonte të drejtën e vet legjitime me i përfaqësuar zgjedhësit e vet?! Pra metoda paqësore dhe dialogu që flet ajo, është ekzekutuar padrejtësisht brenda LDK-së, nocioni dialog është i pakuptimtë kur shqiptohet nga Isa Mustafa dhe vartësit e tij, duke mos përjashtuar as Alma Lamën, prandaj të gjitha analogjitë patetike përmes të cilave Alma pretendon ta justifikon mentalitetin refuzues, nënçmues dhe fyes, madje edhe tradhëtues në raport me votuesit, sidomos cinke duken këto deklarata para kolegëve të saj deputete e deputet, pse jo edhe kundër grave deputete nga radhët e opozitës ndaj të cilave dhuna e shtetit e çjerri maskën është dashur Alma të distancohet nga ajo dhunë dhe nga ai poshtërim që vota e saj ua bënte edhe grave deputete, por Alma mendon se krejt bota duhet të kujdeset vetëm për grimin e saj por jo edhe për moralin e poshtëruar të grave të tjera të cilat jo që janë nëna por dëgjova se ka pasur edhe shtatzëna.

Të jesh kundër deklarativisht dhe të votosh pro do të thotë është mungesë e theksuar morali, përkatësisht është një moral i dyfishtë, sepse kohë për të vendosur ka pasur mjaftë, bile qysh nga zgjedhja antidemokratike e Isa Mustafës në Kuvendin e VIII-të të LDK-së.

Pa asnjë dilemë, po sikur Alma Lama të ishte kaq kujdesshme për SHTETIN, është dashur atë ditë të marrë për dore edhe ndonjë kolege a koleg e të dilnin jashtëm, ndërsa nga kjo distancë 48 orësh do ta kuptonte se sa e thjesht paska qenë matematika e dhunës dhe e shkatërrimin në Kosovë. Si ka mundësi të shitet moral se Alma Lama e paska ruajtur SHTETIN, në kohën kur Parlamenti i Kosovës ishte përplot njerëz nga sigurimi, kishte polici të shtuar dhe madje për ta dëshmuar dhëmbin e shtetit ishin mobilizuar edhe ekipe të snajperistëve të cilët kanë qenë të vendosur mbi ndërtesë, ndërsa poshtë në shtet përveç opozitës, kishte qytetar dhe aktivist të LDK-së të cilët i valëvitnin “Flamujt e Rugovës”, prandaj analogjitë me rebelimin e vitit 1997 në Shqipëri dhe rënien e shtetit më duket shumë e paqëndrueshme.

Tashti kur na zgjodhi presidentin e Kosovës ajo menduaka se «Kosova nuk duhet te shkoje as ne zgjedhje te jashtezakonshme, as ne te parakohshme pa marreveshje politike dhe pa u qetesuar gjakrat», në kohën kur shefi i saj Isa Mustafa nuk ka arritur ta zgjidhin një dialog të thjeshtë brenda strukturave partiake, në kohën kur dihet se ajo bashkë me Isa Mustafën e kanë shtypur pa mëshirë.

Sigurisht ajo po menduaka se e gjithë bota rrotullohet rreth saj. Pak si me ironi por ajo e din se më i mirë është një shtet me Oligark, se sa metoda demokratike për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme në të cilat do të kishte qenë mirë për t’u spastruar listat, jo vetëm nga kriminelët dhe multimilionerët por edhe nga hafijet dhe demagogët që vazhdimisht, ndryshe flasin e krejt ndryshe veprojnë. Mes dy të këqijave Alma Lama e ka zgjedhur ma të keqën për t’ia zgjatur poshtërimin Kosovës. Nuk është aspak e vërtetë se ajo paska zgjedhur SHTETIN, ajo e ka zgjedhur kolltukun, sepse pesë pare nuk i jep për Kosovën mësa ata të terët nga “Lista LDK” , e ruana zot nëse ajo mendon se e paska përfaqësuar mendimin e elektoratit të saj, sepse e tërë çështja degradohet në nivelin e demagogjisë klasike.

Edhe Alma Lama e din se Hashim Thaçi nuk është produkt i zgjedhjeve reale, është produkt i dallavereve dhe të gjithë ata që kanë votuar dhe ata që ia kanë bërë kuorumin janë pjesë e të keqes dhe është tejet njerëzore ta mbyllin llapën e të mos i revoltojnë edhe më tutje votuesit e tyre me këtë demagogji dhe se Kosova paska qenë e rrezikuar të shkojë në anarki, sepse kjo gjë nuk do të ndodhte pa shkuar vendi në zgjedhje. Anarkinë e ka pjell ky veprim të cilin sherrin do t’ia sheh Kosova sepse Alma Lama mendon se ka gjuhë elokuente për tu shfajësuar në secilën stinë të vitit. Ndërsa ftesa e saj për t’ia kuptuar dallaveret si vendime pozitive le t’i harrojë sepse “Lista Serbe” e bëri të qartë se kush e ka tradhtuar elektoratin e vet.

Edhe në letrën e dytë deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama, dallaveret e saj mundohet t’i justifikon me beben, me familjen por kjo nuk është aspak etike, por do të ishte shumë ma njerëzore që ta pranonte turpin pse i ka mashtruar votuesit e saj.

Ajo mjaftë e pezmatuar flet edhe për miqtë e saj të cilët i kategorizon në dy grupe si miqtë e pa vërtetë, sigurisht janë reaguesit përkatësisht votuesit e saj të cilët ia kanë mundësuar Almës, që bashkë me miqtë e saj të vërtetë të tallet me Kosovën?! Sigurisht ata e kanë inkurajuar se ua ka mundësuar realizimin e projektit për ta shkatërruar LDK-në.

Vetëm një personalitet që e ndien fajësinë deri në shpirt e din se është e mbuluar me marre, prandaj e quan marrëzi mllefin e votuesve të saj. Këto leksione mbi moralin nuk hyjnë në punë, ndërsa votuesit, sipas saj duhet të kuptojnë se «Nuk ka marrezi me te madhe sesa t’i kerkosh deputetit qe te mos rrije ne seance per te cilen paguhet dhe e ka obligim». Por, Alma Lama nuk e ka hall pse i fyen edhe pesë koleg e kolege nga partia e saj, të cilët (secili veç e veç), janë më të votuar se sa ajo, madje disa sish janë edhe profesor e profesoresha edhe në lëndët juridike. Si duket Alma nuk e ka aq dert për plagët që ua shkakton të tjerëve, dhe nuk kupton pse nganjëherë duhet me heshtur?!

Jam shumë i sigurt se deputetja Alma Lama e din mirë mbi cilat procedura ka ardhur Isa Mustafa në krye të LDK-së dhe ajo e din mirë kontratën që e ka pasur ajo dhe Isa Mustafa me votuesit. Marrëveshja ishte e një klani i cili interesat e veta i kanë vënë mbi votën e elektoratit i cili u mashtrua dhe u tradhtua edhe kësaj radhe. Ajo nuk duhet të ketë gjithë ato shqetësime «vetem pse deputeti ben detyren e tij, shkon ne Kuvend», nëse në kuvend paskan rregulluar vetëm buzëkuqin?! Ndërsa elektorati beson se një pjesë të madhe të fajit e ka edhe Alma Lama me prezencën e saj për ta plotësuar kuorumin, për votën e saj individuale.

Hipokrizi e llojit të vet është kur shkruan se «Hashim Thacin as se kam votuar dhe as nuk ia kam bere kuorumin te cilin e kishte edhe pa mua. Hashim Thacin nuk ua solla une, por e gjeta ketu ne krye tuaj, duke e sunduar Kosoven. E kjo edhe sepse shume prej jush nuk ishit te zote t’i kunderviheshit e ta rrezonit nga froni per 16 vite, sepse me siguri keni pare thjesht punen apo interesin tuaj».

Prandaj po ia radhitim përgjegjësitë:
– Alma Lama është pjesë e atij kuorumit të turpshëm.
– Pasi Lista Serbe nuk e ka votuar, nëse jo kjo zonjë, sigurisht dikush nga «Lista LDK» po gënjen.
– Hashim Thaçin, President të Kosovës na solli pikërisht vota dhe prezenca e Alma Lamës në seancën turpshme.
– Kur erdhi Alma Lama, (sigurisht paska ardhur nga jashtë?!), Hashim Thaçi nuk ishte kryeministër e as President i Kosovës. Prandaj kjo është edhe një arsye shtesë pse duhet të nisin hetimet për vdekjen e përshpejtuar të dr. Ibrahim Rugovës, ku për të gjallë të tij Hashim Thaçi nuk e ka lënë të bëhet as kryeministër e as president.
– Alma Lama, na e solli, bashkë me suitën titiste e kapërthurur në krye të LDK-së.
Prandaj po i bien se ekspertja e teorisë mbi marrëzinë, marrëzisht i din këto gjëra, por ajo fyen elektoratin e revoltuar pasi ka vepruar në kundërshtim me premtimet – kontratën publike që e ka pasur me ta se «kurrë në koalicion me Hashim Thaçin».
Edhe aty ku mendon Alma Lama se duhet vënë pikë, duhet ta dinë se është presje pasi «Hashim Thaçin nuk e zgjodhën votat qe i ka marre ne zgjedhjet e fundit. Pike.», por manipulimet e procesit zgjedhor shumë të kritikuar, sikurse votuesi i saj nuk ka «diskursin bolshevik», por mbështetja e deputetëve në formë blanko që ia bëjnë Isa Mustafës, është bolshevizëm i kulluar, tashmë këtë e dinë edhe lopët e Kosovës. E sa i përket konstatimit për «fashizmin qe po instalohet ne Kosove», është një akuzë shumë e rëndë, prandaj detyrimisht duhet ti themi Alma Lamës, se pikërisht ajo është pjesë e atyre strukturave, por në asnjë mënyrë nuk duhet me u akuzuar votuesi i cili është i virgjër, prandaj ai ka të drejt të revoltohet sepse siç duket gabimisht i ka besuar edhe zonjës Lama.

Merreni me mend se si fyen ata të cilët «shpejt u manipulokan dhe shpejt u transformokan», por harron kjo ZONJË vetëm para pak kohësh çka ka premtuar, sikurse gjeneza politike e saj ka zbritur jo nga planeti por nga Vetëvendosja, andaj të gjitha anketat me votuesit e saj, Alma Lamën e kanë kategorizuar si jostabile, dhe për angazhimin e saj mendojnë se nuk ka të bëjë gjë me idealizmin siç deklarohet, por me materializmin të cilin e kamuflon me patriotizëm, përndryshe nuk ka pasur nevojë t’i bëjë mashtrim elektoratit të saj.

Tashmë është kuptuar se Alma Lama i takon kastës së lart dhe nuk i ha palla për «fushaten lincuese te analfabeteve», kosovar nga të cilët e morri besimin për t’ua tradhtuar idealet më 26.02.2016. Prandaj thellësisht po besoj se edhe për këto karaktere mashtruese Umberto Eko ka lënë ndonjë vlerësimin të vyeshëm?!

St. Gallen, 01.03.2016.

2 KOMENTE

  1. Ne dallim prej teje Shefshet ! ALMA LAMA jeton ne Kosove… e ti qe 30 vite jeton jashtë Kosoves qe 30 vite …e vjen ketu, folë qyfte per Kosoven… hajt trus atje, merru me punet e shtetit ku jeton.

    Edhe nderroje ate emer turkomagjupikoarabik… shefqet…c.c..c.c.c.c.c.c.c.c.c.c.c.c.c.c.tphuuuu

    Shënim: Dardan, e ke kapë keq me Shefqetin! 🙂 Është burrë i mirë, por ashtu i kupton ai gjërat dhe e drejta e fjalës nuk i ndalet askujt!

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here