Kur tentimi për grushtet kthehet në terrorizem shtetëror?!

0
620

Koment

Forcat ushtarake në Turqi u përpoqën të realizonin një grushtet natën e së premtes. Puçi ushtarak nuk pati sukses, jo barem deri me tash. Po çka po ndodhë në Turqi? Ajo që po shohim lënë për të dyshuar së a mos Erdogan qendron prapa një skenari të tillë? Kemi komente të ndryshme nga ekspertet ushtarak të botës, por edhe nga politikanët lidhur më tentimin për grusht shtet.

Gjenerali amerikan Vesli Klark, i cili bëri që të dorëzohej kryekasapi i Ballkanit, më rastin e shpërbërjës së dhunshme të ish-Jugosllavisë, lidhur më ngjarjet në Turqi deklaroj ”Puçistët kanë bërë gabim që në fillim nuk e kan arrestuar Erdoganin”. Ngjarjët në vazhhdim janë duke treguar së ai ka pasur të drejtë. Erdogan tentim atentatin po e shëndrron në terrorizem shtetëror. Mua kështu me duket, së nuk ke si e komenton ndryshe kur ushtarakët e dorëzuar masakrohen, ose keqtrajtohen në mënyrën më të eger të mundshme.

Secili shtet që i thotë vetit së është demokratik, respekton rendin dhe ligjin, respekton kushtetutën e vet. Ushtarakët e dorëzuar vihen para gjykatës për fajësinë ose pa fajësinë e tyre, e jo të terrorizohen në menyrë aq të egër. Erdogan duket së ka hartuar një skenarë të mirë për ti eleminuar të gjithë kundershtarët e vet politik, me metoda jo demokratike. Demokracia nuk arrihet më forma diktatoriale të veprimit siq po pretendon Erdogani. Skenat e dhunës nëpër rrugët e Stambollit na e përkujtojnë dhunën dhe masakrat që i shkaktojë Milloshebviqi më rastin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Ditët në vazhdim do të tregojnë së a ishte ky një skenarë i Erdoganit, apo ishte një përgatitje e dobët për grusht shteti. Burgosja e gjeneralit më prejardhje shqiptare Adem Huduti, i cili sipas mediave turke ka qenë pjesë e grusht shtetit kundër qeverise turke, dhe komandant i Ushtrisë së Dytë, pjesë e Këmbësorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë, duket së është pjesë eskenarit të Erdoganit, për t’i aleminuar shqiptaro-turqit nga aparati shtetëror. Fshesa që është duke përdorur aparati represiv erdoganist, janë tregues së Turqia është duke u futur edhe më shumë në spiralën e dhunës që vështirë do të dalë pa pasoja të mëdha.

Është për të na quditur fakti së nga po vjen dhe çka po shohin të mirë në regjimin e Erdoganit qytetarëte në Prizrën dhe në Maqedoni të cilët kan dalë në rrugë në prekrahjje të tij. Madje, Edi Rama doli më një shkrim emocional në përkrahje të Erdoganit. Erdogani nuk është kurrfarë shpëtimitari i myslimanizmit nese dikush po mendon së është. Edhe sulmi terrorist i para do ditëëve në Turqi, pas këtyre ngjarjeve vihet në dyshim së mos është skenarë i Erdoganit, në tendencën e tij për të kontrolluar të gjithë aparatin shtetëror, dukë instaluar tamam regjim të sullatanëve.

Madje një minister turk ka drejtuar akuza të rënda së Uashingtoni qendron prapa këtij tentim grushtshteti. Të adhurohet një përson çfarë është Erdogani, është shumë e pa kuptueshme. Promblemet e mbrendshme të një shteti që pretendon të jetë demokratik nuk zgjedhën më dajak dhe më vrasje. Është e vërtetë që Erdogani ka ardhur në pushtet pas zgjedhjeve të rregullta. Por sa ato kan qenë të lira dhe legjitime, duket së jo edhe shumë pas ndodhive të fundit në këtë shtet…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here