Kupën pi me mallin tënd

0
525

Dionis Xhafa

Sot ktheva përmbys kupën
Duke të harruar ty
Ah, sa e trishtueshme ishte për mua kjo ditë
Tepër e trishtë.

Sot unë e di se ti ke ditëlindjen
Dhe sigurisht e feston me të afërmit
Edhe me të dashurin tënd të ri
Andaj mua më bëhet kaq e ligshtë.

Kupën e kthej me mallin tënd
Që ende s’është shuar plotësisht
Ti në duart e dikujt tjetër tanimë
E unë rrugëve heshtur rri.

U çova me vrik nga lokali
Vendosa të mos pi më as verë, as raki
Eca si i marrë rrugëve të Tiranës
Përcëlloheshin nga i ftohtik ëto veshët e mi.

Sot ti ke ditëlindjen
Unë e di se më ke kujtuar
Por se qëndrojnë si hije përmbi ty
Familja dhe i dashuri yt i ri.

E ndërpreve komunikimin me mua
Më the se nuk mundemi dhe jetën do vijoje
Me dikë që ta ka siguruar jetën
Dhe këtë gjë ma the me lumturi.

Ti ishe e gëzuar sidoqoftë
Se do ikje larg prej këtej, jashtë kontinentit
E unë kupën me veten e mbys
Fati im i trishtë që besova verbërisht, në tonën dashuri.

D.Xh

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here