KU JE, DASHURI?!… – poezi nga Zymer Mehani

0
824

Zymer Mehani

KU JE, DASHURI?!…

Je në zemrat
Djaloshare
Dhe të vashave
Mitare
Je në çantën
E shkollarit
Dhe në pushkën
E ushtarit
Je në penën
E poetit
Dhe në val’t
E bardha t‟detit
Je në flatrat
E Shqiponjës
Dhe në ballin
E Kosovës
Je në duart
Punëtore
Dhe në viset
Stërgjyshore
Je kudo
Në faqe t’librit
Dhe në brigje
T’Llapit, t’Ibrit
Je në shpatë
Të Skënderbeut
Dhe në emrin
E Atdheut
Je në gjakun
E dëshmorëve
Dhe në djersë
Të minatorëve
Je në fjalë
Të arsimtarit
Dhe në emrat
E ditarit
Je në fletë
Të trëndafilit
Dhe në zërin
E trishtilit
Je në lodrat
E vogëlushëve
Dhe në çerdhet
E gushëkuqëve
Je në ledhatime
T’nënës
Dhe në rreze
T‟diellit, t’hënës
Je në penën
E Naimit
Dhe në këngën
E bilbilit
Je në male
Plot me gurë
Dhe te Shqipja
Në Flamur
Je në zemër
T’xha Zymerit
S’ju gënjej,
Për fjalë të nderit.


PA DASHURINË TËNDE

Nuk do t’mund
Të thurja vargje
Pa dashurinë Tënde

Në të viteve rrjedhë
Ndërrojnë stinët
Pranverë, verë,
Vjeshtë e dimër
Me acarin, me erën,
Me dëborën
E Ti ma zgjat dorën

Të thurja poezi
S’do mundja assesi
Pa Tënden dashuri
Të lumtur Ti më bëre
Plot gaz më mbushe Ti

E unë porsi lis
Degashumë rritem
Me kokë lart në qiell
Në kaltërsi ngritem

Ma bëre këtë shpirt
Të dridhet si gjethe
Zemrës sime i fale
Gëzimin e kësaj jete

Porsi zog shtegtar
Du’ për t’fluturuar
Vetëm në sytë e Tu
Jam i dashuruar

Me gjerësinë sa deti
N’ shpirtin tënd të dëlirë
Pashë se dhe për mua
Ka një vend të lirë

E pashë se në botë
Pa fund dhe e paanë
Sa ndjehem krenar
Se i veçantë për ty jam

Më ke dashur shumë
E zemra më buçet
Ty për t’dashuruar
U linda n’këtë jetë


ARBA, NË SYTË E TU

Në sytë e Tu, ARBA
Në qerpikun Tënd
Aty kam zënë vënd

Në këtë timen zemër
Në këtë shpirtin tim
Je imi gëzim

ARBA, si shigjetë
Shikimet e Tua
M’kanë mbërthyer mua

Shpirtin porsi det
Zemrën bardh si borë
M’i fale, ARBORË


ARBA – S’TË HARROJ

Germën “A” me dridhmë
Dashurisht e shkrova
Dhe “R” t’zemrës sime
Kur e përfundova
Gërma “B” e bukur
Dhe “A” sikur flutur
ARBA-lulja ime
Jetën ma bën t’lumtur

“A” është e para
“B” shkronjë e bekuar
ARBA emrin tënd
Ta kam dashuruar

Ti je jeta ime
ARBI yt unë jam
Mua më ke shpirt
Zemër Ty të kam

Kur mbetem pa Ty
Zemra ime qan
Mërzitem e vuaj
Pa ty asgjë s’jam

ARBA, lule moj
Zemrën ma rrëmbeve
Palmë gjithnjë e blertë
Si në stinë pranvere

E freskët më je ti
E dëlirë si ujëvarë
Tash s’e di ku je
Pranë mua s’më ke

Të dua pa nda
Nuk kam jetë pa Ty
Ty t’kam dashuri
Pasha k’ta dy sy


ARBA

Ty ARBA të kam zjarr në zemrën time
Herë larg dhe herë afër Arba, të kam Ty

T’mbaj në zemrën time në t’vetmen çati
Zemra ime je – ARBA a e di?

Unë jam Shpirti Yt shpirti im je Ti
Ku je tani, ARBA t‟kam ëndërr t’paprekur

Unë të pres sërish me shpresë se do t’vish
M’pëlqen të mendoj me Ty kam takim

ARBA ime shkruaj poezi për Ty
Tjetër gjë s’po bëj se të dashuroj
Mos u friko ARBA e bukur je Ti
Ti je lulja ime imja dashuri

ARBA, zemër-o nëse Ti s’vjen sot
Do të ngryset qielli sytë e mi me lot
Se me Ty jam m’suar dhe jam dashuruar

Nëse Ti s’vjen ARBA zemra do t’rënkojë
Asnjë fjalë s’do them do ta mbyll këtë gojë
Dhe dielli s’do nxen se do të harrojë
Por nëse vjen Ti ARBA, me sy t’zi
Shi nuk do të bjerë do t’ketë veç ngrohtësi.


MOJ ARBA

Lotët rrjedhin faqeve
Moj ARBA e bukur
Trëndafile e vogël
Në kopsht e këputur

Më je aq e dashur
Më je e shtrenjtë shumë
Zemra më buçet
Gurguron si lumë

Gëzim dhe hare
Të kam dhe më ke.


ARBA, PËR TY

Për ty ARBA
Krahrori po më digjet
Nga flaka e dhimbjes
Nga çastet e pritjes
Nga vuajtjet e ikjes

Për ty ARBA
Po më dridhet zemra
Si prej tërmetit Toka
Si barka në stuhi
Jam i mbytur në lot
S’mund të t’harroj dot

Për ty ARBA
E rëndë është dhimbja
E rëndë porsi një meteor
E rëndë sa rruzulli tokësor


KJO ZEMRA IME

Zemra ime ARBA
Po digjet nga zjarrmia
Po mbërdhin nga ethet
Po dridhet si gjethet

ARBA zemra ime
Veç Ty të zë besë
Veç për Ty kam shpresë
Ja do t’marr, ja vdes

Zemra ime ARBA
Si rrobja me arna
Si trupi me barna
Ja do t’marr, ja varna

ARBA zemra ime
Ty t’kam dashuri
Ti je jeta ime
Lumë si unë për Ty.


ARBORA, PËR TY…

Për Ty pa fjalë flas
Këndoj brohoras
Fusha le t’ushtojë
Mali le t’buçasë
Për Ty flas pa fjalë
Dhe pa germa shkruaj
Kujtimin për Ty
Në zemër e ruaj
Për Ty shoh pa sy
Dhe pa veshë dëgjoj
Pa zë të thërras
Se të dashuroj.


ARBORA, TË KAM…

ARBORA,
T’kam heshtje
Fjalë të kam
ARBORA,
Të kam dhe buzëqeshje
Zemërbardhë si bora
ARBORA,
E fortë-gur
Hënë në natë të kam
Të kam dhe Flamur
Me Ty unë mbret jam
ARBORA,
T’kam lumë
Me valë të shkumbëzuar
Të kam rreze-drite
Zemër t’dashuruar
ARBORA,
T’kam lule
Me fletë ngjyra-shumë
Të kam dhe Princeshë
ARBORË, lumë si unë!
ARBORË,
T’kam vetëtimë
Që qiellin e ndrinë
ARBORA- qe dora!
Ta fal dashurinë.


PËR TY, ARBA

Vetëm për ty ARBA
Vargjet shkruan dora
Këndoj veç për ty
M’je bardh si dëbora
Kudo bardh’si ARBA
Për mua e për Ty
Të kam diell dhe yll
Në zemër t’kam mbyll
Mes nesh ylber ngjyrash
Përplot dashuri
Ti jeton për mua
Unë shkrihem për Ty.


ARBORA IME…

Përditë t’i kërkoj
Sytë,
Duart,
Faqet
E flokët e tua.
Ah, sa shumë të dua!
Ti më ngjall dashuri përherë
Dhe dhimbje
Dhe forcë
Dhe dëshirë
Dhe shpresë.
Për ty dua të vdes
Çdo ditë
Ti mua më jep
Frymëzim,
Dashuri,
E vullnet.
Më përtërin
E më jep forcë.
Të paça përjetë!
Me ty rrjedh jeta ngadalë.
Lind vargu,
Rritet shpresa,
Në zemër të mbaj.
Së bashku jemi ne dy
Në stinën plot dashuri.


ARBA, T’KAM BUZËQESHJE

1.
ARBA
T’kam buzëqeshje
Lule me aromë
Bukuri gëzim
Për vargjet frymëzim

ARBA
Të kam shpirt
Të kam dhe gjak zemre
Vetëtimë në errësi
Këngë për dashuri

2.
Dhe nga gjumi zgjohem
Me dashuri n’shpirt
Me shpresë i hap sytë
Se Ty të kam dritë
ARBORA, s’t’kam pranë
Pa Ty asgjë s’jam

Gojëhapur kam mbetur
Po t’ thërras me shpresë
Vallë Ti ku ke tretur
Pa Ty s’dua t’mbes
ARBORA, t’kërkoj
Se të dashuroj

Më ike moj mike
Dhe në shpirt më fike
ARBA, s’t’kam harruar
Se t’kam dashuruar
Pse më s’po të shoh?!
N’ëndrra pse s’po t’njoh?!

3.
Pas teje vrapova
E dashur ARBORË
Me lule në dorë
Me zemër n’krah’ror

T’kam thirrë me zë t’lartë
Sa malet jehuan
E lumenjtë vërshuan
Dhe ujq’t uluruan

T’kërkova kudo
Gjithkah e ngado
Me lule në dorë
Për t’i thurë kurorë

T’kërkova në fusha
Në male t’kërkova
Në kopshte me lule
Pas Teje vrapova

Për Ty pyeta diellin
Pyeta edhe hënën
Dhe ylberin pyeta
S’ke rren, pasha nënën

Për Ty pyeta rrezet
Gonxhet, trëndafilin
Pyeta dallëndyshet
Lejlekun, bilbilin

Pyeta për Ty Llapin
Erenikun, Drinin
Pyeta vetëtimën
Muzgun dhe agimin

Ngado të kërkova
T’kërkova ngado
Tash je n’timen zemër
ARBORA-ARBO!

4.
Desha të këndoj
Këngën më të bukur
Për Ty zemër-o
ARBORA- ARBO!

Por Ti je vetë kënga
Je vetë dashuria
Melodi e ëmbël
Je dhe poezia

Kur unë Ty të pashë
Së pari herë ARBORA
Në qiell u shfaq ylberi
E nxehtë u bë dëbora

Së pari herë ARBORA
Kur unë të pashë Ty
Dhe dielli u bë zjarr
U bë shkrumb dhe hi

Për inat edhe hëna
Atë natë ndriçim s’pat
Se Ty moj ARBORA
Vend të lëshoi pak

5.
Mbi qerpikun Tënd
Porsi krah Shqiponje
Dua t’pushoj, ARBA
Mori vashë Kosove.

Mbi qerpikun Tënd
Dua t’më zërë gjumi
N’ëndërr të më shfaqesh
Me flatra pëllumbi

Zjarr i dashurisë
Dhe shikimi Yt
Zemrën ma ka grisë
Më ngjall a më mbyt

ARBA, vashë shqiptare
Me dy sytë e zi
Ti je jeta ime
Të kam dashuri

6.
Si qepallat e Tua
Vargu im është i lehtë
E Ti je në zemrën time
O ARBORA ime

Si faqet e Tua
I butë është vargu im
E në shpirtin tim je Ti
O imja dashuri

7.
Ty t’i dhurova vargjet
Me zemër e nder
Ty t’i dhurova lulet
Me dashuri përherë
Fjalë t’ëmbla të thashë
Në vetmi kurrë s’të lashë

8.
Me ty ARBA ime po jetoj
Bashkë dje e sot ne ishim
Zemra ime s’pushon të të dojë
Këtë gjë dhe yjet po e dishin

Për ty ARBA ime po mendoj
Dashura për ty s’shterron kurrë
Do të të dua sa t’jem e sa t’rroj
Pasha Shqipen Dykrenare në Flamur

Me ty jeta ime është e ëmbël
Dhe koha me ty shpejt kalon
Në gjumë veç ty ARBA të shoh ëndërr
Jetë e mot zemra ty të don.

9.
Në shpirt të kam këngë,
Dhimbje t‟kam në zemër
Edhe qiell në ballë,
Bardhësi me valë.

Të kam kaltërsi,
Ylber me shtatë ngjyra,
Të kam gurrë të dëlirë
Plot shpresa, dëshira….

Për ty po vrapoj,
Dua t‟fluturoj!…

10.
Për ty u bëra lumë,
Ujëvarë,
Qiell pa re,
U bëra pranverë,
Diell,
Dritë
Dhe ylber.

Për ty u bëra det,
Valë e dallgëzuar
Dhe lulekurorë,
Zemër e shqetësuar.

U bëra dhe zog,
Dënesje dhe lot,
U bëra shumëçka
S’mund t’i numëroj dot…

11.
Jemi besnikë, ARBA
Kala gur mbi gur,
Si mali me malin,
Si Shqipja në Flamur,
Si bregu me bregun,
Si shtegu me shtegun.
Ata kurrë s’luajnë vendit,
As ne luajmë fjalën,
Gjithnjë faqebardhë
Si deti me valë.

12.
Dua t’i rendis
Ca vargje për ty,
Si margaritarë
Dhe si zogj shtegtarë.

T’fluturojnë lehtë-lehtë
Me krahët e shpejtë,
Çerdhe n’zemrën tënde
Të ndërtojnë vërtet.

Rendis vargje malli
Me të ëmblat fjalë
Këto lule shumëngjyrëshe,
ARBË dua të t’i falë

13.
Në rrugët e jetës
Ne hecim së bashku
E koha kalon…

Gëzim e hidhërim
E shumëçka tjetër
Njësoj na takon…

Drita, uji e qielli
Dhe rrezet e diellit
Njësoj na takojnë…

Po dhe n’ dashuri
Edhe n’lumturi
Bashkë do t’jem ne dy

14.
Dhe pëllumbi i bardhë
Drejt qiellit fluturon
Kur thërras emrin Tënd
Dhe gjethi i blertë
Nis të furfurojë
Kur për Ty mendoj

Dhe nga qielli i kaltër
Nis e piklon shi
Kur mendoj për Ty

Dhe fusha e mali
Jehojnë pa mbarim
Kur t’thërret shpirti im

15.
Të shikoj në fotografi
Dy sytë e tu aty t’i shikoj
Tani një lule në tablo vizatoj
Një pëllumb bashkë
Me gonxhen e trëndafilit
Kujtime e shpresa
Prore kam për ty
Në ëndërrimet e mia
Lulet s’janë venitur.


ARBORA

T’kam DHIMBJE
Në zemër

Të kam LOT
Në sy

HIJESHI
Ylberi

VEZULLIMË
Në Yll

T’kam DHIMBJE E LOT
S’mund të t’harroj dot.


ME TY JAM, ARBORA

Me Ty jam ARBORA
Iks dhe Ypsilan
Me Ty unë jam det
Jam dhe oqean
Zemrën Tënde t’madhe
E kam matematikë
Puthjet tona ARBA
S’përfundojnë dhe pikë.


LINDI DASHURIA

Kur ma zgjate dorën
Në zemrën time
Lindi dashuria si n’përrallë
Lindi bukuria e rrallë
Lindi dhe gëzimi i paparë
Kur ta zgjata dorën
Në zemrën Tënde
Lindi dashuria e madhe
Dashuria si yll që vezullon
Dashuria si diell që rrezon
Dashuria si ylber që kaltëron.


ARBA, MË HARROVE

ARBA dikur doja
Të të përqafoja
Të puth sy e faqe
Belin ta shtrëngoja
ARBA ende dua
T’më përqafosh mua
T’më puth’sh buz’n e çarë
T’m’shërosh zemr’n e vrarë
ARBA dëshiroj
Sërish të takoj
N’zemrën time t’struk
As kurrë të të zhduk
ARBA të kam shpirt
Pasha diell e dritë
N’shpirtin tim të butë
Brenda të kam futë
ARBA s’dua t’endem
Për Ty du’ të çmendem
Krejt jam bërë i çartur
Duke të të dashur
ARBA më harrove
STOP po i them pritjes
Se Ti fluturove
Me krahët e ikjes.


DËSHIROJ

Dëshiroj
Të harroj
Kujtimin e mërguar
Për një shpresë
Të pashpresë
Duke shpresuar
Dëshiroj
Një dashuri të brishtë
Për ta harruar
Duke dashuruar
Një zemër
Të padashuruar
Dëshiroj
Ta kujtoj
Një çast shumë të bukur
Kur me afsh më puthi
Buza e paputhur


S’MUNDEN

Le t’ma copëtojnë zemrën
Të ma ndajnë në dysh
E t’m’i vërbojnë sytë
Eshtrat le t’m’i thyejnë
Dashurinë ndaj teje
Kurrë s’do mund t’ma shlyejnë


DIKUR

Dikur
Njëherë
Këndonim
Njëri-tjetrin
E donim

Si lule
Ne ishim
Zili
Na e kishin

Njëherë
Dikur
Të kisha
Flamur

Tani
Në këtë çast
Jam
Me zemër
T’zbrastë


ARBA

1.
Arba-
Poezi shkruaj për Ty
Kur më djeg një mall
Për sytë Tu të zi
Vargje thur për Ty
Me shpirt e me zemër
T’dashuroj me zjarr
ARBA- i bukur emër

2.
Arba, kam harruar
Çfarë është dashuria
Nga shkëmbimi i puthjeve
Që të ëmbla janë

Me zemër puth Ti
Ti puth dhe me sy
Më puth dashurisht
Ta them sinqerisht

Arba, të dua Ty
Me shumë dashuri
Me Ty dua t’jem
Gjithmonë pranë të kem

Për Ty shkruaj varg
S’dua t’ikësh larg
Pa Ty s’di të qaj
Lot që pikon jam

Ku t’kam Ty tani
ARBA ku je Ti
Ty t’kam dashuri
Do të vdes pa Ty
Dora jote ARBA
M’fshin sytë e përlotur
Me dashurinë Tënde
M’ngroh n’zemër t’plagosur

Për Ty mall e etje
Kam edhe uri
M’ thuaj mua ARBA
Mund t’jetoj pa ty?!

Si një lumë në pyll
Rrjedha e dashurisë Sate
Më ngjall e m’freskon
Se të du, moj ARBE
Vallë, a më kupton?!

Zemra m’është përflakur
Nga jotja dashuri
N’trazim dhe n’drobitje
Dhe n’përplot stuhi
Jetës i jap fund
Se pa Ty nuk mund

3.
Vetëm Ti, moj ARBA
Vargun m’ëmbëlson
Edhe kur s’të kam
Edhe kur s’të shoh
Fytyra jote, dije
Merr formën e zemrës
Pasha këta krye!

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here