Kthimi i xhelat të Ballkanit

0
293

Nga Marco Pacini

Janë duke u rikthyer me qindra, nga Siria, Iraku. Mundja e ISIS në fushën e luftës dhe rrudhja e zonave të terroristëve, janë duke shtyrë luftëtarët e saj që të rikthehen dhe të ndryshojnë shënjestrat e tyre. Objektivi: Europa!

Kontinentin e vjetër kërkojnë ta godasin në zemër, sipas deklaratave dhe strategjive të bëra publike nëpër rrjete nga krerët e Shtetit Islamik, pas humbjeve të rënda të pësuara muaj e fundit.

Shumë prej xhihadistëve të kthyer janë ballkanas. Disa prej tyre kapen e izolohen. Por më së shumti nuk gjendjen nga antiterrorizmi, sepse mbrohen nga një rrjet që ka bazën në Ballkan.

I kërkuari numër 1 quhet Lavdrim Muhaxheri i njohur edhe me emrin “Kasapi i Ballkanit”, i njohur sidomos për terrorin e shpërndarë nëpër rrjet në vitin 2014, kur 29-vjeçari, shqiptar nga Kosova postonte pamje dhe foto të atyre që ai i emërtonte si “tradhëtarë”.

Muhaxheri, i njohur edhe me emrin Abu Abdullah al-Kosova është konsideruar prej kohësh si një nga krerët e ISIS, pas një ngjitje si kreu i Brigadës Ballkanike të xhihadistëve dhe që shumë herë është thënë se ka ndërruar jetë në Siri.

Por në gushtin e kaluar ai u bë i gjallë dhe duke buzëqeshur me një Kallashnikov në dorë.

Ajo që është më e keqja, shkruan ‘L’Espresso’, nga burimet e shërbimeve sekrete italiane në Kosovë, “kasapi i Kaçanikut” (një qytet i vogël në Kosovë, në kufi me Maqedoninë i njohur si qendër e xhihadistëve) prej disa muajsh është kthyer në vendin e tij, në Kosovë së bashku me rreth 300-400 anëtarë të Kalifatit Islamik.

Mbërritja në Kosovë e Lavdrim Muhaxherit duket se është nga Maqedonia në mes të muajit nëntor. Pas kësaj, drejtuesit e shërbimeve sekrete kanë vënë në punë AKI – Agjencinë Kosovare të Inteligjencës si dhe njësitë e antiterrorizmit në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë.

Por xhelati duket se i ka humbur gjurmët sërish…

Rikthimi i Muhaxherit në Ballkan, sipas shërbimeve sekrete italiane është konsideruar si një kërcënim shumë serioz, jo vetëm për zonën ballkanike, por edhe për shumë vende të Europës, ku lideri xhihadist nga Kosova, i futur në listën globale të terroristëve nga SHBA, ka shumë kontakte dhe është në gjendje që të godasë.

Rrjeti xhihadist i “kasapit” është shumë i degëzuar. Por jo vetëm kaq: Muhaxheri ka një njohje shumë të mirë të armikut të tij, sepse para se të bëhej një nga krerët e xhihadistëve, ka punuar në bazën amerikane të Bondsteel në Kosovë dhe para kësaj ka punuar për NATO-n në Afganistan.

Lavdrim Muhaxheri është një kërcënim”, shkruante në titullin e tij kryesor, Balkan Insight më 18 nëntor, menjëherë pas arrestimit të 19 terroristëve, që ishin duke përgatitur sulme terroriste në Shqipëri e Kosovë. Në qendër të sulmeve terroriste në fakt ishte një shpërthim eksplozivi gjatë ndeshjes ndërkombëtare Shqipëri-Izrael, që do të luhej në Shkodër.

Por pikërisht këto sinjalizime dhe mbërritja e Muhaxherit në Kosovë, vunë në alarm gjysmën e agjencive sekrete të botës, të cilat shmangën një nga ngjarjet, që mund të ishte ndër më të përgjakshmet e viteve të fundit.

Të arrestuarit, sipas burimeve nga policia kosovare, ishin koordinuar nga Lavdrim Muhaxheri që nga Siria ku ai ndodhej. Por në ditët kur u zhvillua aksioni, një nga krerët e ISIS, me origjinë nga Kaçaniku, ishte rikthyer në shtëpi. E ka mundësi që Muhaxheri nuk është nisur më për në Siri, duke parë edhe lidhjet e tij me Italinë.

Në dhjetorin e vitit 2015 gjatë operacionit të koduar “Van Damme” u shkatërrua celula terroriste që operonte mes Italiasë e Kosovës dhe që si kreun e saj kishte Samet Imishtin, që banonte mes Breshias dhe Kosovës.

Në shtëpinë e të arrestuarit në Kosovë, u gjetën prova të lidhjeve pikërisht të tij me Muhaxherin, sipas asaj që shkruante Il Giornale.

“Kasapi” i ri ishte gati për të zbatuar urdhrat dhe të niste një luftë të shenjtë vetëm në Europë, pikërisht me egërsinë që ka treguar në rrjetet sociale dhe me autoritetin e tij donte të shpallte një Kalifat të ri.

Marrë nga l’Espresso, e shqip nga Opinion.al )

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here