Kryetari turqeli

0
668

Dionis Xhafa

Kryetari u shfaq në televizion. Nuk u shfaq si herët e tjera, i parfumosur për t’i folur popullit për të mirat që kinse iu kishte sjellë. Jo jo. Kryetari këtë herë doli lakuriq ashtu siç është në të vërtetë dhe në natyrshmëri të plotë. Ai e përdori postin e tij për të përfituar favore seksuale në këmbim të një vendi pune. E pra kryetari ynë “i moralshëm” na doli krejt ndryshe, aq sa e përqeshëm dhe me të plasi gallata nëpër rrjete sociale.

Po ç’gallatë është kjo? Gallatë është vërtetë apo humor i zi? Edhe komedi edhe tragjedi është kjo. Të dyja bashkë. Vaj e gëzim. Kryetari nuk është i vetëm megjithatë. Si ai, dmth që veprojnë sikundër ai janë të shumtë dhe se që vendi i punës ndër vajza fitohet duke shkuar me shefin është realitet i cili dihet. Ky fenomen është i përhapur gjërësisht. Kryetari ynë u trondit dhe ai u bë ekzemplar i fenomenit, duke u shkarkuar edhe nga puna.

Mirëpo “kryetarë” ka plot në këtë Shqipërinë tonë zezozëse. Ka plot shefë që ia lypin vartëseve dhe kështu mbahet vendi i punës. Dhe një vend pune në këtë kohë është vërtetë mrekulli. Shqipëria për papunësi është një vend i tmerrshëm, lemeri mos me thënë. Bëhet dashuri për hir të punësimit. Dhe mos mendoni se pas skandalit me kryetarin ky muhabet merr fund. Jo more jo. Gjithandej ndodh kjo punë, në shumë institucione ka ndodhur dhe ndodh. Këtë fenomen është ta quash “prostitucion modern” zotëri.

Kohë e majmunërisë po rikthehet. Ç’bëhet kështu vallë? Ç’nderohet burri dhe dëshiron të kryejë marrëdhënie seksuale me vajza të njoma? Sa turp. Sa tmerr. Po ku jetojmë. Një fenomen i tillë bën që femrat më imorale dhe mediokriteti të dalë në sipërfaqe, kurse femrat më të moralshme që nuk bëjnë kompromise të fëlliqura të kësaj natyre, zhyten! Vend bajgë. Realitet i zi.

Zezonjë e një vendi që veç e shtyp, e shkatërron dhe e nxin njerinë e shkretë. Zezonjë e një vendi ku në sipërfaqe lundron llumi e mortja. Krim është ky vend. Krim e poshtërim! Ky vend mban njerëz të pangijshëm me pushtet që duan deri edhe vajzat e reja në shtrat. Vend i mjerë. Vend i tmerrshëm. Kryetari iku por se problemi kështu nuk merr fund. “Kryetarë” të tjerë ka kudo nëpër zyra. Realitet i zi. Realitet i imoralitetit të skëterrë. Mortja është më mirë.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here