Kriminelë në çdo pallat

0
398

Dionis Xhafa

Situata në tonën republikë
Është bërë e rëndë,
Në çdo kënd, tokë e vend
Në çdo banesë e çdo pallat.

Gjithkund thuajse e ndesh
Ndonjë me kartelë, prej vërteti budalla,
Të çmendur, kriminel
Të tredhë nga trutë, psikopat.

Këtu sikur po ndodh Holokaust
Luftë me armë të heshtura,
Vendin e ka kapluar tmerri
Zezonja, e keqja, ferri.

Aq zi është bërë
Prej krimit, prej ordinerësh
Sa kriminalitet të tillë
Barazoje me pushtet të Hitlerit.

Njëri hedh gruan nga pallati
Tjetri varet krejt makabër,
Njëri saltro bën e thyen kafkën
U tërbua tërë mileti.

Vrasjet, hesapet, vetëvrasjet
Ndodhin sigurisht me shkak,
Kush më tepër t’i ketë fajet
Se i përbindshmi: Realiteti.

Se ky është realitet mjeran
Njerëzit ecin si të lojtur,
Shesin, blejnë, loto hedhin
Kush luan edhe bingo.

Se prej mënxyrës e pështirës
Prej plasjes së zemrës së përditshme,
Prej bukës së gojës e trishtimit
Shkon e varet në papafingo.

D.Xh.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here