Kosova, eldorado e Hashim Thaçit?!

0
397

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Gadi çdo herë njeriu kur shkruan harron shumë çka të përmend, ose i ik momentalisht nga mendja ate të cilën ka dashur më e thënë. Në paraqitjën e Thaçit para gazetarëve të hënën lidhur më temën e krimit të organizuar dhe disa tema të tjera, ka sigurisht shumë çka për tu thënë. Presidenti i zgjedhur më votat e PDK-së dhe LDK-së, në gjendje të shteterrethimit, ngadalë po e shendrron Kosovën në vend presidencial. Ai po i bartë të gjitha kompetencat e vendmimarrjës pa e pyetur ama bash askënd sikur të ishte mbret. Për dy mandate ishte kryeminister e vendit, duke lënë mbrapa pak gjë të hajrit. Për këto vite Kosovën klani “Pronto” e ropi deri në asht. E shndrruan Kosovën në nje Eldorado të tyre.

Hashim Thaçi si ish shef i qeverisë është përgjegjësi kryesor, duke ia shtuar edhe këto dy vitet e fundit të qeverisë, Mustafa, pse sot e kemi gjendjën e dobët ekonomike dhe kemi gjendje përmanete të krizës institucionale, krizës politike, deri të kriza e moralit dhe çdo krizë të tjetër të mundshme. Kryesinë e LDK-së, e kam kritikuar pse ajo në kohën më të keqe për Kosovën hyri në koalicion me PDK-së, e cila kishte mbetur e vetmuar për gjashtë muaj radhazi. Natyrisht së të gjitha zgjedhjet kjo parti i ka fituar në saje të keqperdorimeve të mëdha dhe vjedhjës industriale të votave. Sa ish gjallë presidenti Rugova, nuk e kishin këtë mundësi sepse LDK, i fitonte zgjedhjet pa ndonjë problem të madh.

Sa e sa afera korruptive dhe afera të keqpërdorimeve të tjera Qeverisë Thaçi 1 dhe Qeverisë Thaçi 2 i ndodhën. Disa nga qeveritarët edhe ishin para organeve te drejtësisë, por të cilët pa fije turpi u shpallën të pa fajshem nga këto organe të kontrolluara nga PDK-ja, dhe pa fije turpi edhe u kthyen në pozitat e më parshme të larta pushtetare. Kjo mund të ndodhë vetëm në Kosovën e uzurpuar nga kasta politike në pushtet. Pas hyrjës në koalicion nga përgjegjësia për gjendjën e keqe nuk mund të lirohet as kryeministri actual, Isa Mustafa. Vet e lypi dhe vet e gjeti.

Hyri në koalicion më ata që deri dje i kishte akuzuar së qeveriswn keq mw Kosovwn e akuza tw tjera. Këtë pa turpësi LDK-ja, të kreut të saj, do ta mbajë si barrë për të gjithë jetën. Mustafa i ka kaluar dy vite që po qeverisë me vendin natyrisht më PDK-në, e nuk kërkoi deri më tash zbardhjen e vrasjeve politike, edhe pse ministrin e Punëve e Brendshme e drejton, Skënder Hyseni. E gjithë kjo flet së në kolacion më PDK-në kan hy për ti mbrojtur interesat e ndërsjella dhe për pazare të tjera politike të pista, duke e thelluar gjithnjë e më shumë krizën në vend. Nuk do të ishte qudi e madhe nese edhe dikush nga LDK-ja do të përgjigjet për krim të organizuar bashkë më ata të PDK-së.

Se Hashim Thaçi kontrollon çdo në Kosovë, këtë e dëshmojnë shumë afera të deritashme, si dhe deklarimet dhe akuzat e fundit të ish-guvernatorit të Bankës Qendrore, Hashim Rexhepit, i cili deklaroi për media, së i është kërkuar që ti investoj paratë e buxhetit të shtetit në bankat të cilat ia propozonte këshilltari i ish-kryeministrit, Thaçit, Ariel Raubvogel. Ata kërkonin që 1 miliradë euro, më të cilat menaxhonte BQK-ja t’i investonte në disa banka në Angli. Në këto pazare të liga të Thaçit, ishin të implikuar edhe Sami Lushtaku e Azem Syla, Besim Beqaj, Ahmet Shala, të cilët edhe kan vendosur për shumë çka tjetër në vend. Këta i kan vu nën kontroll të gjitha instuticionet dhe kështu edhe organet e drejtësisë .Deri sa në krye të organeve të drejtësisë dhe në shtyllat tjera kryesore të shtetit kemi njerëz të klanit “Pronto”, nuk do kemi mundësi të bëhemi kurrë shtet funksional dhe shtet ligjor.

Hashim Thaçi po e merr kështu edhe rolin e prokurorit të vendit më konferenca për media. Një manover të tillë Thaçi e ka marrë sigurisht për ti qitur në harresë Demarkacionin i cili pritet që shpejt të qitet për ratifikim në kuvend i formës qeveritare, dhe i cili zor së kalon si i tillë, pastaj për ta harruar Asociacionin e Kumunave më Shumicë Serbe, për të qitur në plan të dytë gjendjën e keqe sociale dhe ekonomike, dhe gjithësesi që opinioni ta zhvendosë vemendjën nga afera më e re dhe deklarimet e Hashim Rexhepit, ku na shfaqet i implikuar Hashim Thaçi. Por edhe nese ka ndonjë seriozitet në paraqitjen e tij lidhur më temat e nxehta politike siq janë vrasjët dhe tentim atentatet karshi Rugovës, prap e kan prapavinë e caktuar politike.

Ai gjithësesi dëshiron të paraqitet para opinionit të gjëre publik dhe para bëshkësisë ndërkombëtare si lojtari kryesor i skënës tonë politike më të cilin për çdo gjë domosdo duhet të bisedohet, si garantues stabiliteti. Nuk e ka shumë dert Thaçi punën e vrasjeve politike të pas luftës, së sa e ka dert së si të shpëton disi nga Gjykata Speciale. Mu për atë edhe më dinakërin e tij edhe iu iku pyetjeve të gazetarëve në konferencën e mbajtur, që është presedan i llojit të vet. Kur ka para lajmëruar këtë konferencë, edhe logjikisht dihet së do të këtë pyetje nga gazetarët lidhur më temat e paraqitura. Deri kur Hashim Thaçit, do ti dhezin manovrimet politike mbetet të shohim…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here