Koalicioni PDK – LDK u tregua së ishte kulmi i marrëzisë politike

1
671

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Kjo situatë politike jo e mirë dhe kjo situatë ekonomike gadi në kolaps janë produkt i keq-qeverisjës me vendin gjatë 17 viteve të shtegtimit në liri. Kjo qeveri e fundit e Isa Mustafës i barti mbi supe shumë probleme të grumbullura të qeverisë Thaçi 1 dhe Thaçi 2, të cilat qeveria nuk punuan hiç mirë. Gjatë këtyre viteve më së shumti u plaçkit Kosova nga plaçiktësit e pamëshirshem, të cilët nuk kishin ditë më keq ta keq-përdorin votën e sovranit. U instaluan në pushtet njerëzit të cilët me gjasë i kan fërkuar duart më u pasuruan pafundësisht. Kështu fatkeqësisht është kuptuar shteti nga partitë kryesore politike që erdhën në pushtet.

Nuk është kuptuar së ata janë aty për t’i realizuar kërkesat e popullit. Shteti nuk ndërtohet më vjedhje, me plaçkitje të pronës shoqërore, më zhvatje, më uzurpime të ndryshme, më krim te organizuar, korrupsion e më shumë fenomene negative, të cilat e goditën Kosovën pas luftës, kur pak kush e ka pritur një zhvillim kaq negativ të ngjarjeve. Koalicioni i fundit PDK dhe LDK ishte kulmi i marrëzisë politike që e treguan këto dy vite të qeverisjës më vendin.

Kur PDK nuk gjente partner qeverisës, na doli LDK-ja e Isa Mustafës, e cila gjatë gjithë fushatës elektorale kishte adresuar kritika të rrepta karshi PDK-së, dhe ishte betuar së kurrë nuk do të hynë në qeverisje më PDK-në e Thaçit. Para prakisht ishte formuar koalicioni i madh VLAN, i cili u prish kur strukturat më të larta te LDK-së vendosën të bëjnë koalicion jo të natyrshem më PDK-në. Vendi për gjashtë muaj mbeti pa qeveri dhe nuk do të ishte prishë më shumë as më pak, po mos të mos kishim qeveri fare?! Pse themi kështu? E tregoj koha se qeveritë nuk ishin funksionale gadi për asgjë.

(Shqiptarët në Kosovë nuk kanë nevojë për qeveri shqiptare fare, se janë mësuar të qeverisën nga turku e nga serbi, prandaj qeveria shqiptare në Kosovë nuk punon si duhet dhe qytetarët e Kosovës bëjnëe edhe pa të! – shënimi im AÇ)

Gjendja politike dhe rrjedhat ekonomike edhe me qeveri por edhe pa të fare nuk do të ishin më të dobëta së sa janë aktualisht. Kaluan dy vite dhe asgjë pozitive, veç punë të mbrapshta jemi duke numëruar. Ideja së ndoshta qeveria nuk na duhet fare qëndron këtu e me decenie më parë e njohur më emertimin-anarshizem. Anarshia është në lidhshmeri më gjendjën kaotike dhe më mungesën e rendit në një shtet. Poenta nuk ishte këtu, por qe rendi dhe gjendja e stabiltetit ka mundësi të kontrollohet edhe pa qeveri?!

Këtu gjithnjë flasë në kontekst më gjendjën çfarë e kemi ne në Kosovë, sidomos këtyre viteve të fundit. Çfarë qeverie mund të kemi më njerëz të pa ndërgjegjshem dhe të pa moral politikë. Çfarë qeverie mund të jetë ajo kur në përberjën e saj ka njerëz më biografi kriminale dhe më njerëz të korruptuar. Kjo po shihet ashiqare, jo qe po e thëmë unë, ose që po e thojnë rregullisht edhe të tjerët. Pikërisht pse kemi njerëz shumë pa meritor në krye të shtetit, edhe e kemi një gjendje të tillë më premisa të gjendjës kaotike. Polarizimet politike kan arritur kulmin më shumë për shkak të interesave të kësaj kaste politike në pushtet. Interesa përsonale janë duke shpërfaqur edhe disa liderë të partive kryesore politike.

Çfarë qeverie është ajo kur ata që janë të thirrur të mbajnë rendin dhe ligjin, po shfaqin tërë agresivitetin e tyre politik në shërbim të interesave përsonale, interesave grupore, e që ishte dashur të jetë krejt e kundërta. Kur qeveria drejtohet më njerëz të dyshimtë, natyrisht së nuk mund të kemi gjendjën e mirë politike dhe as të shtetndërtimit dhe mirëqenjës shoqërore. Qeveria nuk formohet për njerëzit e caktuar, por për ta drejtuar shtetin ashtu siq e kërkon demokracia dhe sistemi shumë partiakë. Pa drejtësitë e mëdha dhe jo barabarësia para ligjit është duke e rrënuar Kosovën. Gjithnjë e më shumë jemi duke shkuar nga një situatë anarshike, e cila nuk i duhet askuijt sot në Kosovë, veç nese iu duhet këtyre keqbërsëve politikë dhe keqbërsëve ekonomik.

Kështu siq janë duke shkuar punët po dënohet shteti i ri i Kosovës për interesa të ngushta të kësaj kaste politike. Po na ndodhin shumë të keqija kur vendit dhe qytetarëve iu duhet krejt një kurs tjetër frytëdhënës politikë dhe më tema që jetën do të na bënin shumë më të mirë. Secili popull thuhet së e ka udhëheqjën çfarë e meriton, por sigurisht së secili popull është hisedarë edhe të anarshisë të nivelit çfarë e ka lejuar ti ndodhë. Për Opozitën kjo qeveri praktikisht nuk ekziston, ekziston si jo legjitime.

Ekziston dallimi i madh nga shteti të cilin po e ndërtojmë, dhe nga shteti funksional, shteti ku të gjithë ndihen të barabartë para ligjit. Do të ishte dashur që të gjithë të kemi një qëllim. Të ndërtojmë mirë shtetin që e fituam më gjak pas 100 viteve të okupimit klasik nga Serbia-Jugosllavia. Mos të kthehemi kah barbaria duke luftuar njeri-tjetrin pa asnjë nevojë dhe pa asnjë shkas…

1 KOMENT

  1. Kjo qeveri eshte shum me e keqe se qe e ke pershkruar. Por kjo qeveri eshte zgjedhur me vota te lira dhe fer.

    Ti Mulliq Al Skenderogllu, eja ketu ne Kosove dhe voto, ose edhe konkuro per pozita politike dhe behu me i miri ne historine e politikes se Kosoves.
    Pra me fjalë tjera mos fol pallavra duke jetuar jashtë Kosoves, e me na tregue qysh me ia bo. Eja ketu, jeto, vepro, permireso.

    Plus nderroje ate emer edhe mbiemr tyrqelik dhe arabik. Ti skender nuk e ke emrin prej Gjergj Kastritit, sepse po te e kishe prej tij, e kishe pase emrin SHQIP GJERGJ ose Kastriot.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here