Koalicioni aktual qeveritar nuk po promovon vlera demokratike

0
549


Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Po të merrnin pak më shumë vesh në politikë kjo klasë politike sigurisht së nuk do ta kishim këtë situatë politike dhe këtë situatë ekonomike të dobët. Kur këto dy nivele qendrojnë dobët, e nivelit të dobët është edhe demokracia. Deri me tash asnjë parti politike nuk i fitoi votat e nevojshme për ta formuar qeverinë. Qeveritë u formuan më koalicione nga dy e më shumë subjekte politike. Kjo edhe bëri që të kemi opozitë relativisht të dobët. Kur nuk kalohet 50 përqindëshi i pjesmarrjës në zgjedhje, edhe niveli i demokratizmit të shoqërisë nuk është i kënaqshem. Kjo ka ndikuar që të kemi pushtete më shumë autoritare. Kur kemi një pushtet të tillë, sigurisht së edhe shteti stagnon e keshtu edhe niveli i demokratizmit.

Kosovën po e udhëheqin njerëzit e kategorisë së dytë apo të tretë të politkëbërjës, dhe ky është indikatori shtesë i mos avansimit të proceseve demokratike dhe proceseve zhvillimore. Mungesa e klasës elitare politike, krijon probleme të shumta në qeverisje më shtetin dhe më të mirat materjale. Kjo po bën që të humbet besimi i qytetarëve. Kur kemi ‘pushtet hajnash’ dhe njerëz të cilët nuk kan levizur për shumë vite nga pozitat pushtetare, kjo ka ndikuar që njerëzit të demoralizohen duke mos dalë masovikisht në zgjedhje. Populli nuk ishin në nivelin e përceptimit të duhur së cili e meriton votën e tij.

Përceptimi i gabuar, dhe mos dalja në votime kan bërë që pushtetet e pas luftës mos të punojnë mirë. Kur një subjekt politik nuk e ka shumicën, atëherë edhe partitë opozitare ngarendin pas pushtetit, dhe pastaj nuk kemi as opozitë të fortë. Dalja apo mos dalja ne votime e përcakton edhe nivelin e demokracisë. Opurtuniteti, apo ndonjë shkak tjeter i mos daljës masovike në zgjedhje, është indikatori i gjendjes politike dhe rrjedhave ekonomike. Kjo po ndikon pastaj që pushtetet dhe një kategori afër saj të përfitojnë materjalisht, duke u pasuruar më ndjersën e shumicës. Kur kategorizohet një shoqëri në bazë të këtyre parametrave, edhe dallimet klasore bëhën shumë të theksuara.

Për 16 vite më radhë me ndonjë përjashtim i kemi të njejtit sundimtarë të shtetit.Ne mungesë të vetëdijës që ti përgjigjemi masovikisht thirrjës për zgjedhje, ka bërë që shumica sot nuk janë në gjendje fëmijëve të vet tua blejnë as një burek të vetëm, kurse në anën tjetër pushtetarët i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla me limuzina të shtrejta. Kur dikush apo familje të tëra qendrojnë keq materjalisht, në shiqim të parë edhe duken që i kanë të gjitha të drejtat, e në fakt nuk i kan. Edhe pse kaluan afer 17 vitësh nga përfundimi i luftës, pak kemi levizur në rritjën e mirëqenjës.Pak kemi shënuar përparime nga koha e komunizmit.

Edhe pse e kemi lënë mbrapa kohën e analfabetizmit, tash po bëhëmi analfabet potencialë. Pa rritjën e vetëdijës qytetare, edhe ndryshimet pozitive vijnë shumë ngadalë .Kësaj kaste politike mirë i ka leverdisur” heshtja” qytetare përballë mallverzimeve të shumta. Popullit me pluralizem i është dhënë rasti të vendos vet për fatin e vet, atëherë do të duhej të zgjedhë njerëz kredibil të cilët i përfaqësojnë interesat e tyre, duke mos zgjedhur për udhëheqës tiranë. Demokracia definohet nga shumica e jo nga pakica në pushtet.Kur një popull nuk jeton mirë, nuk është i lumtuar.

Kur një popull arrinë që të këtë pushtetarë të nivelit, sigurisht së edhe të gjitha sistemet do të funksionojnë ashtu si duhet. Kosova është në zemer të Evropës dhe nuk i kemi larg modelet e mira të jetëses. Koha e modernitetit kërkon njerëz të vullnetshem, kërkon njerëz të cilët mund të përballen më të gjitha sfidat. Koalicioni aktual qeveritarë nuk po promovon vlera demokratike. Edhe Opozitës po i mungojnë bukur shumë metodat demokratike të veprimit, dhe kjo po e bën edhe më të vështire situatën e daljës nga kriza institucionale dhe nga kriza ekonomike.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here