Kerkesë për heqjen e vulës së sulltanit nga fasada e Xhamisë së Parrucës në Shkodër

1
1566

Drejtue kryebashkiakes, zojes Voltana Ademi *)

Para do kohe isha në Shkodër, ku kam parë një gja që më ka habitë e më ka lanë pa mend. Në fasaden publike të Xhamisë së Parrucës, nga ana e rrugës kryesore, Myftiu i Shkodrës, imami Muhamed Sytari kishte vendosë një shkrim osmanisht me përmasa të stermdha rreth pesë metra me dy metra. Ky shkrim osmanisht me kujtoi njenen faqe të një monedhe të vjetër turk-osmane. Pyeta disa miq muslimanë shkodranë dhe kosovarë për kuptimin e këtij shkrimi, por asnjeni prej tyne nuk dijti t’ma spjegonte. Atëherë iu vuna vetë studimit nga ku nxora se:

Në pjesën ma të siperme të stemes së perandorisë turk-osmane asht nji rreth ngjyrë të gjelbert, që osmanisht quhet “tuğra” e sulltanit. Duke vazhdue kërkimet, konstatova se kjo “tuğra” asht në fakt “myhyri” apo vula e sulltanve, dhe se shkrimi në fasaden e Xhamisë së Parrucës në Shkodër asht identik me “tuğren” apo “myhyrin” pra “vula” e sulltanve. Poshtë nga e majta e shkrimit osmanisht në fasaden publike të Xhamisë së Parrucës, asht shtuar data “1379” dhe djathtas mbrenda “tuğres” një datë tjetër “1761 ose 1769”. Po djathtas nga siper, jashtë “tuğres” apo vulës së sulltanit, shifet nji shkrim tjetër osmanisht, i cili duket të jetë një shprehje fetare, që lartëson vulen e sulltanve.

Data e parë 1379 e shkrimit osmanisht në xhaminë e Parrucës perputhet (afërsisht) me datën e betejës së Fushë – Kosovës të sulltan Muratit të I-rë, mbas së cilës ushtritë e turqve osmanë filluen pushtimet e tyne të mëdha në Ballkan dhe shënuen fillimin e humbjes së pavaresisë së principatave shqiptarë. Ndersa data e dytë 1761 (ose 1769) mendoj se mund të ketë lidhje me ndonjë datë me randësi të ndonjë pashai shkodran.

Lindë pyetja: Pse myftiu i Shkodrës imami Muhamed Sytari nuk ka vue në fasaden publike të Xhamisë së Parrucës per shembull një shprehje fetare islame në gjuhen shqipe per harmoninë fetare, por ka vue në osmanisht, sot mbas një shekulli Pamvarsie të Shqipnisë, vulen e sulltanve të kalifatit islamik, të pushtuesve turq-osman masakrues të popullit shqiptar, a thue se xhamija nuk sherben per lutje fetare, por asht një garnizon i dikurshem turk-osman ?!

Imagjinoni Ju lutem vetem per një minutë zoja kryebashkiake, se sa do të trumbetohej me të drejtë si veprim antikombëtar dhe skandaloz, sikur nëpër fasadat e kulteve të tjera fetare të vendoseshin stemat e mbretenve të dikurshem pushtues sllavë o grekë o eruopianë !!!!

Un mendoj se rranjët i këtij veprimi të myftiut të Shkodrës, imamit Muhamed Sytari, duhen kerkue tek Enver Hoxha, i cili në vitin 1967 prishi Kisha dhe Xhamia dhe zhduku kleret tona fetare tradicionale. Për të mbushë këtë boshllek klerikësh, mbas vitit 1990, shumë të rinj shqiptarë u derguen per studime teologjike në vendet arabe, prej ku sot po na sjellin shumë gjana negative, që në vendin tonë nuk i kemi pasë, deri edhe evokimin dhe hymnizimin e perandorisë pushtuese turk-osmane.

E nderta kryebashkiake, zonja Voltana Ademi !

Vendosja në fasaden publike të Xhamisë së Parrucës në Shkodër e vulës perandorake të sulltanve të kalifatit islamik të pushtuesve turq-osman:

1 – Asht një veprim antiligjor, sepse bjen në kundershtim me vendimin e parë të Qeverisë së Parë Shqiptare të datës 28 Nandor 1912 në Vlorë mbi Shpalljen e Pamvarsisë së Shqipnisë nga pushtuesi turk-osman, vendim që asht në fuqi edhe sot.

2 – Asht një veprim antikushtetues, sepse institucionet fetare në Shqipni me ligjë janë të shkëputuna nga Shteti dhe me ligj, institucioneve fetare u asht ndalue të merren me politikë, ose të bëjnë në kultet fetare propagandë politike.

3 – Asht një veprim antikombëtar, sepse hjedh baltë mbi gjakun e mijëra patriotëve shqiptarë të qyteteve tona, të fushave tona dhe të maleve tona, të cilët pa asnjë dallim fetar, si vllazen, dhanë jeten e tyne gjatë luftrave shekullore për Pamvarsinë e Shqipnisë nga pushtuesi 500 vjeçar turko-osman.

4 – Asht një veprim shumë i damshem per mbarë shqiptarët edhe nga pikpamja politike ballkanike. Shqiptart nuk kanë asnjë interes politik të jenë hyzmeqarët e njenës apo tjetrës palë, të dy pretendentëve antishqiptarë shumë shekullorë në Ballkan, siç janë Turqia dhe Rusia. Vetem rruga europiane u garanton shqiptarëve një siguri politike, një siguri ushtarake dhe një perspektivë ekonomiko – kulturale. Këtë e vërteton shkëputja e Kosovës nga Serbia dhe futja e Shqipnisë në Nato. Jeta vertetoi se çdo rrugë tjetër asht e gabueme dhe me pasoja fatale.

Mbasi tash më shumë se 100 vjet s’asht ma Shkodra vilajet turk, si dhe per arsyet që ma nelt tregova, un, si qytetar i vjetër i këtij qyteti, kërkoj nga Ju zonja kryebashkiake, së pari ta verifikoni Ju vetë kuptimin e atij shkrimi osmanisht në fasaden publike të Xhamisë së Parrucës dhe pastaj, mbasi Ju jeni personi me kompetencë të plotë në Shkodër për problemet publike të qytetit, kërkoj:

të urdhnoni heqjen sa më parë të vulës perandorake të sulltanve të kalifatit islamik të pushtuesve turq-osman nga fasada publike e Xhamisë, fakt që është pa preçedent në Shqipni dhe në Ballkan.

Perfundoj me bindjen per mirëkuptimin dhe nderhymjen Tuej.

Me nderime
Paul Tedeschini

*) Kërkesa i është dërguar Kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi në faqen e saj zyrtare në Facebook dhe disa organeve mediatike.

Shkrimi është publikuar në këto media:

1. Gazeta Dita
2. Gazeta Bota Sot
3. Gazeta Tema
4. Shqiptari.eu
5. Pasqyre.al
6. Kercova.info
7. EuroEmigrant
8. ResPublica.al
9. Revista Drini

1 KOMENT

  1. Nostalgjia e disa banorëve të Shkodrës, për ish pushtuesit e sajë, e ka ndarë dhe vazhdon ta mbajë peng ktë Zojë nga të gjitha motrat e kontinentit të vjetër. Dhe këtë e tregon më së miri gjendja e këtij qyteti mijëra vjeçar, dhe bijat e bijtë e sajë, që si sot e që me Arbëreshët zgjidhje gjejnë duke ikur një herë e përgjithmonë.
    E pa falshme dhe e pandershme të dashurohet ndaj cilit do pushtues!

    Lus çdo Shqiptar të reflektojë e të reagojë në te mirën e palcës së këtij Kombi.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here